Shkruan: Hamzi Ibraimi
Të gjithë shpresuam që fillimi i vitit 2020 do të jetë një vit ku do të ketë lumturi, do të ketë ndalje të luftërave nëpër botë dhe ku do të mbizotrojë paqja. Por për fat të keq ky vit na erdhi me një befasi më ndryshe. Ky vit na solli virusin e ashtuquajtur Covid-19 i cili goditi mbarë botën dhe ku infektoi miliona njerëz dhe mori shumë jetë, u bë arsyeja që jeta të ndryshon dhe çdo lëvizje e njeriut të jetë e kufizuar.
Dalja në skenë e virusit Covid-19 bëri që çdo vend të vëndojë masat kufizuese për tu mbrojtur nga ky virus. Për fat të keq ky virus ndryshoi rrjedhjen si në aspektin ekonomik po edhe atë shëndetësor e arsimor. Në të gjithë botën filloi karantina dhe çdo gjë u zëvendësu me Online u mbyllën çerdhet, shkollat dhe universitetet. Çdo gjë filloi të zhvillohet nëpërmjet platformës Online.
Por, lind pyetja se sa ishte dhe sa do jetë efektive kjo mënyrë nëse vazhdon kjo gjendje me përhapjen e Covid-19?
Nëse ndalemi dhe shikojmi vendet më të zhvilluara si ato Evropiane dhe Perëndimore, por edhe R. e Turqisë do të shohim një efekt më ndryshe të zhvillimit të ligjeratave dhe mësimdhënies online. Ndërsa nëse ndalemi dhe shikojmi vendet më pak të zhvilluara si pjesa e Ballkanit ku bëjnë pjesë Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercergovina dhe Sërbia do të shohim se mësimdhënia online në një farë mënyre ka dështuar ngase nuk ka treguar efekt të duhur ligjërimi online.
Ndërsa tek ne në Maqedonin Veriore vetëm se fillimi i shtatorit po afrohet ndërsa Ministria e Arësimit dhe Shkencës ende është në gjumë dhe nuk dinë se çka dhe si të veprojë këtë vit. Edhe pse në vendin tonë vetëm se arsimi është i degraduar dhe i shkatërruar por nëse vazhdon mësimdhënia online atëherë arsimi në vendin tonë do të jetë në vdekje klinike. Dhe gjenratat të cilat do të kryejnë këtë vit do të jenë analfabetë ngase në munges të kushteve Ligjëratat Online do të dështojnë ngase jo çdo kush i ka kushtet që ti ndjekë mësimet online.
Të gjithë ne duhet të mësohemi të jetojmë me këtë realitet dhe çdo njëri prej nesh duhet të jetë i kujdesshëm dhe ti respektojë masat dhe rekomandimet që do ti vëndojë Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Infektim bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Mësimi duhet të vazhdojë me prenzencë në bankat shkollore ngase nëse vazhdon mësimdhënia online do të kemi pasoja edhe më të mëdha tek nxënësit dhe studentët sepse jo vetëm se do të dështojnë në marrjen e dijes por në një mënyrë atyre do të ju prishet edhe psikilogjia dhe kjo mund të lë pasoja edhe më të mëdha tek çdo njëri prej nesh.