Andi Smarik
Liberalizmi përcakton kushte në të cilat dalin institucione të paparashikueshme por të dobishme për shoqërinë dhe kjo është arsyeja pse duhet të mbrohet nga manipulimet.
Konservatorët amerikanë mund të përparojnë debatin aktual mbi të ardhmen e liberalizmit duke artikuluar më mirë ndryshimin midis lirisë dhe produkteve të lirisë. Kjo do të thotë se ne duhet të dallojmë konceptin e individëve të liruar nga institucionet e paçmueshme që individët e liruar krijojnë me kalimin e kohës.
Një pjesë e pakënaqësisë së sotme ndaj liberalizmit buron nga pikëpamja se kur shteti e bën punën e vet si çlirimin e njerëzve nga detyrimi dhe mundësimi i tyre të bëjnë atë që ata dëshirojnë, shoqëria bëhet një koleksion i individëve të atomizuar, të tjetërsuar, të irrituar dhe të polarizuar. Sipas kësaj pikëpamje, liberalizmi pengon jetën e mirë duke parandaluar solidaritetin dhe bashkësinë, gjërat të cilat mund të na japin lumturi, stabilitet dhe kuptim. Në të vërtetë, nëse e kuptojmë liberalizmin si maksimizimin e të drejtave individuale, do ta përqendrojmë vëmendjen tonë te qytetarët e çliruar. Do të gjykojmë suksesin e shoqërisë deri në masën ku një individ mund të thotë atë që dëshiron, të zotërojë atë që dëshiron, të bëjë atë që dëshiron, etj.
Por kjo është një kuptim i gabuar i “shkurtër”i lirisë. Pasqyron lirinë të cilën e gëzojnë qytetarët në një moment në kohë. Sidoqoftë, liria duhet të kuptohet si rregulla të cilat vendosin njerëzite gjallë, të cilët frymojnë në lëvizje. Në botën e vërtetë liria do të thotë qytetarë të lirë në veprim me kalimin e kohës. Ne nuk ekzistojmë në animacion të pezulluar dhe shoqëritë tona nuk materializohen befas nga hiçi. Individët e lirë vazhdimisht ndeshen me njëri-tjetrin dhe nga të gjitha ato ndërveprime ne mësojmë se si të ndërtojmë shoqëri të shëndetshme. Pra, liberalizmi është i dukshëm jo vetëm për premtimet e ngjyrosura në pergamenë, por për mënyrën se si ai krijon kushte në të cilat dalin institucione të paparashikueshme, por me përfitime shoqërore.
Produktet e lirisë
Një mendje e shkëlqyer mund të studionte rregullat e futbollit dhe kurrë nuk do mund të parashikonte që formacioni “I” do të përfundonte si një parapërgatitje klasike për lojtarët sulmues para kthimit të topin mbrapa. I njëjti gjeni mund të studionte rregullat e shahut dhe të mos parashikonte që ndryshimi i Najdorfit i “Mbrojtjes Siçiliane” do të bëhej një hapje thelbësore. Vetëm kur shikohen miliona ndeshje dhe kur luhen miliarda lojëra shahu, dalin këto strategji të shëndosha. Për të qenë e qartë, ato strategji nuk gjenden askund në rregulla. Kjo ndodhë kur njerëz të vërtetë veprojnë brenda parametrave të vendosuravazhdimisht e si rezultat zbulohen zgjidhje të fuqishme.
Një version i kësaj njohurie gjendet në teorinë e lojërave. Rregullat e “dilemës së të burgosurit” duket se çojnë në mënyrë të pashmangshme deri te një rezultat përgjithësisht jo optimal. Por luajeni atë lojë mijëra herë në një turne me pjesëmarrës të tjerë dhe shfaqet strategjia e padiskutueshme por optimale e “syrit për sy”. Lojëra të tilla “të përsëritura” tregojnë se përmes veprimtarisë brenda rregullave me kalimin e kohës ne grumbullojmë mençurinë e nevojshme për të pasur sukses brenda këtyre rregullave. Ne mund t’i quajmë strategji të tilla “emergjente”, “spontane”, “të paplanifikuara” ose diçka tjetër. Por ne duhet t’i njohim si të tilla siç janë: përgjigje të zhvilluara, të bazuara në përvojë ndaj kushteve të vendosura.
Duhet ta kuptojmë vetë liberalizmin si një reagim të zhvilluar të bazuar në përvojë ndaj gjendjes njerëzore. Për shembull, gjatë rrjedhës së gjeneratave disa shoqëri kuptuan rrezikun e centralizimit të autoritetit, duke i penguar njerëzit të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe duke i lejuar shtetit të zaptojë shtëpitë dhe të konfiskojë pronat. Me kalimin e kohës, disa nga këto shoqëri nxitën zhvillimin e koncepteve si të drejtat natyrore, qeveritë si mbrojtës të lirisë, barazinë politike, sundimin e ligjit dhe pëlqimin e qeverisur. Këto shoqëri gjithashtu ndihmuan në krijimin e rregullave konkrete, si ndarja e degëve të qeverisë, numërimi i kompetencave shtetërore dhe mbrojtja e të drejtave eksplicite individuale. Megjithëse disa nga këto ide dhe praktika i paraprinë liberalizmit të epokës së Iluminizmit, së bashku ato ndihmojnë në përcaktimin e liberalizmit bashkëkohor.
Por pasi qeveria ishte e kufizuar dhe individët u çliruan, mësimet nuk pushuan. Shoqëritë e lira tani kishin individë të lirë duke u ndeshur me njëri-tjetrin. Dhe nga ato ndërveprime gati të pafundme me kalimin e kohës, këto shoqëri prodhuan përgjigje evolucionare, të bazuara në përvojë ndaj gjendjes njerëzore pasi ekzistojnë brenda rregullave të liberalizmit. Ne e shfrytëzuam lirinë tonë për të zhvilluar mjete për të forcuar pikat e forta dhe për të zvogëluar rreziqet e individëve të çliruar. Këto mjete duhet të konsiderohen si produkte të lirisë.
Një pjesë e madhe ekzistojnë jashtë qeverisë si institucione ose “formacione shoqërore”, si traditat, zakonet dhe normat. Për shembull, duke realizuar kostot e shprehjes së pakursyer, shoqëritë krijuan rregulla të qytetërimit. Duke vlerësuar nevojën për komunitet, pavarësisht autonomisë ligjore, ata zhvilluan një plejadë të shoqatave vullnetare dhe qytetare. Duke njohur rreziqet e sjelljes së parregulluar, ata zhvilluan norma të sjelljes shoqërore. Lista vazhdon: shkolla, gazetari lokale, guxim, kuzhina me supë, guxim, martesë, bamirësi, vullnetarizëm, fabula, etj. F.A. Hajeku vuri në dukje qartë se shtetet liberale zhvillojnë një nderim për institucionet, zakonet dhe traditat e tilla organike. “Aq paradoksale sa mund të tingëllojë”, ai shkroi te“Liria, Arsyeja dhe Tradita”, “ndoshta është e vërtetë që një shoqëri e lirë nga suksesshme do të jetë gjithmonë në një masë të madhe një shoqëri e lidhur me traditën”.
Por disa produkte të lirisë marrin formën e veprimit të qeverisë, zakonisht lokale dhe shtetërore. Kjo do të thotë midis lirive tona është e drejta për t’u përfshirë në procesin e krijimit të rregullave të qeverisë demokratike të ligjshme. Siç shkroi G.K. Çestertoni: “Liria e formimit të ligjeve është ajo e cila përbën një popull të lirë”. Në të vërtetë, Kushtetuta jonë nuk është thjesht një listë e lirive individuale; ajo ka për qëllim plotësisht të kultivojë vetëqeverisjen pjesëmarrëse. Neni i saj i I-rë krijon një legjislaturë të zgjedhur në mënyrë demokratike, tëdetyruarpër formimin e ligjeve; neni i IV-të i saj garanton një formë qeverisjeje republikane në secilin shtet; Amendamenti isaj i 10-të u jep shteteve dhe nënndarjeve të tyre autoritetin të sjellin ligje gjerësisht nën “kompetencat e policisë”.
Më e rëndësishmja, ligjet të cilat dalin në një republikë demokratike nuk bien nga qielli dhe ato rrallë janë rezultat i spekulimeve dhe arsyetimit. Në vend të kësaj, atozhvillohen nga traditat dhe përvojat e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre. Njerëzit të cilët jetojnë në liri mësojnë mësime në lidhje me formimin e familjes, vjedhjen, vandalizmin, pastrehësinë, përdorimin e tokës, licencimin profesional, shitjen e alkoolit, taksimin, lojërat e fatit e shumë më tepër. Nëse një komunitet arrin një konsensus për një çështje të tillë, e mban atë konsensus për mjaft kohë dhe gjykon se ai konsensusi është mjaft i rëndësishëm, komuniteti mund ta kodifikojë atë.
Me të dy llojet e produkteve të lirisë,atë qeveritaredhejoqeveritare, është e rëndësishme që ato kryesisht të ngelen lokale, të diferencuara dhe të përpunueshme. Gjeografite ndryshme do të kenë trashëgimi të ndryshme dhe parime të ndryshme animuese. Ato do të kenë përvoja të ndryshme dhe do të përballen me sfida të ndryshme. Do të zhvillojnë strategji të ndryshme dhe do t’i rregullojnë ato me kalimin e kohës. Kjo është Amerika si bashkësi e komuniteteve. Për deri sa produktet e tyre të ndryshme të lirisë janë në shkallë të vogël dhe nuk përmbajnë ndalime të qarta kushtetuese dhe ligjore, ato qëndrojnë si mënyra të paçmueshme për grupet e qytetarëve për të mësuar, të vetë zgjedhin, të bëjnë kompromise dhe të vetëqeverisin. Ata të cilët janë në të djathtën duhet të kujtojnë se ide të tilla kanë qenë në thelb të konservatorizmit Amerikan. Për shembull, dhjetë parimet e konservatorizmit të Rasëll Kirkut përfshijnë respektimin e zakonit dhe konventës, vlerësimin e shumëllojshmërisë midis traditave të tilla dhe njohjen që traditat e tilla dalin dhe mbështeten nga veprimi lokal demokratik dhe shoqata vullnetare.
Atëherë, ne mund të shohim se mbrojtja e të drejtave individuale nuk është qëllimi i vetëm i liberalizmit. Gjithashtu e rëndësishme është ruajtja e atyre gjërave të cilat ne përdorim lirinë tonë për t’i krijuar.
Elitizmi kundrejt produkteve të lirisë
Fatkeqësisht ka nga ata të cilët pretendojnë se respektojnë lirinë, por kanë pak keqardhje për minimin e produkteve të saj. Qoftë nën flamurin e progresivizmit, liberalizmit, apo diçkaje tjetër, ato për shembull do të përziheshin me anëtarësimin dhe aktivitetet e shoqatave vullnetare dhe do të rrëzonin statutet shtetërore dhe ordinancat lokale të cilat rrjedhin nga përvoja praktike dhe të zakonit. Në përgjithësi, ata do t’i mbronin veprimet e tyre si nevojë për të mbrojtur lirinë individuale. Por ne duhet të njohim se si minimi i vazhdueshëm i produktevetë lirisë minon liberalizmin.
Shumë kritikë modernë janë të brengosur se liberalizmi në praktikë na përçmon dhe na ndanë. Me fetishimin e autonomisë individuale argumentohet se liberalizmi na largon nga paraardhësit tanë dhe konventat e gjata dhe prish lidhjet midis njerëzve sot. Në vend të besimeve dhe lidhjeve të tilla, elitat zëvendësojnë ndjeshmërinë progresive në lidhje me emigracionin, qytetarinë globale, ndihmën publike, politikën sociale dhe më tepër. Përfundimi është një popullsie cilanuk është e lidhur dhe e privuar nga veprimi dhe që më pas kërkon solidaritet përmes mjeteve të tjera, shpeshherë të padobishme.
Disa besojnë se kjo është pasoja e pashmangshme e liberalizmit: Liberalizmi në zhvillimin e plotë me prioritizimin e lirisë, individualizmit dhe arsyes, çon në mënyrë të pashmangshme në zhvendosjen e besimeve, lidhjeve dhe mënyrave të jetës tradicionale. Sidoqoftë,ky argument ështëshumë përcaktues për mendimin tim. Nëse liberalizmi shpesh nuk ka akomoduar një gamë të gjerë politikash dhe praktikash, nuk do të thotë se nuk mundet ta bëjë të njëjtën. Liberalizmi në thelb nuk është i papajtueshëm me tradicionalizmin ose demokracinë në shkallë të vogël, por ai mund të shtrembërohet në mënyra që e bëjnë atë funksionalisht armiqësor ndaj tradicionalizmit dhe demokracisë në shkallë të vogël. Për ta thjeshtësuar çështjen: Gjykatësit, administratorët dhe autoritetet e tjera të largëta të cilat në mënyrë rutinore supozojnë të dinë më tepër e bëjnë më të vështirë pajtimin e liberalizmit me një plejadë të bashkësive të cilat arrijnë në përfundime të ndryshme rreth jetëssë mirë.
Kur liberalizmi udhëhiqet dhe menaxhohet nga ata të cilët nuk kanë përulje të mjaftueshme dhe ata të cilët nuk dëshirojnë të tregojnë mbrojtje ndaj pikëpamjeve të kaluara, të arsyetuara, të qëndrueshme të komuniteteve, ai bëhet antidemokratikë, antipruralistë dhe antitradicionalistë. Këtë ne duhet ta vlerësojmë,pasi që kyështë një kontribuues kryesor në luhatjen aktuale të liberalizmit. Ruajtja e tij do të kërkojë elita qeverisëse më modeste. Ata duhet të kuptojnë se bashkësi të ndryshme do të nxjerrin përfundime të ndryshme por në mënyrë të ngjashme, legjitime duke ndjekur historitë e tyre, besimet, parimet qeverisëse, rrethanat lokale dhe diskutimet demokratike.
Ka ardhur koha për të pranuar që në republikën tonë të larmishme, kontinentale, mbrojtja e produkteve të lirisë, institucionet, traditat, shoqatat, normat, dekretetjanë thelbësore për ruajtjen e liberalizmit.
Andi Smarik
Andi Smarik është një anëtar i lartë në “Institutin Manhattan” dhe më parë ka shërbyer si kryetar i bordit shtetëror të arsimit të Merilendit.
Thebulwark, 22.08.2020
Përktheu dhe përshtati: Tasim Ameti
Antiteza.org/24.08.2020