Risia e Qeverisë është Zëvendës Kryeministri i parë
Për herë të parë, Qeveria merr Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e parë të Sistemit Politik, një pozicion që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Artan Grubi informon TetovaSot.
Artan Grubi, 43 vjeç, ka kryer doktoraturën në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Politike . Artan Grubi ka diplomuar dhe magjistruar për gazetari në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ka doktoruar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Politike, dhe aktualisht është edhe ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tetovës.
Zgjedhja e qeverisë kërkon një shumicë të thjeshtë, pra 61 vota, dhe koalicioni qeveritar i LSDM-së dhe partive të tjera nga koalicioni “Ne mundemi”, BDI dhe PDSH, ka një shumicë parlamentare prej 62 deputetësh në Kuvend.




