Hapat e ardhshëm në luftimin e korrupsionit janë vendosur në programin katërvjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga LSDM-ja, kështu thuhet komunikatën e kësaj partie për media.
“Qëllimi i përbashkët i Qeverisë dhe institucioneve është luftimi pa kompromis kundër korrupsionit për ta zhvilluar ekonominë, shoqërinë, jetën më cilësore të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Kjo parti thekson më tej se institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë dhe disiplinës dhe barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.
“Qeveria gjatë tre viteve i zgjidhi kontestet me shtetet fqinje dhe Maqedonia u anëtarësua në NATO dhe nisi bisedimet me BE-në, ndërsa tani vjen një periudhë stabile për të luftuar ekonominë në të zezë, krimin dhe korrupsionin, pastrimin në gjyqësi etj”, thotë partia në pushtet.




