Author: Hamdi Kumanova

Një makinë është kapluar nga zjarri në bulevardin “VMRO”, përball Postës së Maqedonisë. Tani për tani nuk ka informata se si ka ardhur deri tek zjarri dhe nëse ka apo jo persona të lënduar. Nga njësiti i zjarrfikësve njoftojnë se zjarri është shuar dhe se në terren kanë intervenuar dy automjete dhe 8 zjarrfikës.

Lexo më Shumë

Policia ka ndërprerë punimet e banorëve të Siniçanit për sjelljen e ujit për pije nga bjeshka, edhe pse lejet e nevojshme për punë janë dhënë si nga komuna po ashtu edhe nga Ministria e ekologjisë. Kreu i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, është ankuar se për kërkesat e tij asnjëherë nuk ka përgjigje me shkrim nga MPB-ja Jam shumë i habitur përse organet e rendit janë futur në lojë derisa ka një vendim këshilli komunal, ka një urdhëresë pune nga ana e komunës, ndërmarrjes. Policia çdo ditë rrit forcat policore, sot jam informuar se janë mbi 30 forca policore lartë…

Lexo më Shumë

Një grua nga Ohri ka braktisur fëmijën e saj të palëvizshëm 11 vjeçar. Ajo e ka braktisur djalin e saj në shtëpinë ku po jetonin duke e lënë pa ushqim dhe përkujdesje. Sipas informacioneve të SPB-Ohër, dje në polici është raportuar se S.V.(39) nga Ohri ka braktisur djalin e saj të paliëvizshëm 11 vjeç në shtëpinë në rrugën “Pitu Guli”, duke e lënë pa mbikëqyrje dhe ushqim. Qendra Sociale dhe Kryqi i Kuq në Ohër kanë ndërmarrë masa për gjetjen e një familjeje për përkujdesje, kurse fëmija ka marrë ndihmën e duhur. Kundër S.V. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të jetë një hallkë e rëndësishme në zbërthimin e lëmshit të krijuar pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Mirëpo ai nuk ka ndërmend të shpejtojë me ndarjen e mandatit për formim të qeverisë, për të cilin momentalisht pretendojnë LSDM, VMRO-DPMNE dhe BDI, paralajmërojnë për Gazetën Lajm nga kabineti presidencial. “Presidenti Pendarovski do të zhvillojë konsulta me partitë politike para dhënies së mandatit. Në pajtim me dispozitat kushtetuese, mandatin për formim të Qeverisë do t’ia besojë kandidatit të partisë, ose partive që do të sigurojnë shumicë në Kuvend”, thonë për Lajm nga kabineti presidencial.…

Lexo më Shumë

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së mbrëmë vonë e ka konfirmuar vendimin e Komitetit ekzekutiv që të autorizohet lideri i partisë Hristijan Mickoski të negociojë për formimin e shumicës së re parlamentare. Kryetari i komisionit statutar të partisë, Pançe Toshkovski pas përfundimit të KQ të VMRO-DPMNE-së ka deklaruar se vendimi është sjellë njëzëri. Krahas kësaj, në seancën e mbrëmshme të Komitetit Qendror është sjell edhe vendimi për ndryshimin e Statutit të partisë që siç tha Toshkovski, “është në drejtim të demokratizimit më të madh të partisë”. Një nga ndryshimet është ajo që kufizohet mandati i kryetarit të partisë, ose ai do të…

Lexo më Shumë

Partia politike “E Majta” sot paraqiti 102 ankesa në Gjykatën Administrative për mbrojtjen e së drejtës së votës të paraqitësve të listës. Administrativja informon se për mbajtjen e seancave publike pas padive do të njoftohet në mënyrë shtesë. Gjykata Administrative për sot ka të caktuar disa seanca dëgjimore publike pas 75 ankesave të paraqitura nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, si dhe një padi e ngritur nga Integra. Paditë, siç paralajmëroi më parë nga kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, janë të ndara në disa këshilla gjyqësor të formuara me short. Afati i paraqitjes së ankesave në Gjykatën Administrative është…

Lexo më Shumë

LSDM njoftoi se brenda buxhetit të ri të BE-së janë planifikuar fondet për gjeneratën e tretë të ndihmës para-pranuese IPA 3, sipas së cilës Maqedonia e Veriut do të jetë në dispozicion gati tre miliardë euro për këtë periudhë shtatë vjeçare. “Këto mjete të pakthyeshme vendi jonë do t’i marrë si ndihmë në grante dhe projekt të cilat do të shpejtojnë zhvillimin e ekonomisë sonë dhe kapacitetin reformues”, thonë nga LSDM. Nga atje thonë se qeveria e re që do të udhëhiqet nga LSDM në periudhën në të cilën vjen këto mjete dhe projekte duhet t’i realizojnë në fushën e…

Lexo më Shumë

Me 21.07.2020 rreth orës 18.30 në fshatin Dollno Carlija, Manastir, zyrtarët policor nga SPB Manastir e kanë arrestuar S.T.(48) dhe O.T.(44), pasi që pas një zënke paraprake, me thikë e kanë shpërthyer M.N.(39), i cili është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, ku iu janë konstatuar lëndime trupore, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 21.07.2020 rreth orës 10.15 në Stacionin Policor në Kavadar është lajmëruar se në fshatin Marena, Kavadar, R.S.(35) nga fshati Rosoman, duke drejtuar një kamion-kiper, është kapur me telat e rrymës ku është shkaktuar një goditje e rymës, ndërsa R.S. ka vdekur në vend, transmeton Almakos. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së shpejtë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kavadar.

Lexo më Shumë

Me 21.07.2020 në ora 13.25 në rrugën regjionale Makazi-Markova Noga, në udhëkryqin për në fshatin Kisha e bardh e poshtme, ka ndodhur një aksident trafiku midis traktorit “IMT 533” pa targa, e drejtuar nga Zh.I.(78) nga fshati Kurbinovo, Resnje, dhe motocikletës “BMV 1200”, me targa nga Manastiri, e drejtuar nga A.O.(36) nga Manastiri, transmeton Almakos. Pas aksidentit, motociklisti është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, ku iu janë konstatuar lëndime të rënda. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Repartit të Policisë në Resnje.

Lexo më Shumë

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetin social fejsbuk ka shpërndarë një fotografi në të cilën tregohet vendi se ku do të mbahet protesta e koalicionit “Tash është koha”, për, siç thonë ata vjedhjen e votës që është bërë në zgjedhjet e 15 korrikut. “Kur Drejtësia mungon në institucione ajo kërkohet në rrugë! Populli fiton gjithmonë të Drejtën e Tij! Votat janë vjedhur si çdo herë! Hajdutët janë të njëjtët! Por…Populli ka Ndryshuar! Ky është fundi i Mafies Zgjedhore!”, shkruan Taravari. Protesta do të mbahet ditën e hënë tek parku i Çairit me fillim prej ora 18:00.

Lexo më Shumë