Në kuadër të masave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të amortizuar goditjen që kanë pësuar qytetarët dhe bizneset nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, pensionistët të cilët kanë pensione më të ulëta se 250 euro, do të marrin vauçera në vlerë prej 100 eurove për të blerë produkte vendore, përcjell Gazeta Express.
Në këtë pako, që është e katërta për ndihmë financiare për qytetarët dhe bizneset, siç ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përfshihen mbi 180 mijë pensionistë, ndonëse pensionistët janë ndër grupet e rralla, ku të ardhurat e tyre nuk janë prekur nga pandemia me koronavirus.
Në pakon e tretë të ndihmës, ndarja e vauçerëve u problematizua për shkak të krijimit të radhëve të gjata para bankave për marrjen e të njëjtave, që paraqiste rrezik nga infektimi me koronavirus.
Dance Daskallovska përfaqësuese e Shoqatës së pensionistëve thotë për Radion Evropa e Lirë se pensionistët po presin me padurim që të marrin këtë ndihmë nga shteti.




