Author: Hamdi Kumanova

Në ora 21 sot është përmbyllur votimi në të gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Almakos. Nga rezultatet paraprake nga terreni, koalicioni “Tash është koha” në lagjen “Bajram Shabani” në Kumanovë ka krijuar një epërsi të thellë. 296 votues kanë votuar për koalicionin “Tash është koha”, ndërsa për BDI-në kanë votuar 205 votues. PDSH-ja në këtë lagje ka arritur që t`i marr vetëm 17 vota./Almakos/

Lexo më Shumë

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arbër Taravari në një konferencë për shtyp, falenderoi qytetarët shqiptarë që dolën për të votuar. Ai tha se sipas informacioneve të Para koalicioni ASh-Alternativa është në epërsi të madhe dhe do të ketë epërsi të thellë. Ai tha se procesi ishte me shum parregullsi dhe koalicioni I tyre është demtuar rëndë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Lexo më Shumë

Deri në ora 20:40, gjithsejtë kanë votuar 922 678 qytetarë apo 50.86 për qind e votuesve. Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore. Njësia e Parë Zgjedhore 52.17% ,Njësia e Dytë Zgjedhore 47.97% ,Njësia e Tretë Zgjedhore 57 37%, Njësia e Katërt Zgjedhore 59.79% ,Njësia e Pestë Zgjedhore 50.16% Njësia e Gjashtë Zgjedhore 39.23%

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka votuar në Komunën e Karposhit. Ai pas votimit u shpreh i bindur se partia e tij do të fitoj zgjedhjet parlamentare dhe do t’i vijë fundi pushtetit të LSDM-së. “Ajo që ndodhi ditëve paraqesin parregullësi serioze, kështu që do të mbetet do të mbetet shenjë e të gjithë këtij procesi zgjedhor, por kjo do të jetë gjëja e fundit e pushtetit të LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev që është në largim. Ajo që dua t’i porosis qytetarët është që tentimet e dëshpëruara për të manipuluar me qytetarët do të jenë të pamundura”,…

Lexo më Shumë

Votimi në kushte të coronavirusit në këto zgjedhje kuvendare do të përfundojë dy orë më vonë në krahasim me zgjedhjet e mëhershme kur votimi përfundonte në ora 19:00. Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Admir Shabani bëri të ditur se rezultatet do të publikohen dy orë pas mbylljes së vendvotimeve, pra në orën 23:00, njofton Telegrafi Maqedoni. “Përllogaritjet tona janë se më së voni deri në ora 23:00 do të kemi një numër të konsiderueshëm të të dhënave”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Shabani. Ndryshe, në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1.715.263 votues./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Deri në orën 19:00 në komunat Tetovë dhe Jegunoc janë tejkaluar 40 për qind e daljes së qytetarëve për të votuar. Në Komunën e Tetovës nga 84.454 qytetarë, votuan 40,97 për qind, përderisa në Jegunoc nga 10.168 njerëz, votuan 40,52 për qind e votuesve të regjistruar. Edhe më tutje Komuna e Zhelinës mbetet me jehonë më të vogël të qytetarëve. Prej 23.926 qytetarë, vetëm 28,16 për qind votuan në një nga 35 vendvotimet. Në Tearcë vërehen 36,42 për qind jehonë e qytetarëve, ndërkaq dalje e ngjashme është evidentuar edhe në Bogovinë me 32,10 për qind dhe Bërvenicë me 35,34 për…

Lexo më Shumë

Deri në ora 19:00, gjithsejtë kanë votuar 830 370 qytetarë apo 45.77 për qind e votuesve. Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore. Njësia e Parë Zgjedhore 47.4% Njësia e Dytë Zgjedhore 43.04% Njësia e Tretë Zgjedhore 51.52% Njësia e Katërt Zgjedhore 53.44% Njësia e Pestë Zgjedhore 44.89% Njësia e Gjashtë Zgjedhore 35.49% Sipas Njësive Zgjedhore, komunat me dalje më të madhe janë: 1. 47.4% – Makedonski Brod 2. 43.4% – Butel 3. 51.52% – Berovë 4. 53.24% – Gjevgjeli 5. 44.89% – Vevçani…

Lexo më Shumë

Monitorimi i CIVIL-it në periudhën prej orës 13 e deri në orën 16 shënon një rast të lajmeve të rreme. Në vendvotimin 2476 në Gazi Babë një votues për Kanal % ka dhënë deklaratë, pasi ka votuar, duke pohuar se paravani ka qenë i ulët dhe vëzhguesit i kanë sugjeruar për cilin të votojë. Sipas vëzhguesit e CIVIL-it, nuk është e vërtetë se dikush i ka sugjeruar qytetarit për kë të votojë, kumtuan nga organizata qytetare CIVIL-i. Prej atje plotësojnë se vazhdojnë provokimet nga KZ të vendvotimin 292 dhe 2920/1 në Butel deri te vëzhguesit e CIVIL-it. “Në mënyra të…

Lexo më Shumë

Dalja deri ora 17:00 në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është 38.78% ndërsa në zonat ku dominojnë shqiptarët është më e vogël se mesatarja. Zona e 6-të zgjedhore me shumicë të votuesve që janë shqiptarë është zona zgjedhore me më pak votues në këto zgjedhje, deri ora 17:00. 29.6% e votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të shprehur të drejtën demokratike ku vendoset për të ardhmen politike të Kuvendit të Maqedonisë. Zona e 4-rt zgjedhore, ku shqiptarët janë më pak në numër është zona ku është shprehur më shumë e drejta e votës deri ora 17:00. 43.99%…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se në vendvotimin në fshatin Llojan ku kishte ndërprerje të votimit për shkak të problemeve me listën zgjedhore do të ketë vazhdim të orarit të votimit, respektivisht votimi do të vazhdojë edhe pas orës 21:00. Jozyrtarisht Alsat mëson se orari i votimit do të zgjatet për 1 ore e 20 minuta. Në përgjithësi në Kumanovë votimi po vazhdon sipas rregullave, dalja deri tani ka arritur në rreth 40 për qind.

Lexo më Shumë