U nisëm për Vaksincë të Komunës së Likovës… Kjo për shkak se aty gjendet votuesja më e vjetër në vend. Duke treguar për atë qe ka përjetuar, Xhevrija u përlot. I kujtohej koha kur e kanë fshehur miellin në oxhak, që mos tua vjedhin bullgarët, por thotë që edhe tani, prona private nuk është më e sigurt. Duke e rikujtuar atë që ka kaluar, ajo vendosi që t’i mbledh forcat dhe me ndihmën e djalit të dalë e të votoj dhe të jap shembull për gjeneratat e reja, që ta kuptojnë rëndesinë e votës. Sapo arritëm, u fshaq një tjeter…
Author: Hamdi Kumanova
Një incident i vogël ka ndodhur sot në një vendvotim në Butel, merr vesh 24 info. Sipas këtij mediumi, një votues në vendvotimin numër 2909 në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” e ka fotografuar votën, pas së cilës është ndërprerë votimi. Votuesi është arrestuar. Në votën e fotografuar ka qenë i rrethuar kandidati i BDI-së. Sipas Kodit Penal, dënimi për vepra të këtilla dhe të ngjashme që lidhen me procesin zgjedhor janë me dënim me burg deri në tre vite.
Në Prokurorinë Themelore në Strumicë janë pranuar njoftime për dy ngjarje të ndodhura në mbrëmjen e 14.07.2020, transmeton Almakos. Njëra ngjarje ka ndodhur në fshatin Dobradinci rreth orës 21.00 kur një person ka ofruar para për të votuar për një parti politike. Ngjarja e dytë ka ndodhur në fshatin Drazhevë, rreth orës 21.50 një person i punësuar në Qendrën për Punë Sociale ka kryer agjitacion me kërcënime për të votuar një parti politike.
Sot në Prokurorinë Themelore Publike në Strumicë është dërguar një njoftim për një person i cili në pompën e benzins në fshatin Vasilevë, ka ofruar vaucerë për karburante për të votuar për një parti politike, transmeton Almakos. Prokuroria dha urdhër për sigurimin e video kamerave, video incizimeve si dhe ndërmarrjen e veprimeve në vërtetimin e fakteve.
Në SPB Tetovë është lajmëruar se në shkollën fillore “Kosta Racin” në fshatin Brvenicë ka pasur disa persona të panjohur që i kanë nënvizuar qytetarët, transmeton Almakos. Për këtë gjë janë ndërmarr masa nga ana e policisë.
Në SPB Manastir është lajmëruar se zyrtari policor që e ka siguruar vendvotimin në shkollën në fshatin Debreshta i ka treguar qytetarëve se cilin numër ta rrethojnë, transmeton Almakos. Menjëherë është njoftuar kontrolli i brendshëm i policisë për t`u pastruar ky rast.
Në Stacionin Policor në Radovish është lajmëruar se F.V. nga Radovishi ka lajmëruar se P.I., njashtu nga Radovishi i ka ofruar para për votë, transmeton Almakos. Në SPB Manastir është njoftuar se E.E. ka thënë se persona të panjohur i kanë ofruar para për votë./Almakos/
Në Stacionin Policor në Kriva Pallankë janë regjistruar dy raste të transportit të organizuar të votuesve deri në vendvotim, si dhe katër paraqitje për agjitim ndaj votuesve edhe atë në rrugën “8 tetori”, rrugën “ Joakim Osogovski” dhe fshatrat Uzen dhe Neror, transmeton Almakos. Agjitim është paraqitur edhe në SPB Strumicë në fshatin Piperovo dhe në Dojranin e Ri, përderisa në fshatin Samoilovo një person iu është kërcënuar një personi tjetër për të votuar për një parti politike. Në Novo Selë, një qytetar ka lajmëruar se një person ka marr letërnjoftimin e një personi tjetër për të votuar./Almakos/
Në ora 7.30 në Stacionin Policor në Bit Pazar është paraqitur se para vendvotimeve në shkollën fillore “Cvetan Dimov” dhe “Dame Gruev” janë shënuar grafite me përmbajtje politike, ndërsa grafitet janë shkruar në Shkollën Fillore në rrugët “Kosta Abrasheviq”, “Vëllezërit Rexhepagiq” dhe “Petre Geogriev” në rajonin e Stacionit Policor në Cair, transmeton Almakos. Në SPB Veles, është lajmëruar se në afërsi të një vendvotimi në fshatin Sirkovo, Kavadar, janë shënuar grafite që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Jam e kënaqur që po i shoh qytetarët e këtij vendi se si po marrin pjesë në procesin demokratik, deklaroi Kate Marie Byrns, transmeton Almakos. “Ekipi i ambasadës së SHBA-ve po i bashkohet OSBE-së, shoqërisë civile dhe vëzhguesve ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe do të janë atje bashkë me to’, shkroi ambasadorja amerikane në Maqedoni, Kejt Brnz.
Pas hapjes së vendeve të votimit deri më tani është regjistruar një prishje e rendit dhe qetësisë në Shkup në vendvotimin në shkollën fillore “Petar Pop Arsov”, kur personi V.Sh.(47) e ka prishur rendin dhe qetësinë duke u kapur me përfaqësuesit e Këshillit Zgjedhor, ndërsa në një moment e ka tërhequr për cante përfaqësoesen e KZ, pastaj me telefon e ka fotografuar hapësirën, transmeton Almakos. Personi është arrestuar, është njoftuar edhe prokurori publik për udhëzime të mëtutjeshme. /Almakos/
Ministria e Punëve të Brendshme e ka publikuar fletëarrestin në ueb-faqen e saj të internetit për ish kryetarin e Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski, pasi që policia nuk e ka gjetur për ta dërguar në paraburgim, njofton Portalb.mk. Fletëarresti për Vlladimir Pançevskin “Vlladimir Pançevski, nga babai Zdravko, Nëna Cveta, është i lindur më 01.05.1974 në Shkup, me vendbanim në rrugën Dame Gruv nr. 7/5-15 në Shkup, kërkohet sipas fletëarrestit të Gjykatës së Velesit, në bazë të vendimit të gjykatës me të cilin i është shqiptuar paraburgim, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”,…

