Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vijimësinë e protestave, duke theksuar se çështja kryesore tashmë nuk është nëse ato do të vazhdojnë, por mënyra se si do të organizohen dhe do të përfaqësohen politikisht.
Në reagimin e saj, Koçeku kërkon krijimin e një konsensusi sa më të gjerë dhe që protesta, përveç pranisë në sheshet publike, të përgatitet për të pasur një listë përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë.
Ajo u bën thirrje qytetarëve për solidaritet dhe partive politike, të vjetra e të reja, që t’i hapin rrugë një organizimi të pavarur dhe legjitim të të rinjve.
Reagimi i plotë:
“Nuk asht ma çështja nëse protesta do të vazhdojë apo jo. Protesta do të vazhdojë, kjo s’ka dyshim. Çështja ma e rëndësishme sot asht se si protesta duhet të marrë nji formë përfaqësimi, të gjejë mënyrën e duhun për nji konsensus sa ma të gjanë dhe, përveçse aktive në sheshet publike, të jetë gati për nji listë përfaqësimi në institucionin ma të naltë të kësaj Republike, që asht Kuvendi i Shqipnisë.
Për këtë duhet solidaritet në popull dhe nji mirëkuptim prej të gjitha partive, të vjetra e të reja, që t’i lirojnë rrugë organizimit dhe përfaqësimit ma të pamvarun e ma legjitim të këtyne 35 viteve tranzicion, përfaqësimit të rinisë.”
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



