Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe agjencive të KB-së është në nivel të lartë dhe në masë të madhe kontribuon për realizim të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, në të cilat u obliguan vendet me nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes klimatike parisiene nga viti 2016, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm në Shkup me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në vend, Rosana Duxhak.
Në takim, informojnë nga kabineti i Bytyqit, është biseduar për projektet në vijim në të cilat Qeveria dhe institucionet shtetërore bashkëpunojnë me agjencitë e KB-së, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm, me qëllim të sigurimit të zhvillimit ekonomik më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në vend dhe standartit më të mirë jetësor të qytetarëve.
Bytyqi theksoi se Qeveria do të mbetet e përkushtuar në implementimin e “Agjendës globale 2030” të Kombeve të Bashkuara për integrim të Qëllimeve për zhvillim të përmbajtur në punën e tërësishme të shtetit.
Qeveria në fund të vitit 2018, me propozim të Këshillit kombëtar për zhvillim të qëndrueshëm, nga 17-të qëllime globale të parashikuara me Agjendën globale 2030, ka ndarë pesë qëllime të cilat janë më prioritare dhe për realizimin e të cilave punohet në mënyrë aktive dhe intensive.
Pesë qëllimet prioritare për zhvillim të qëndrueshëm (QZHQ) të cilat ishin miratuar janë: COR 1 (lufta kundër varfërisë), COR 4, (arsimi cilësor), COR 8 (rritje ekonomike e qëndrueshme dhe inkluzive), COR 18 (luftë kundër ndryshimeve klimatike) dhe COR 16 (qasje deri tek drejtësia për të gjitha institucionet inkluzive dhe efektive).
Zëvendëskryeministri Bytyqi dërgoi falënderim deri te përfaqësuesja e përhershme Duxhak, për angazhimet të cilat i ndërmarrin agjencitë e KB-së për zhvillimin e ekonomisë në vend, ndërsa të dy u pajtuan se bashkëpunimi midis Qeverisë dhe agjencive të KB-së do të vazhdojë të zhvillohet në nivel të mundshëm më të lartë.




