Me 30.09.2020 në ora 19.20 është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Alija Avdoviq” dhe rruga “Kristofer Zhefaroviq” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë një makinë për prerjen e druve, e drejtuar nga S.S.(65) nga Shkupi dhe motocikletës “BMV”, me targa nga Zvicra, e drejtuar nga R.Sh.(29) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në vendngjarje ka vdekur S.S., ndërsa është lënduar rëndë R.Sh., lëndime këto të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Është lënduar lehtë 16 vjecari bashkëudhëtarë nga makina për prerjen e druve, lëndime këto të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shkup./Almakos/




