Me 28.08.2020 në ora 20.15 është lajmëruar se në Shkup në udhëkryqin nga rruga “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rrugës “Bosnja dhe Hercegovina” ka ndodhur një aksident trafiku midis motocikletës “hjundai” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.K.(32) nga Demir Hisari, dhe veturës së tipit “opel astra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.E.(20) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Gjatë aksidentit është lënduar rëndë shoferi D.E., ndërsa janë lënduar lehtë bashkëudhëtarja nga e vetura e njëjtë L.E.(45) dhe shoferi i I.K., lëndime këto të konstatuara nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri”.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.



