Author: Hamdi Kumanova

“Gjermania ishte dhe do të jetë partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë ta mbështesë me të gjitha forcat”, tha sot ambasadorja e re gjermane në Shkup, Anke Gizela Holshtajn, në dorëzimin e letrave akredituese tek presidenti Stevo Pendarovski. Ambasadorja Holstein, tha se Maqedonia e Veriut në vitet e kaluar ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimeve euroatlantike. “Anëtarësimi në NATO, marrëveshjet e rëndësishme me vendet fqinje Greqinë dhe Bullgarinë dhe së fundi drita e gjelbër për nisjen e negociatave me BE-në, janë suksese për të cilat ju uroj me gjithë zemër”, tha ambasadorja. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA përshëndesin dhe mbështesin plotësisht nismën e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për 5 pikat ku duhet sjellur ndryshime drastike në sistemin arsimor të paraqitura sot, më 8 korrik. Programi “Shtet për të gjithë” i Koalicionit fitues Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA ka si një ndër shtyllat kryesore ndërtimin e shtetit të mirëqenies që kultivon dhe ruan kapitalin njerëzor. Arsimimi dhe kompetencat profesionale janë themeli i zhvillimit njerëzor dhe shtytësi më i rëndësishëm i rritjes afatgjatë ekonomike, mirëqenies dhe konkurrueshmërisë në ekonominë globale. Fatkeqësisht, arsimi është një nga sektorët më të shkatërruar nga politizimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, tha se në këtë institucion për dy vjet e gjysmë janë realizuar 40 punësime. Ai deklaroi se për momentin në Kërçovë nuk ka mjek të papunë, që sipas tij është rezultat i mirë i investimit tek mjekët e rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Duke pasur parasysh edhe masat tjera që si Ministri e Shëndetësisë i kemi zbatuar, është stazhi i paguar prej gjashtë muajve për mjekët e rinj, që ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme. Nuk ka institucion shëndetësor që nuk është rritur kapaciteti i kuadrove për…

Lexo më Shumë

Për shkak të punëve teknik në elektro-sistemin e Qytetit të Shkupit, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa rrugë të komunave Çair, Gjorçe Petrov, Qendër, Gazi Babë, Butel dhe Karposh. Siç informon QRMK – Shkup, në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Atanas Babata” nr. 26 dhe katër shtëpitë e rrethinës në rrugën e njëjtë. Nga ora 09:00 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e rrugës “1409” dhe një pjesë e shfrytëzuesve rreth “BK mebel” si dhe Stacioni hekurudhor në Gjorçe Petrov. Në periudhën nga ora 09:00-13:00 shfrytëzuesit e…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi Кonkursin për pranim të studentëve të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në shtëpitë shtetërore të studentëve dhe objekte të tjera për vendosje në vend për vitin akademik 2020/2021. Në 12 objekte akomodimi, të lira janë gjithsej 5419 vende. Prej tyre, për studentë të regjistruar në vitin e parë janë dedikuar 1083 shtretër, ndërsa për studentë të cilët janë regjistruar nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë dhe për absolventë janë të lira 4336 vende. Në pesë shtëpi të studentëve dhe objekteve akomoduese në Shkup, të lira janë gjithsej 4015 shtretër…

Lexo më Shumë

Fushata elektorale e partive politike në Maqedoninë e Veriut, ka hyrë në javën e fundit para zgjedhjeve më 15 korrik, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre në takimet me simpatizantët, edhe pse në tubime të kufizuara dhe me masa mbrojtëse për shkak të pandemisë, kanë ofruar pothuajse gjithçka, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, investime, rritje pagash, pensione për të papunët, ulje taksash e premtime tjera. Por, drejtuesit e tyre fare nuk kanë sqaruar se si mund të realizojnë këto premtime në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vend për shkak të koronavirusit, që ka paralizuar thuajse të gjitha kapacitetet ekonomike, si…

Lexo më Shumë

Kolonel Dritan Demiraj njëri ndër ushtarakët më të njohur shqiptar, i njohur ndryshe edhe si Babai I forcave speciale moderne të ushtërisë shqiptare një ndër figurat më të respektuar në mbarë hapësirat shqiptare, sot në një postim në rrjetin e tij në facebook Ju ka bë thirje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të përkrahet Koalicioni ASH dhe AAA duke e mbështetur Ziadin Selën, Arbën Taravarin. Kolonel Demiraj ka vlerësuar se zgjedhjet e 15 Korrikut kanë një rëndësi të vecantë politike për bashkëpatriotët shqiptar dhe për të ardhmen e tyre. Ai si Kolonel që ka shërbyer në shumë misione ndërkombëtare…

Lexo më Shumë

CIVILi e filloi nismën “Glasaj/Voto” në mediat sociale për të inkurajuar qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të dalin në votime më 15 korrik. Zgjedhjet erdhën në një kohë të pandemisë kur mbrojtja e shëndetit publik ishte përparësi. Prandaj, CIVILi bën thirrje për të hedhur votë, por edhe për aderimin maksimal të masave të mbrojtjes nga koronavirusi në ditën e zgjedhjeve. Figura të njohura publike, aktivistë qytetarë, aktorë, muzikantë, gazetarë e njohën rëndësinë e të drejtës së votës dhe pse pjesëmarrja më 15 korrik është e nevojshme dhe e mbështetën nismën e CIVIL-it. Kështu, kjo nismë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (07.07.2020) në Sektorin për Punë të Brendshme është denoncuar se në Spitalin e Qytetit është sjell një 16 vjeçar nga Shkupi me plagë të shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Çairit, pas një zënke verbale mes 16 vjeçarit dhe dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve i ka shkaktuar plagë me thikë. Policia po punon në zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Oliver Spasovski ka deklaruar se gjatë ditës do të shqyrtohet kërkesa e Komisionit për Sëmundje Invektive dhe do të miratohet një vendim. Kjo deklaratë e Spasovskit pasoi pas propozimit të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) që prej ditës së nesërme shtetasit e Serbisë, Kosovës, BeH dhe Malit të Zi, për të hyrë në vendin tonë, detyrimisht të posedojnë PCR test negativ për Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela theksoi se barazia është kushti kryesor i koalicionit të tyre që nënkupton barabarësinë para ligjit dhe barabarësi në të gjitha sferat në shtet.Ai këtë e theksoi në emisionin “200” në Alsat-M. Duke folur për ecurinë e fushatës, programin,vizionin dhe planin qeverisës të Koalicionit ,,Tash është Koha” Ziadin Sela ka thënë: “Programi jonë i titulluar,,shtet për të gjithë” ka dimensionin e barabarsisë para ligjit për çdo qytetarë pa dallim përkatësie etnike, jo vetëm para organeve të adminiatratës por mbi të gjitha barabarësia para organeve të drejtësisë, me fjalë të tjera, Ziadin Sela është…

Lexo më Shumë

Filloi skiningu falas i gazetarëve dhe punëtorëve mediatik për Kovid-19. Pas punëtorëve shëndetësorë dhe policisë, edhe ata u gjendën në vijën e parë të betejës kundër pandemisë. Me raportimin e përditshëm në terren ata në mënyrë shtesë janë të ekspozuar në rrezikun që të infektohen me virusin. Me kërkesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Ministria e shëndetësisë organizon skrining falas për gazetarët dhe punëtorët mediatik. “Skriningu ka filluar dje dhe çdo ditë në Institutin për imunologji vijnë grupe të organizuara të gazetarëve nga redaksione të ndryshme. Në këtë fazë të parë të skriningut, së pari testohen redaksionet më të…

Lexo më Shumë