Author: Hamdi Kumanova

Të gjitha lëndët e parashtruara për privatizim të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore në vitin 2018, 2019, 2020 qytetarët mund t’i ndjekin se deri në cilën fazë të zgjidhjes janë në portalin privatizacija.finance.gov.mk, bën të ditur Ministria e Financave. Siç bëjnë të ditur në kumtesë, bëhet fjalë për rreth 11.500 lëndë të parashtruara në këtë periudhë. “Procedura për shfrytëzim është shumë e thjeshtë. Nevojitet numri i arkivuare i lëndës, kur dhe në cilën njësi rajonale është parashtruar, si dhe parcela e kadastrale dhe komuna kadastrale për të cilat parashtrohet kërkesa. Nëse kërkuesi nuk e din parcelën dhe komunën kadastrale mjafton…

Lexo më Shumë

Policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 21 vjeçar nga Shkupi pasi gjatë identifikimit të tij për mosmbajtje të maskës si pasojë e masave mbrojtëse nga Covid-19, i njëjti kishte fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Sipas Ministrisë së Brendshme, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 10.30 pranë një shkollë në rrugën “Branko Zarevski” në Shkup.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 241 raste të reja me koronavirus nga 1.700 testime, me çka numri i përgjithshëm i personave të infektuar arriti në 9.026. Gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën edhe tetë persona. Me të dhënat e djeshme, deri kanë humbur jetën 414 pacientë. Dje poashtu u regjistruan edhe 51 të shëruar, që bëri që numri i të shëruarve të arrijë 4.727. Raste aktive momentalisht ka 3.885 ndërsa momentalisht në vend ka 419 pacientë të hospitalizuar. Prej vdekjeve të djeshme, nga dy ishin nga Shkupi, Tetova dhe Struga dhe nga një në Gostivar dhe Strumicë. Në…

Lexo më Shumë

Enver Bytyçi Të enjten e kaluar u zhvillua takimi i parë direkt midis kryeministrit të Kosovës, Abdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ishte një takim ndryshe për Abdullah Hotin, por jo ndryshe për Vuçiç. Presidenti i Serbisë ishte mësuar të kishte përballë një kone të veten, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e tërhiqte në skutat e errëta të programeve dhe progromeve antishqiptare. Të enjten e kaluar ai pati përballë tij dikë tjetër, një njeri të urtë, të drejtpërdrejtë, të pa sherr, një njeri të pakapur e jo inatçor, pra kishte para tij një personalitet, të cilin…

Lexo më Shumë

Deri në orën 18:00 deri në KSHZ nuk arritur asnjë ankesë në lidhje mbledhjen e votave dhe verifikimin e rezultateve. Ndërsa partitë politike kanë afat ta bëjnë këtë deri në ora 19:30, përcjell Gazeta Express. Vetëm partia “E majta” ka paralajmëruar se do të dorëzojë mbi 400 ankesa për numërim manipulues të votave në më shumë vendvotime, me të cilat pretendon se kësaj partie i janë shkurtuar 3 deputetë. Ndërsa për procesin e votimit më së shumti ankesa ka dorëzuar koalicioni Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, gjithsej 74 që kanë të bëjnë me parregullsi, si blerje votash, votim pa nënshkrim…

Lexo më Shumë

Ngjarje tragjike ka ndodhur para pak çastesh në rrugën e banjës në Tetovë. Një makinë me ktër pasagjer ka humbur kontrollin dhe ka rëne disa metra poshtë në perrua me çrast njeri nga pasagjerët, grua, mosha e të ciles ende nuk dihet, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Tre persona të tjerë me urgjencë i janë drejtuar spitalit klinik të Tetovës. Për momentin në vendin e ngjarjes janë policia, prokurori kujdestar si dhe zjarrfikesit. Rruga për në Banjen e Tetovës është bllokuar dhe po bëhen hetime për rastin në fjalë.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e 15 korrikut përfunduan dhe tashmë vecse kanë nisur bisedimet për formimin e qeverisë së re. Bashkimi Demokratik për Integrim në opinion është paraqitur me kërkesën ose kushtëzimin për kryeministrin e parë shqiptar. Por, cila është e vërteta dhe realiteti, e dëshmojnë dy anë. Burime brenda LSDM-së, por edhe brenda BDI-së. Burime brenda BDI-së për portalin Almakos thuan se kërkesa për kryeministrin e parë shqiptar ishte thjeshtë një marketing politik sa për t`i ruajtur ato pak vota që i kanë ngelur BDI-së. “Ideja e kryeministrit të parë shqiptarë ishte thjeshtë sa për të mos pësuar në zgjedhjet e 15…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot miratoi konkludim me të cilin përmirësohet gabimi teknik gjatë publikimit të rezultateve të enjten. Sipas dokumentit, KSHZ ka përllogaritur 1.416 fletëvotime dhe se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rritur në 98, njofton Telegrafi Maqedoni. Kreu u KSHZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se këto numra nuk do të ndikojnë në rezultatin zgjedhor. KSHZ të enjten njoftoi se kanë votuar 942.334 votues, ndërsa prej tyre 31.466 janë të pavlefshme./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kjo është kadastra e Tetovës. E vendosur në katin e dytë të Qendrës tregtare. Aksesi i vetëm deri te ky institucion janë shkallët që shihni në pamje. “Në qendrën tregtare ku është e vendosur Kadastra e qytetit ka tre ashensorë, por, të njëjtët, që nga vendosja e tyre nuk kanë punuar asnjëherë. Ditëve të fundit, kanë filluar që të përdoren por jo për tu ngjitur njerëzit në kadastër, por për të hedhur mbeturina brenda tyre”. Edhe pse ky institucion shpesh vizitohet edhe nga personat me aftësi të kufizuara, ata e kanë të pamundur të futen brenda. Zgjidhjen e shohin gjithnjë…

Lexo më Shumë

Rezultati i ngushtë mes partive politike në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, do t’i vështirësojë negociatat për formimin e shumicës së re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe formimin e qeverisë. Në bazë të Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë i jepet partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, në këtë rast Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), e cila ka siguruar 46 ulëse. Për të formuar shumicën prej 61 deputetëve, asaj i duhen edhe 15 deputetë, pra detyrimisht do të duhet të bëjë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) që ka 15 deputetë, e cila në fushatë…

Lexo më Shumë

LSDM ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të zëdhnësit të LSDM-së, Dimçe Arsovski duke thënë “pas humbjes së tretë të zgjedhjeve, OBRM-PDUKM dhe Mickoski duhet t’i kërkojnë arsyet e humbjes tek ata”. “Në zgjedhjet e 15 korrikut në atmosferë fer, të lirë, demokratike dhe të sigurt, qytetarët në mënyrë masive mbështetën konceptin e LSDM-së dhe koalicioni ‘Mundemi’”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Ata thonë se fitoi koncepti i zhvillimit, koncepti që sjell BE dhe NATO, koncepti që nuk çon prapa dhe se janë mposhtur të gjitha politikat anti-NATO dhe anti-NATO të OBRM-PDUKM-së dhe Mickoskit. “Derkoski, kreu i KSHZ-së nga radhët…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Dibrës është kthyer përsëri vala e të infektuarve me koronavirus. Shtabi i krizës në këtë komunë kërkon nga Qeveria të marrë masa më rigoroze për të penguar përhapjen e virusit. Autoritet lokale i bëjnë thirrje edhe qytetarëve që ti respektojnë maksimalisht masat për mbrojtje nga Covid-19. Kryetari i komunë së Dibrës Hekuran thotë se lehtësimi i masave kanë bërë që qytetarët të ndjehen më të relaksuar, dhe me këtë që të ritet ndjeshëm numri i rasteve në këtë rajon. Me heqjen e masave rstriktive infekcioni filloi përsëri të vie në shprehje edhe sikur duket në qoftë se…

Lexo më Shumë