Vlera e shpenzimeve për mbrojtje të mjedisit jetësor që është bërë në vitin 2019 arrin 7.579.784 mijë denarë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, ndërsa më të mëdha janë shpenzimet për menaxhim me ujërat e ndotur në të cilat përkasin 31,48 për qind.
Në shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të mjedisit jetësor për veprim me mbeturinat marrin pjesë me 25,06 për qind dhe në shpenzimet për sisteme qarkulluese të furnizimit me ujë 23 për qind.
Shpenzimet për mbrojtje të mjedisit jetësor përbëhen nga dy komponenta: investime në mjete për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe shpenzime për mbajtje të mjeteve për mbrojtje të mjedisit jetësor. Pjesëmarrja e investimeve në shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të mjedisit jetësor arrin 58,07 për qind, ndërsa pjesëmarrja e shpenzimeve për mirëmbajtje në shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të mjedisit jetësor arrin 41,93 për qind.
Nga shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të mjedisit jetësor, më së shumti shpenzime janë bërë në industrinë dhe prodhimet e specializuara në vlerë prej 4.577.086 mijë denarë, përkatësisht 60,39 për qind.
Nga shpenzimet e bëra për mbrojtje të mjedisit jetësor në industrinë dhe prodhuesit e specializuar, 61,28 për qind janë destinuar për investime, ndërsa 38,72 për qind janë për mirëmbajtje të mjeteve.
Nga pagesat e tërësishme dhe kompensimet për shërbime të kryera në mbrojtjen e mjedisit jetësor, më e madhe është pjesëmarrja e kompensimeve pagesore për veprim me mbeturinat 80,30 për qind.


