Qendra për Shëndet Publik Kumanovë në 24 orët e fundit nuk ka regjistruar të infektuar të rinj, bënë të ditur sot kompetentët nga Institucioni Shëndetësor Publik.
Janë shëruar gjithsej 15 persona. Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arif Latifi informoi se janë kryer 27 testime prej të cilave 20 përmes “Termini Im”, ndërsa shtatë testime janë kryer në pajtim me treguesit epidemiologjikë.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin Kumanovë-Likovë, me kovid janë diagnostikuar 1.540 raste. Për momentin janë aktivë 248 raste.



