Ish-kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski sot në konferencë për media kumtoi se Gjykata Administrative e lartë e ka pranuar ankesën e tij. Ai pret që regjistri qendror ta zbatojë vendimin e gjykatës dhe ta regjistroj si kryetar legjitim të LSM-së.
“U dëshmua se drejtësia në Republikën e Maqedonisë po funksionon”, tha Mitrevski, në konferencën për media.
Mitrevski në vitin 2017 u zëvendësua nga kryetari aktual i LSM-së Darko Dimovski.



