Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM potencojnë se struktura të deritashme të partisë Integra kalojnë në radhët e VMRO-DPMNE-së .
Kjo parti paralajmëron se gjatë mesditës, kryetari i tyre, Hristijan Mickoski do të takohet me përfaqësues të partisë Integra në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe më pas do të ketë deklarata për media.
Mbledhja, thonë nga VMRO , ka të bëjë me bashkimin e opozitës.



