Me vendosjen e konceptit të ri të sigurisë në komunikacionin rrugor të emërtuar si “Qytete të sigurta” (Safe City), Qeveria e re synon përmirësimin e sigurisë në qendrat urbane. Kjo pikë është pjesë e programit të punës së Qeverisë, për të cilën bashkërisht janë pajtuar ta realizojnë LSDM dhe BDI, në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ky projekt siç thuhet në Programin qeverisës, nënkupton rregullim të qartë dhe rigoroz të shpejtësisë në vendbanimet, vendosjen e kamerave për kontroll të respektimit të rregullave dhe shpejtësisë, si dhe automatizim të plotë të procesit të gjobave dhe lidhjen e tyre me targën e automjetit.
“ Safe City do të fillon nga udhëkryqet dhe bulevardet kryesore, dhe përmes fazave do të shpërndahen në qendrat urbane. Nëpër rrugë do të vendosim radar mobil dhe kamera për shkak se numër i madh i viktimave në aksidentet e komunikacioni janë si rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme dhe mos respektimin e kufizimeve. Do t’i modernizojmë edhe pikat kufitare me instalimin e lexuesve digjital të targave të regjistrimit. Sistemin e mbikëqyrjes të vijës kufitare do të përforcojmë me rritjen e kamerave mobile, me këtë do të racionalizohen resurset njerëzore dhe do të arrihet efikasitet dhe kontroll më i madh mbi kufijtë”, thuhet në Programin e Qeverisë së re.
Duke synuar avancimin e pagesës së gjobave në Programin në fjalë, theksohet se Qeveria do të propozoj ligje ku do të parashihen afate për pagesën e gjobave të cilat nuk varen nga “faktori njeri”.
“Të gjitha të dhënat, xhirimet, fotografitë do të jenë të mbrojtura, por do të mund të shfrytëzohen edhe për përcaktimin përgjegjësisë eventuale të atyre që e mbrojnë një sjellje të tillë. Gjobat në komunikacion do të jenë të shkallëzuara dhe të lidhura me të hyrat e kryerësit”, thuhet mes tjerash në Programin e punës të Qeverisë së re.
Krahas sigurisë në komunikacion, Qeveria e re premton se do ta finalizoj edhe konceptin e “Policit të lagjes”. Një nisëm e tillë viteve të kaluara është zbatuar në disa komuna në vend. Por, kësaj radhe në programin e Qeverisë, qëndron se do të plotësohen të gjitha vendet për policët e uniformuar. Sipas tyre prezenca më e madhe e policëve të uniformuar në lagjet e vendit do t’i dekurajoj kriminelët dhe do t’i qetësoj qytetarët. Cak tjetër të cilët dëshirojnë ta arrijnë më këtë masë, siç thuhet në Programin e Qeverisë së re është krijimi i afërsisë mes qytetarëve dhe policisë.
“Rendi në shtet nuk varet vetëm nga policia dhe gjyqësori. Ai shfaqet edhe në respektimin e rregullave në çdo hap: në shitore e barnatore, në pjesët komunale dhe në biznes, në zërim dhe pastërti…Institucione kyçe në këtë fushë janë inspektoratet. Mos besimi i qytetarëve dhe biznesit në efikasiteti dhe anshmërinë e inspektorëve shtetërore dhe lokale ende është i lartë. Për këtë arsye do të reformojmë sistemin dhe rregullat në mbikëqyrjen e inspektorëve. Një zëvendëskryeministër do t’i koordinon të gjitha inspektoratet. Për gati një vit do ta risim numrin e inspektorëve, ndërsa do ta dyfishojmë numrin e inspektorëve për mjedisin jetësor dhe atë të tregut”, thuhet në Programin në fjalë. Fshehja apo mos veprimi në raste konkrete sipas Programin qeverisë do të rezultojë me përgjegjësi.
Një premtim i parealizuar nga qeverisja e kaluar, e që është përfshirë në këtë Program të Qeverisë është edhe themelimi i Policisë Komunale. Në sqarimin e kompetencave dhe organizimit të kësaj strukture, thuhet se ajo do të jetë nën kompetencat e pushteti lokal dhe për detyrë do të ketë vendosjen e rendit nëpër komuna dhe në qytetin e Shkupit. Parashikimet janë që në këtë organ të ri komunal të marrin pjesë pjesëtar të pensionuar të ushtrisë dhe policisë. Krahas pensionit mujor që pritet ta marrin, ata do të fitojnë edhe në kompensim shtesë për angazhim e dhënë.




