Author: Hamdi Kumanova

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër. Sipas raporti të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:56 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren. Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Arben Taravari Asnjë parti normale, shqiptare ose jo, nuk mund të jetë pjesë e një bashkimi të paligjshëm! Kërkesa për bashkim ka për qëllim mbylljen e gojës ndaj grabitjes së votave që ka ndodhur, ka për qëllim hutimin e popullit që i është ndryshuar Vullneti! Ka për qëllim justifikimin e veprimeve antiligjore që ndodhën tri ditët e votimit! Është sikur hajduti që të ka vjedh shtëpinë tash të të ftojë për drekë! Ka ardh Ndryshimi, nuk ka më heshtje para Krimit Elektoral! Në vend të bashkimit le të kërkojnë disa avokatë të mirë kësaj here se do të kenë nevojë!

Lexo më Shumë

“Lajme të shkëlqyera nga Maqedonia e veriut. Ali Ahmeti, jo vetëm që i fitoi zgjedhjet bindshëm ndaj konkurrentëve të brendshëm, por edhe ndaj ndihmëtarëve të jashtëm planprishës dhe përçarjendjellës! Për më tepër, me të kuptuar rezultatin e fitores, ju bëri ftesë të gjithëve për bashkëpunim dhe unitet! Një leksion politik i liderit fitimtar, për tërë hapësirën shqiptare! Tregoi shembullin më të mirë se si duhet të fitohet dhe me e nda fitoren edhe me kundërshtarët politikë dhe jo për inate politike me e humb edhe fitoren e vet! Të lumtë, vëlla Ali Ahmeti!” Shkruan Ramiz Lladrovci në facebook.

Lexo më Shumë

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë frekuenca në komunikacion sot, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për gati 90 për qind. Komandanti Jasmina Avramska për MIA-n deklaroi se prej 1 korrikut, ditën kur grekët filluan pa kurrfarë pengesash të vijnë te ne, kufirin për hyrje në vend e kanë kaluar vetëm 11.818 shtetas grekë ose në bazë ditore nga rreth 700 shtetas grekë kanë hyrë në vend që është me të vërtetë pak kur krahasohet me ato 8.000 të cilët në ditët e fundjavave, deri në krizën shëndetësore, thjeshtë e “okuponin” Gjevgjelinë. Pas vetëm disa muajve…

Lexo më Shumë

Policia gjatë mbrëmjes së djeshme ka ndaluar një makinë të tipit “Citroen” me targa të Serbisë që po drejtohej nga një person nga qyteti i Vranjës. Shoferi është arrestuar ndërsa është njoftuar edhe Prokuroria për rastin në fjalë. “Dje rreth orës 23;15, në rrugën rajonale fashati Delçevë- Gjevgjeli, zyrtarë policorë kanë ndaluar makinën “Citroen” me targa të Serbisë, që po drejtohej nga S.S.(35) nga Vranja e Serbisë. Gjatë kontrollit të makinës janë gjetur 12 emigrantë nga Siria. Shoferi është arrestuar, kurse për rastin është njoftuat Prokuroria Publike”, thuhet në njëftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka përshëndetur popullin e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut, pavarësisht pandemisë COVID-19. Përmes një deklarate të përbashkët, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi theksojnë se pavarësisht faktit se fushata dhe votimet u zhvilluan në klimën e duhur, stabiliteti ligjor u dëmtua nga rishikimet thelbësore të kornizës ligjore dhe dekretet e miratuara nga qeveria. Për këtë rekomandohet që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme. “Presim të punojmë me një parlament të fuqishëm dhe me një…

Lexo më Shumë

Ulje të Prodhimit të Brendshëm Bruto për 3.2 për qind në vend të rritjes së saj prej 1.2 për qind në vitin 2020 parashikon anketa e fundit e Bankës Popullore. Sipas saj, pritjet e analistëve në anketën e fundit të muajit qershor janë më pesimiste se në muajin mars. Apo me fjalë të tjera, kriza shëndetësore do të shkaktojë dëme më të mëdha në ekonomi seç pritej dhe së paku sipas parashikimeve të deritanishme pritet një ulje prej 4.4 për qind e PBB-së, që e shprehur në shifra nënkupton rënie prej afër 480 milionë euro e të gjithë të gjithë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se vazhdon me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirus. Ata informojnë se gjatë ditës së kaluar janë regjistruar 283 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës. MPB ju bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Lexo më Shumë

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me atë se kush qëndron pas sulmit kibernetik të faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë procesit të grumbullimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut. Ueb-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut, doli nga funksioni nga një sulm i dyshuar DDoS të mërkurën në mbrëmje gjatë publikimit të rezultatit zgjedhor. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë është duke punuar në zbulimin e autorëve të sulmit kibernetk të faqes zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Faqja…

Lexo më Shumë

Enver Bytyçi Në kohën kur Edi Rama i bën presion Lulzim Bashës me ndryshimet kushtetuese dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Në kohën kur Ilir Meta e takoi lederin e opozitës për këtë arsye dy herë brenda javës. Atëherë kur komisioni parlamentar vendosi mosshkarkimin e presidentit të Republikës. Por edhe në momentin kur Edi Rama gjendet më i izoluar se kurrë në jetën e vet nga faktori ndërkombëtar. Pikërisht në këtë moment shfaqet Sali Berisha me një lëvizje të jashtëzakonshme prej politikani e shtetari me përvojë. Ai ka marrë pjesë dhe ka folur në një konferencë online të Samitit Global “Irani…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e udhëhequr nga Naser Nuredini, ka përgatitur një paketë me projekt-zgjidhje ligjore për menaxhimin e mbeturinave, të cilat posa të konstituohet Kuvendi dhe të formohen institucionet qeveritare, do të vihen përsëri në rendin e ditës. Bëhet fjalë për një rregullore të re për të cilën u organizuan disa debate publike, ndërsa njëra prej tyre u organizua së bashku me Projektin e Partneritetit për rregullativë më të mirë të biznesit, së bashku me të katër odat ekonomike Odën ekonomike të Maqedonisë, Odën ekonomike për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, Odën ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore…

Lexo më Shumë