Author: Hamdi Kumanova

Në panelin CIVILit me temë  “Analiza dhe vlerësime pas zgjedhjeve”, profesoresha Jasna Baçovska tha se ajo priste shumë më tepër nga fushata politike, duke vlerësuar se ato kanë një vlerë shumë të ulët komunikimi në shoqëritë e politizuara. Sipas saj, njerëzit që janë të bindur fort në pikëpamjet e tyre politike nuk ka të ngjarë të ndikohen nga oferta e fushatës për vendimin e tyre racional se për cilin do të votojnë. Sidoqoftë, gjithmonë ekziston një hapësirë ​​e të  pavendosurve  që ata duhet ti synojnë. Nga ana tjetër, kjo fushatë nuk dukej se kishte një temë të përgjithshme. Ata u…

Lexo më Shumë

Nga burime mirë të informuar mësoet se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do tu kërkojë partive politike parlamentare që sa më shpejt të merren vesh për formimin e Qeverisë së re. Siç mësohet, Presidenti Pendarovski duke u thirrur në Kushtetutën e vendit, do ti thërras liderët e partive politike në takim ndaras, një nga një, për t’u kumtuar se mandatin për formimin e Qeverisë së re do t’ia jep asaj partie apo kandidati që do të dëshmojë se ka 61 nënshkrime deputetësh, gjegjësisht 61 vota në Parlament. Me këtë do të vendoset edhe një…

Lexo më Shumë

Në mbledhje treorëshe, unanimisht, anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor mbrëmë i hodhi poshtë të gjitha 2.142 ankesat e parashtruara nga partitë politike për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vlerësim i anëtarëve të KSHZ-së ishte se ankesat janë pa dëshmi, ndërkaq një pjesë e madhe e atyre që ishin parashtruar nga E Majta, nuk kishin as nënshkrim nga përfaqësuesi i autorizuar. Për kërkesat për numërim me dorë të fletëvotimeve, anëtarët e KSHZ-së thanë se me dekada mbrapa ato numërohen me dorë dhe tregohen publikisht para anëtarëve të këshillave zgjedhorë, ndërkaq plotësisht potencuan se nga disa herë janë kontrolluar procesverbalet nga të gjitha…

Lexo më Shumë

Në fshatin Caravik të Klinës mëngjesi e së dielës është djegur një shtallë bagëtish. Dëshmitarët i kanë thënë medias se dyshohet se shkaktar i zjarrëvënies ka qenë rryma, ndërsa janë shkaktuar dëme në vlerë rreth 20 mijë euro. Po ashtu, mësohet se zjarrëfikësit janë vonuar rreth dy orë, pasi që ka ndodhur ngjarja. Aty është djegur edhe një traktor. Kurse, bagëtitë nuk janë dëmtuar.

Lexo më Shumë

Profesori universitar, Branimir Jovanoviq për TV 24 u shpreh i shqetësuar që deklarata e parë e Dimitar Apasiev pasi u zgjodh deputet ka qenë “të gjithëve do t’ju qëllojmë”. “Edhe më shqetësuese është për shkak se nuk është hera e parë që ai njeri të thotë deklarata të tilla. Ai vazhdimisht gjatë viteve ka dhënë deklarata ku bën thirrje për dhunë, respektivisht deklarata agresive. Vazhdimisht flet për varje”, thotë Jovanoviq duke thënë se para disa ditësh, po i njëjti person, pra Dimitar Apasiev ka pasur status agresiv ndaj një gazetare dhe ndaj një gruaje myslimane, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas Jovanoviq,…

Lexo më Shumë

Burhan Fazliu është banor i Kumanovës dhe në këtë qytet ka lindur në vitin 1984. Edhe pas 36 viteve ai nuk ka shtetësi të Maqedonisë. Shpjegon se prindërit e tij në vitin 1960 në kohën e Jugosllavisë, nga Serbia janë shpërngulur në Kumanovë. Prindërit, vëllezërit dhe motrat e tij e kanë nënshtetësinë, vetëm ai jo. Burhani thotë për ALSAT se disa herë i ka dorëzuar dokumentet në polici por nuk ka marrë përgjigje. Shton se në vitin 2001 në vend që ti përgjigjen për nënshtetësinë, autoritetet e MPB-së e kanë njoftuar se i kanë humbur dhe e kanë lutur ti…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit duhet urgjentisht t’i përvishet punës për reforma thelbësore pas formimit të Qeverisë së re, pavarësisht se kush do ta drejtojë atë. Kështu vlerëson Etem Xheladini, mësimdhënës dhe anëtar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar në Kumanovë. Ai shtoi se drejtuesit e arsimit për tu ballafaquar me sfidat që i sjell virusi korona, tashmë duhej të kishin hartuar një model të përbashkët për realizimin e procesit mësimor për vitin e ri shkollor 2020-21. Mendoj se do të ketë problem më tepër se gjithë ministritë e tjera. Duhet të shikohet një model tjetër se ky u pa që nuk ishte…

Lexo më Shumë

Anëtari i Komisionit për Sëmundje Infektive, infektologu i njohur Zharko Karaxhovski theksoi se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së rasteve gjatë ditëve në vijim për shkak të zgjedhjeve që ishin në Maqedoninë e Veriut. Ai në një prononcim për TV21 theksoi se pas shtatë ditëve nga përfundimi i zgjedhjeve do të dihet qartë se sa kanë ndikuar zgjedhjet parlamentare në rritjen e rasteve pozitive me koronavirus si dhe vatrave të reja. Përgjigja e tij vjen pas reagimeve të opinionit për rritjen e rasteve gjatë testimeve të 24 orëve të fundit. Debatet po zhvillohen edhe rreth asaj se përhapja e virusit…

Lexo më Shumë

Pjesa më e madhe e qytetarëve të infektuar me Kovid 19 nga Shtipi janë me pasqyrë të lehtë klinike. Gjysma e të infektuarve të djeshëm ose 30 pacientë tashmë janë hospitalizuar në Spitalin klinik në Shtip. Kapacitetet e spitalit në Shtip janë thuajse të mbushura meqë në të kurohen edhe të infektuarit nga Koçani, Probishtipi, Radovishi, Sveti Nikolla dhe nga Berova, konfirmoi për Alsat drejtoresha e Qendrës së shëndetit publik Shtip, Marija Dimitrova. Dimitrova bën thirrje: është koha e fundit për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Në Shtip, siç shprehet, banorët nuk i respektojnë sa duhet masat, rrallëkush mban maskë mbrojtëse. Nga…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve nga 904 testime janë regjistruar 127 raste të reja me COVID-19. Prej rasteve të reja Shkupi ka 57 raste, Kumanova 4, Shtipi 13, Tetova 6, Struga 10, Ohri 7, Gostivari 89, Kavadari Demir Hisari me nga 1 rast, Kratova dhe Probishtipi me nga 2 raste, Kërçova me 4 raste dhe Sveti Nikole 12 raste, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga MSH bëjnë të ditur se kanë humbur jetën edhe tetë pacientë, prej të cilëve pesë janë nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Struga dhe një nga Kërçova. Instituti për Shëndet Publik poashtu…

Lexo më Shumë

Siç njoftojnë nga MPB, pardje rreth orës 18:30 në SPB Shkup, personi G.R (49) ka denoncuar se në shtëpi në rrugën Bigla në pronësi të gjyshit të tij V.T (74) është gjetur i vdekur i njëjti. Sipas denoncimit, ai është gjetur i vdekur në dysheme në një nga dhomat. Nga mjeku i ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja ndërsa për ngjajrjen është njoftuar edhe prokurori Publik. Ai trupin e ka dërguar në Institutin për Mjekësi ligjore për autopsi ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB – Shkup./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” është skeptik se KSHZ do t’ia del t’i proceduojë mbi 2000 ankesat brenda afatit 3 ditor dhe thotë se kjo do ta zbehte edhe më shumë besimin e qytetarëve dhe partive politike në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, rinumërimi i fletëvotimeve në dorë është i arsyeshëm por kërkon kohë, gjë që nuk e kemi tani kur rastet e reja me Koronavirus po shënojnë rritje. Ka mesatarisht 70 ankesa në ditë për t’i shqyrtuar, gjë që mendoj se janë shumë dhe besoj se do të ketë vonesa. Kjo bashkë me jofunksionalitetin e…

Lexo më Shumë