Në oborrin e dy shtëpive të vjetra në fshatin Greshnicë të Kërçovës, u mbajt edicioni i gjashtë i manifestimit “Dasma tradicionale e shqiptarëve të Kërçovës”. Duke respektuar masat preventive në kushtet e pandemisë globale, Shoqata “Fortesa” edhe sivjet, në ambiente autentike, shpalosi traditat e moçme të organizimit të dasmës kërçovare, si një pasuri shumë e çmueshme kombëtare, e cila kohët e fundit është zbehur dukshëm nga trendet e zhvillimit modern. Me këtë rast u prezantuan këngët e melosit burimor dhe vallet popullore, kostumografia e rrethit të Kërçovës dhe gatimet tradicionale të kësaj ane, që janë pjesë e ritualeve të dasmës kërçovare. Përmes këngëve të melosit burimor dhe këngëve lirike të grave, jepen mesazhe për nusen e dhëndrin, për krushqit dhe të afërmit e nuses dhe të dhëndrit.
Ky projekt i Shoqatës “Fortesa”, që ngërthen vlerat e trashëgimisë tonë kulturore, është financuar nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Kërçovës.
Data 04.11.2026
Aktuale
- “Protesta do të vazhdojë, s’ka dyshim”, Koçeku: Duhet të marrë formë përfaqësimi dhe të jetë gati me një listë për Kuvendin
- GTA 6: Shkarkimi paraprak nis më 10 nëntor, përgatituni për një hapësirë të madhe
- Irena Beqiraj: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!
- (VIDEO) Gulam: Bullgaria të ndjekë shembullin e Kroacisë, të mos e bllokojë RMV-në
- (VIDEO) Mickoski: Po përballemi me një kërkesë artificiale
- Tragjedi në RMV: Gjenden të vdekur një vajzë 17-vjeçare dhe i dashuri i saj 21-vjeçar
- Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462
- (VIDEO) Rregulla të reja dhe kontrolle të rrepta , gjoba deri në 6.000 euro për pronarët e kafshëve



