Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fjesbuk publikoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që pacientët në Klinikën e psikiatrisë të kenë kushte të mira për qëndrim, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre qëndrojnë më gjatë në klinikë. “Për herë të parë që nga hapja e Klinikës Psikiatrike në vitin 1993, pas 27 vjetësh, shtretërit e vjetër të ndryshkur janë zëvendësuar me 45 të reja me dyshekë të rehatshëm. Dhe në mënyrë që pacientët të kalojnë kohën jashtë në ajër të pastër, janë vendosur banka të reja në disa lokacione përreth Klinikës. Ne po…

Lexo më Shumë

Parimi i solidaritetit për ripërtëritje të Shkupit pas tërmetit në vitin 1963 të na mbetet udhërrëfyes edhe në këtë sfidë shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga Covid-19, shkroi kryeministri, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, me rastin e 57 vjetorit të ditës së tërmetit katastrofal i cili, siç thotë, është shënuar si një nga ditët më të rënda dhe më të dhimbshme në historinë e kryeqytetit tonë, kur tërmeti shkatërrimtar mori jetën e mbi 1000 bashkëqytetarëve tanë dhe la pas vete Shkupin nën rrënoja. “Bota atëherë u bashkua rreth idesë për ripërtëritje të qytetit dhe me atë Shkupi, në përmasa…

Lexo më Shumë

Me 25.07.2020 në ora 23.20 në plazhin “Park Golden Bic” në Ohër, zyrtarët policor e kanë arrestuar E.L.(32) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit te ai ëhstë gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 25.07.2020 në ora 16.30 në Parkun e qytetit në Shkup, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.B.(41) nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Saktësisht pesë muaj pasi rasti i parë i KOVID-19 u regjistrua në vend – më 26 shkurt te një grua që ka udhëtuar nga Italia, virusi i rrezikshëm deri tani është konfirmuar te 9934 njerëz. Nga këto, 5,357 janë shëruar, 4,117 janë të sëmurë aktiv dhe 460 pacientë vdiqën. Këtë muaj ishin rekordi i rasteve negative të të infektuarve dhe të vdekurve që nga fillimi i epidemisë. Numri i diagnostikimeve të reja në 24 orë dy herë tejkaloi 200 – më 10 korrik ishte 205 dhe më 18 korrik – 241. Më 2 korrik, 15 pacientë vdiqën – numri më…

Lexo më Shumë

Ne kemi nevojë për solidaritet dhe unitet për të kaluar çdo vështirësi me të cilën ne si shoqëri do të ndeshemi, shkroi presidenti i vendit Sstevo Pendarovski duke kujtuar 26 korrikun e vitit 1963 ku Shkupi u godit nga një tërmet katastrofik. “Çdo 26 korrik kujtojmë tërmetin e fortë të viti 1963 ku mori jetën e mbi 1000 bashkëqytetarëve tanë, mijëra u plagosën dhe shumë të tjerë humbën shtëpitë e tyre”, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, Presidenti Stevo Pendarovski. Ne kujtojmë solidaritetin dhe ndihmën që vinte nga e gjithë bota, shkruan më tej Pendarovski.

Lexo më Shumë

U përfol që Komisioni për sëmundje infektive do të zhvillojë takim këtë fundjavë për të diskutuar heqjen e testit PCR nëpër kufij. Mirëpo Ministri i Shëndetsisë Venko Filipçe për TV21 thotë se nëpër pikat kufitare të RMV-së do të ngelet regjimi i njëjtë. “Vazhdon regjimi i njëjtë, do të kërkohen teste. Situata epidemiologjike në vendet e rajonit e imponon këtë” – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë. Edhe shtetasit e RMV nuk mund të vizitojnë shtetet përreth, përveç Shqipërisë. Për të shkuar në Kosovë dhe Serbi duhet test PCR, ndërkaq në Greqia për të disatën herë e ka shtyrë afatin…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve me COVID-19 ka shënuar rritje edhe gjatë muajve të verës. Autoritet shëndetësore botërore dhe ato vendase kanë paralajmëruar një valë të re në vjeshtë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke bërë përgatitjet për tu përballur me këtë pandemi. Ministria e Arsimit është duke zhvilluar anketa me prindërit e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme për mbarëvatjen e mësimit online i cili zgjati nga muajit mars deri në qershor. Agjencia e lajmeve INA mëson se ka gjasa që nxënësit nga klasa e I-rë deri në klasën e IV të vijojnë mësimin në shkollë ndërsa gjeneratat tjera…

Lexo më Shumë

Kriza e pandemisë la shtjerrë bizneset në vend edhe në pikun e sezonit të verës. Mos ardhja e mërgimtarëve ka çuar në prag të falimentimit shumë ndërmarrje të vogla. Madje fusha më e prekur e sezonit është industria e dasmave që përbën një zinxhir të madh biznesesh të varur prej diasporës. “Në lëmine time jemi të dëmtuar shumë, se duke filluar prej në mars ne jemi të bllokuar, të gjitha dasmat e rezervuara janë anuluar. Prej vjet deri më sivjet ka rënë puna për 90% sepse nuk ka dasma, nuk ka interes as për fustane e as për sende tjera…

Lexo më Shumë

Fushata me titull “Të dëgjohet zëri ipunëtorit” zbatohet nga Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë si një sindikatë kombëtare që synon të mbrojë të drejtat e punëtorëve, të cilat siç thonë gjatë pandemisë dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme u shkelën, dhe janë shkelin në periudhën pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. “Qëllimi i fushatës është të informojë punëtorët dhe publikun e gjerë për temat aktuale në fushën e të drejtave të punës dhe punën dhe rolin e sindikatave përmes ilustrimeve dhe dërgimit të një mesazhi në tema specifike. Ne besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë periudhë të…

Lexo më Shumë