Në komunat Kërçovë, Makedonski Brod dhe Pllasnicë sot të drejtën e votimit e kanë realizuar gjithsej 682 persona – të sëmurë dhe të palëvizshëm. Votimi filloi në kohë, në orën 7 dhe deri në këto momente zhvillohet pa vështirësi, informojnë nga komisionet zgjedhore të këtyre tre komunave. Në Kërçovë të drejtë të votimit kanë 486 të sëmurë dhe të palëvizshëm, në Makedonski Brod kanë 130 persona dhe në komunën Pllasnicë nga kjo kategori e njerëzve të drejtë vote kanë 66 persona. Për ditën e zgjedhjeve nesër në Kërçovë të drejtën e votës e kanë 50.410 votues të cilët do të…
Author: Hamdi Kumanova
Votimi në Prilep për njerëzit e sëmurë dhe të pamundur po zhvillohet pa pengesa dhe pa probleme. Janë paraqitur për të votuar 489 persona. Në vendvotimin në shtëpinë për të moshuarit “Kiro Krsteski Platnik” për herë të parë votojnë vetëm të paraqiturit e regjistruar në këtë shtëpi pleqsh. Është dislokuar votimi i qytetarëve për mbrojtje më të madhe të të moshuarve në Shtëpi. Në shtëpi ka 126 persona, 44 janë paraqitur për të votuar dhe ata janë nga 17 komuna të vendit. Sipas, Zoran Peshoskit, nënkryetar i Këshillit zgjedhor, votimi është i qetë. Deri në mesditë, gjysma e 44 votuesve…
Votimi zhvillohet pa probleme në qendrën e votimit 2291/A në burgun e Shtipit. Vendvotimi është i hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në ora 21:00. Trajko Jolev, kryetar i vendvotimit 2291/A, thotë se të drejtë vote kanë 192 të dënuar nga 40 komuna, ndërsa deri në orën 10:00 të drejtën e tyre të votës kanë realizuar 59 të dënuar ose 25 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve në këtë vendvotim. Me qëllim për të përmbushur protokollet shëndetësore, dhoma në këtë burg është ndryshuar, kështu që tani votimi zhvillohet në sallën e lojërave për fëmijët e të…
Prej nesër deri më 15 dhjetor të këtij viti 117.122 qytetarë do të mund t’i shfrytëzojnë vauçerët për pushim në kapacitetet turistike vendore që i morën nga shteti. Vauçerët me vlerë prej 6.000 denarë, u janë ndarë personave me të ardhura deri në maksimum 15.000 denarë në muaj. Ata mund të zgjedhin se ku do të qëndrojnë për pushime verore ose dimëore përmes Platformës www.domasiedoma.gov.mk dhe www.pushimenevend.gov.mk në të cilën janë publikuar hotelet në dispozicion, apartamentet private, autokampet, pushimoret, banjat, të përfshira me këtë masë qeveritare. Vlerësimi i parë i kapaciteteve akomoduese është se njerëzit janë të interesuar për shfrytëzim…
Për të luftuar pandeminë e coronavirusit, Austria ka zgjeruar listën e vendeve që u ndalohen aderimet në aeroportet austriake, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me dekretin e ri, Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar listën nga 8 në 18 vende. Nga e enjtja, aeroplanët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti, nuk do të mund të ulen më në aeroportet austriake. Më herët ishte në fuqi ndalimi i fluturimeve nga Bjellorusia, Kina, Britania, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina. Deri në fund të korrikut do të anulohen fluturimet për në dhe nga Shkupi, Beogradi, Bukureshti, Kajro,…
Ndërmarrja qarkulluese publike Shkup njofton se gjatë ditës së nesërme do të punojnë tre zyra për shitjen e biletave. Nga ora 7 deri në 19 e 30 do të punojnë zyrat e biletave në Qendrën transportuese dhe Tregu i gjelbër, ndërsa nga 7 deri në 13 do të jetë e hapur zyra në Gjorqe Petrov.
Donacion i pajisjeve mjekësore mbrojtëse nga Republika Popullore e Kinës me vlerë rreth 250.000 euro iu dorëzua sot Armatës të Republikës së Maqedonisë të Veriut. Në pranim-dorëzimin në kazermën në Gjorçe Petrov morën pjesë sekretari i shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes Dragan Nikoliq dhe ambasadori kinez Xhang Zuo, të cilët theksuan se ishte aktivitet praktik i bashkëpunimit në mes dy armatave dhe se kinezët mbështesin sinqerisht popullin maqedonas në luftën kundër virusit. “Donacioni është nga Armata jonë Popullore dhe është simbol i mirë për të dëshmuar se miqtë e vërtetë shihen në fatkeqësi. Kina sinqerisht dëshiron të bashkëpunojë me RMV-në…
Pasi që dje në rrjetet sociale u publikua rezultati nga votuesit e prekur nga virusi korona dhe të izoluarit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor i demantojnë keto informacione dhe apelojnë te të gjithë qytetarët që të mos bien pre e atyre publikimeve në rrjetet sociale. “Kam parë disa publikime të tilla në rrjetet sociale. Fletëvotimet nga dje dhe sot janë mbyllur në zarf dhe në kutin e votimit dhe të njëjtat do të hapen nesër pasi të përfundojë procesi i votimit në ora 21:00”. tha zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani. Dje në Maqedoninë e Veriut 723 qytetar të prekur nga Covid-19…
Bordet zgjedhore kanë zhvilluar votimin që nga sot në mëngjes për të sëmurët, të pafuqishmit dhe të sëmurët kronikë që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa të drejtën e votës do ta ushtrojnë edhe të burgosurit, të paraburgosurit, personat në shtëpitë e pleqve dhe gjashtë personat e zhvendosur brenda vendit. Sipas të dhënave të fundit të KSHZ siç deklaroi në konferencën e mëngjesit zëdhënësi Admir Shabani, do të votojnë 8.843 të sëmurë, të pafuqishmit, të sëmurët kronikë që janë paraqitur për votuar. Votimi ka filluar gjithashtu në 13 burgje, ku 1.657 votues janë regjistruar në…
Me urgjencë dhe prioritet veprohet pas indikacioneve për vepra të kryera penale që kanë të bëjnë me zgjedhje, me çka njoftimet menjëherë dërgohen deri te prokuroritë themelore publike, informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Komisioni i Përkohshëm për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale që kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale nga Kreu gjashtëmbëdhjetë – Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votim nga Kodi Penal dhe vepra të tjera penale të cilat do të bëheshin gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e njofton publikun se në vazhdimësi i ndjek ndodhitë në lidhje me procesin…
Zv.ministrja teknike për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, ka reaguar në Facebook në lidhje me postimet në rrjetet sociale sa i përket zgjedhjeve të parakohshme. Ajo tha opinioni e ka të qartë se postimet lidhur me votimet janë shaka dhe të njëjtat nuk paraqesin vepër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ky reagim i Petrovskës vjen pasi gjatë ditës së djeshme drejtori i Kopshtit Zoolgjik, u ftua për bisedë informative në polici, për shkak të një postimi të tij në Facebook. “Nuk do të lejoj mashtrime dhe të pavërteta, e as të ngulfatet liria e shprehjes në çfarëdo mënyre. Jetojmë në shtet…
Mbrëmë në orët e vona, fshati Pallaticë është tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së një të riu 30 vjeçar. Sipas informatave të portalit “tetova1”, 30 vjeçari është ak sidentuar me motor në njërën nga rrugët e fshatit. Dhe për fatë të keq pl agët e ak sidentit ishin fatale për jetën e të riut. Gjatë ditës pritet të kemi konfirmim zyrtar nga organet e MPB-së në Tetovë. /tetova1/

