Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruat propozim për aktakuzë ndaj ish kreut të Gjykatës Supreme, i cili ngarkohet për kryerjen e veprës penale – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, sipas nenit 353 alinea 2, paragrafin 1 nga Kodi Penal. Më 30 nëntor 2018, i pandehuri, si zyrtar – Kryetar i Gjykatës Supreme në Republikën e Maqedonisë, ka marrë vendime individuale për të gjithë gjykatësit në Gjykatën Supreme, me çka ka përcaktuar shtesë të pagës për 35% nga paga bazike, që sipas ligjit ju takon gjyqtarëve në kushte të veçanta pune, kur ka rrezikshmëri të lartë dhe konfidencialitet gjatë…

Lexo më Shumë

Personat që ndodhen në izolim për shkak të coronavirusit, deri nesër kanë mundësi të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e 15 korrikut. Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, rreth 5 mijë persona ndodhen në izolim, ndërsa vetëm 19 prej tyre janë paraqitur për të votuar ditën e hënë, e cila është rezervuar për personat që janë infektuar me COVID-19 dhe që ndodhen në izolim. Afati për paraqitjen e tyre skadon nesër në mesnatë, por duke pasur parasysh se vetëm 19 persona janë paraqitur, nuk pritet që ky numër të ketë rritje të madhe. Prej 19 personave, 4 janë…

Lexo më Shumë

Në tri biseda të reja të cilat sot u publikuan në kanalin Jutjub nga “Ripërtëritja e regjimit” dëgjohet se si bartësi i listës në njësinë e tretë zgjedhore nga VMRO-DPMNE, Igor Janushev me ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dakordojnë shkyçjen e ashensorëve derisa qytetarët shkojnë për votim. Në njërën prej bisedave dëgjohet si Janakieski e pyet Janushevin se sa është i kënaqur nga zgjedhjet ndërsa në një “bombë” tjetër dy bashkëbiseduesit dakordojnë shkyçjen e energjisë elektrike në disa vende të caktuara në kohë të caktuar. /MIA

Lexo më Shumë

Faleminderit për këtë dhuratë të këndshme s’kam ndonjë portret për ta hedh aty po si do që të jetë faleminderit. Tek dëgjoja paralajmërimin për të marrë fjalën u përmenden fjalë të pamposhtur , e pamposhtur është Kumanova prandaj jam unë sot këtu sepse ju e rritët djalin tuaj Feta Alimin i cili më mjekoj e më shpëtoj dhe të cilit unë ia kam gjithë jetën time borxh, atij dhe Kumanovës. E Kumanova është kala e kur është aty të mbrojtur janë shqiptarët. I nderuari Glauk faleminderit, për këtë përkrahje tuajën dhe Vetëvendosjes, sepse e kemi shumë të nevojshme dhe bëj…

Lexo më Shumë

Të dashur aktivistë, të dashur simpatizantë, i dashur miku im Ziadin dhe miku im Glauk. Po ju them mirë se erdhët në Kumanovën time, për shkak se këtë vend e ndjej sikur me qenë vendlindja ime, andaj mirë se erdhët. Ju përshëndet të gjithëve që jeni prezent, edhe ministrin e kulturës, kryetarët, kandidatët për deputet, znj. Bujare Abazi të cilës i kam thënë se ku do që shkoj betejën e bëj për numrin katër. Kur e them fjalën Kumanovë, më asocon në tre gjëra të bukura, prandaj dua që përmes këtyre tre gjërave sonte t’ju drejtohem e ti them disa…

Lexo më Shumë

Pjesa më e madhe e gjurmëve ekologjike e cila ndodh falë transportit del nga shfrytëzimi i automobilave privat. Sipas anketës së realizuar me qytetarët e Shkupit, 56,65 për qind shfrytëzohen për nevojat personale si mjet themelor për transport deri në destinacionet e përditshme. Si rezultat i vozitjes në kushte të tilla të turmave në komunikacion, djegia e karburanteve është më e madhe dhe kështu në mënyrë drastike rritet krijimi i gazave të qelqtë mes të cilëve edhe co2. Siç është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit – zivotnasredina.skopje.gov.mk, ndarja e automjetit me kolegët e punës mund të na…

Lexo më Shumë

Dita e zgjedhjeve po afron, gjithsesi, po afron edhe fitorja e shqiptarëve. Më shumë se kurrë, shqiptarët në rajon, me subjekte të ndryshme politike, u bashkuan, i bashkuan forcat dhe fituan. Opinion nga Ramiz Lladrovci Kështu ishte në Malësinë e Madhe dhe fitoren e madhe në Tuz. Ashtu ishte në Luginën e Preshevës, u shënua një fitore e madhe, sikur edhe deputetja shqiptare në Kroaci, në Zvicër apo Suedi, apo deputetëve në nivel lokal në Gjermani. Kudo janë bashkuar votat e shqiptarëve, kishte sukses. Por, a mund të bashkohen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, për Kryeministrin shqiptar? Mund të bashkohen…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot (14:00) do ta vizitojnë Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, si dhe spitalin që është në ndërtim e sipër 100 metra nga ky objekt shëndetësor. Sipas paralajmërimeve, me spitalin në ndërtim e sipër, Kërçova do të bëhet me një qendër të re mjekësore, me vlerë prej rreth 200 milionë denarë.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar propozim për lëshimin e urdhrit ndëshkues ndaj gjithsej 12 personave për vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” sipas nenit 206 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Sipas Prokurorisë Publike, të pandehurit nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat dhe urdhrat që përcaktojnë masa për të luftuar dhe parandaluar përhapjen e sëmundjes infektive KOVID-19. Ata nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për të ndaluar grupimin e më shumë se pesë personave në vende publike. Prokurori publik kompetent propozoi që secili nga të pandehurit të gjobitet me 100 gjoba ditore, kurse lartësia e një…

Lexo më Shumë

Në Spitalin për Gjinekologji dhe Akusheri “Nëna Terezë” në Çair, për herë të parë pas katër dekadave janë rinovuar nëntë sallat për operacione gjinekologjike. Bëhet fjalë për rikonstruimin e hapësirave prej 420 metrave katror, me rinovimin e nëntë sallave ekzistuese për operacione dhe vendosjen e furnizimit qendror për gaz, si dhe renovimin e departamentit për mjekim intensiv dhe reanimacion, në vlerë prej 86.061.823 denarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ministria e Shëndetësisë thekson se paralelisht me aktivitetet për rikonsturim dhe sigurim të pajisjeve të reja mjekësore, është kryer edhe plotësim të kuadrit dhe avancim të të punësuarve. Në tre vjetët e fundit…

Lexo më Shumë

Mjekja Nina Caca Biljanovska e cila u shkarkua nga pozita drejtoreshë e Klinikës Shtetërore për sëmundje të lëkurës, përshkak se në fillim të pandemisë nuk kishte treguar se është kthyer nga Italia dhe ka shkuar në vendin e punës duke mos u vetizoluar, dhe ndërkohë kishte infektuar 6 kolegë, tani është kthyer në vendin e saj të punës. Drejtoresha Biljanovska madje mori padi penale nga policia, ndërsa Prokuroria Publike propozoi që e njejta të dënohet me gjobë prej 10 mijë eurove. Dhoma e mjekëve pret aktvendim të plotfuqishëm me çka do të vendosë nëse do i meret lisenca për punë,…

Lexo më Shumë