Me 28.08.2020 në ora 21.40 në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” në hyrje për në Republikën e Maqedonisë Veriore, pas kryerjes së kontrolleve në kufi është konstatuar se G.A.(33) nga Republika e Shqipërisë po evidentohet në evidencat operative me masën “arresto” me kërkesën e Interpolit nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos.
Ai është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.



