Procedura për përcaktimin e emrave të kandidatëve për zëvendësministra është në vijim, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në Kumanovë, ku mori pjesë në hapjen e zonës së re industriale. “Unë jam i përgatitur nesër-pasnesër t’i dorëzoj emrat e propozimeve për zëvendësministra në Kuvend ndërsa Kuvendi me siguri pas 20 shtatorit do ta lë në rend dite zgjedhjen e tyre”, theksoi Zaev. Sipas tij, kusht për zgjedhjen e zëvendësministrave është Kuvendi t’i formojë trupat ndihmës që të funksionojë si dhe të verifikohet mandati i deputetes së re e cila do ta zë vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Ai kumtoi edhe se ka qenë i informuar se deputeti i BDI-së, Arben Ziberi i cili ishte i prekur nga Kovid-19, nga sot në mëngjes është kthyer në punë. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Zaev potencoi se për momentin nuk mund t’i kumtojë emrat e zëvendësministrave pasi me partnered e koalicionit akoma nuk i ka konfirmuar të gjithë kandidatët. “Akoma jam duke bërë intervista me kandidatët, jam duke biseduar me ta si zëvendësministra potencial. Besoj se do të përfundoj deri nesër që të mund t’ua kumtoj opinionit dhe t’i dorëzoj në Parlament”, theksoi kryeministri Zaev.
Data 17.11.2026
Aktuale
- Një tjetër grevë mbarëkombëtare hekurudhore shkakton anulime të shumta në Spanjë
- “Jep dorëheqjen!”/ 51 organizata në SHBA letër Ramës dhe 246 institucioneve ndërkombëtare: Të ndalet përdorimi i forcës nga policia në protesta
- LSDM: Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin “Alta Bankën” dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet
- “Më kanë rekomanduar operacion, por…”/ Veliaj kërkon të marrë pjesë në seancë, letër gjykatës! Dumani: Nuk kemi asnjë raport për gjendjen e tij shëndetësore!
- Arsovski paralajmëron: Provimi i jurisprudencës në shqip mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme!
- Ahmeti: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme
- Osman Kadriu për jurisprudencën në shqip:”Na shesin dushkë për gogla”
- Arlind Qori: Ballukut çdo javë i del nga një vilë. Pse Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur ish-zv/kryeministren



