Seria e fitoreve të VMRO-DPMNE-së përfundoi me ardhjen e Hristian Mickoskit në krye të partisë. Sot formohet për herë të dytë qeveria e Zoran Zaevit, i falënderim më të madh i detyrohet Mickoskit i cili është kryetar i VMRO-DPMNE-së, vlerësoi sot në konferencë për shtyp Filip Petrovski, një nga iniciatorët për kongres të jashtëzakonshëm të partisë më të madhe opozitare.
“Nëse do të ishte pak më i mençur Hristian Mickoski, Zaevi nuk do të ishte për herë të dytë mandatar dhe të formojë qeveri. Sot në Kuvend zgjidhet qeveria. Për fat të keq, ajo qeveri nuk është ajo qeveri për të cilën Komiteti ekzekutiv dhe qendror e autorizoi Mickoskin ta formojë, por zgjidhet qeveria e Zaevit”, tha Petrovski.
Kjo, shtoi, është edhe një nga seria e humbjeve që pësoi Mickoski dhe sot e humbë betejën e fundit, përkatësisht e humbë betejën për përbërje të qeverisë.
Duke u përgjigjur në ypetje të gazetarëve, tha se “gjatë fushatës VMRO-DPMNE është reklamuar në mediume të cilat janë nën kontroll të tyre, për pka janë paguar rreth 227 mijë euro dhe se ato janë kryesisht mediume të cilat nuk kanë lexueshmëri, megjithatë shërbej në për propagandë dhe me mediume të tilla ata formojnë një pasqyrë se kjo ishte fitore”.
Askush nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk mund askund të shohë fitore dhe është koha të ndërpritet kjo mënyrë e trajtimit të opinionit dhe posaçërisht anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së”, theksoi Petrovski.
Ai i dënoi edhe kërcënimet ndaj anëtarëve të këshillit iniciator, tha se edhe ai ka vazhdimisht kërcënime por se nuk i konsideron serioze.
Petrovski e dënoi edhe dhunën ndaj grave, sepse, siç tha, Vesna Damçevska Ilievska nga këshilli iniciator dy herë është deputete e VMRO-DPMNE-së ishte maltretuar brutalisht nga të dënuar të cilët ishin vite të gjata në burg. Ai i bëri thirrje Mickoskit publikisht të distancohet nga, siç tha, shfrytëzimi i nëntokës politike në ruajtjen e fronit të tij.




