Në Universitetin e Tetovës vijon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021. Në ditën e parë dhe të dytë, interesimi i kandidatëve – studentëve të rinj ka qenë sipas parashikimeve të drejtuesve të njësive akademike – fakulteteve.
Ata thonë se oferta arsimore – shkencore e këtij institucioni, ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të cilët aplikojnë në programet dhe drejtimet studimore që i ofron Universiteti i Tetovës.
Puna efikase e shërbimeve administrative, informacioni i pasur me udhëzimet e detajuara për mënyrën e aplikimit elektronik, kanë ndikuar që ky proces të zhvillohet normalisht edhe në kushte pandemie.
Autoritetet e Universitetit, presin që regjistrimet në këtë institucion, të zhvillohen me këto ritme dhe të plotësohen pjesa dërmuese e vendeve të lira të shpallura në konkursin e këtij viti. Afati i parë i regjistrimit do të jetë i hapur deri më 28 gusht (e premte).https://www.facebook.com/v8.0/plugins/post.php?app_id=1260566287360420&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df36932c1bbd67d4%26domain%3Dina-online.net%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fina-online.net%252Ff11af2f14b1359%26relation%3Dparent.parent&container_width=0&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F338685373241583%2Fphotos%2Fa.1010609379382509%2F1010613772715403%2F%3Ftype%3D3%26theater&locale=de_DE&sdk=joey&width=696




