Në qershor të këtij viti, 75.3 për qind e energjisë elektrike të shpenzuar në vend ka qenë nga burimet vendore, tregojnë të dhënat e Entit shtetërorë për statistikë (ESHS).
Konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë në qershor është: 477 863 megavat orë energji elektrike, 18.229 milion metër kub gaz natyror, 294.530 ton qymyrguri dhe 83,355 ton produkte të naftës.
Nga konsumi i përgjithshëm i qymyrgurit, 94.6 për qind llogariten nga prodhimi i energjisë elektrike.



