Banka Popullore është një nga institucionet me kapacitet më të fuqishëm. Për sistemin bankar Vlerësime nuk mund të jepen vlerësime totale dhe subjektive, meqë për këtë qëllim ekzistojnë masa dhe standarde objektive, relevante dhe të pranuara ndërkombëtarisht, shprehen profesorët universitarë të ekonomisë dhe ish anëtarë të jashtëm të Këshillit të Bankës Popullore, Aleksandar Stojkov dhe Sasho Arsov.
“Banka Popullore është një nga institucionet me kapacitet më të fuqishëm, gjë që ka të bëjë me shkallën e lartë të pavarësisë politike, financiare dhe operative. Kryesia dhe të punësuarit e kanë dëshmuar shumë herë deri tani kompetencën e tyre, në beteja të njohura dhe jo shumë të njohura për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimit dhe atë financiare”, thekson Stojkovi në deklaratën për MIA-n, duke bërë të ditur me këtë rast se Banka Popullore siguron mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sistemit financiar, gjë që mes tjerash, shihet edhe përmes besimit të qytetarëve në bankat dhe rritjes së depozitave ndër vite.
Arsovi vlerëson se Banka Popullore është institucion me autoritet, kompetencë dhe reputacion të jashtëzakonshëm.
“Autoriteti i tillë është ndërtuar me vite të tëra, përmes një procesi të vazhdueshëm të ekipimit kadrovik, aftësimit profesional, bashkëpunimit me banka autoritare qendrore nga vendet tjera dhe institucione ndërkombëtare financiare dhe menaxhimit me profesionalizëm të lartë, objekti dhe të papolitizuar të sistemit të financave monetare, sistemit bankat dhe rezervave devizore”, shprehet Arsovi në deklaratën për MIA-n.
Ai theksoj se për gjendjen e sistemit bankar nuk mund të jepen vlerësime totale dhe subjektive, meqë për këtë qëllim ekzistojnë masa dhe standarde objektive, relevante dhe të pranuara ndërkombëtarisht.
“Më e përmendura prej tyre është norma e përshtatshmërisë së kapitalit, i cili është përshkruar me të a.q. Standarde të Bazelit, që janë ripërcaktuar shumë herë dhe që janë pranuar në vendin tonë. Sipas standardeve, norma e përshtatshmërisë duhet të jetë së paku tetë përqind në nivelin e një banke individuale, ndërsa te ne kjo mesatare për të gjithë sistemin bankar është 16.5 për qind. Kjo do të thotë se bankat tona mbajnë më shumë se dyfish më lartë nivelin e kapitalit personal në raport me atë që është përshkruar ndërkombëtarisht si minimum përballë vëllimit të investimeve të bëra, duke marrë parasysh edhe rrezikun e investimeve të tilla. Ky nivel i përshtatshmërisë së kapitalit mirëmbahet në vazhdimësi së paku dhjetë vitet e fundit”, shprehet Arsovi.
Ai thekson se një masë tjetër e dobishme është niveli i likuiditetit të sistemit bankar, me të cilin matet aftësia e bankave për t’iu përgjigjur menjëherë detyrimeve të duhura, gjegjësisht për të bërë një pagesë nëse kërkohet nga depozituesit ose subjektet tjera. Këto norma, në tre treguesit, shton ai, janë në nivelin prej 30 deri në 56 për qind, ndërsa së bashku me testet e stresit që bëhen rregullisht, japin garanci se banka nuk do të kishte problem t’u përgjigjet kërkesave rrjedhëse madje edhe në kushte të një përkeqësimi të situatës ekonomike.
“Më në fund, norma e kredive jofunksionale ndaj subjekteve jofinanciare kohët e fundit ka rënë në një nivel më të ulët deri tani prej rreth pesë për qind, gjë që nëse krahasohet me shifrat dyshifrore prej para një dekade ose para dhjetëra ose më shumë viteve, është jashtëzakonisht i kënaqshëm dhe flet për përpjekjet e mëdha që janë bërë për t’u përmirësuar disiplina financiare dhe për të ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe kujdesit e të gjithë sistemit bankar”, bëri të ditur Arsovi.
Stojkovi vlerëson se Banka Popullore shumë profesionalisht dhe me ndërgjegje monitoron performancën e bankave individuale dhe të gjithë sistemit, vlerëson përshtatshmërinë e kapitalit të tyre, vlerëson se si menaxhojnë rreziqet e ndryshme, nëse i plasojnë me kujdes paratë e kursimtarëve.
Në deklaratën për MIA-n, ai thekson se pas krizës ekonomike botërore të vitit 2008, u bë e qartë se krahas inflacionit të ulët edhe stabiliteti financiar duhet doemos të jetë një qëllim jashtëzakonisht i rëndësishëm për bankat qendrore moderne. Sipas tij, një zgjerim i këtillë i mandatit kërkonte një mbikëqyrje më të rreptë të aktiviteteve bankare, kontrolle të hollësishme për respektimin e rregulloreve bankare, vlerësim të pavarur të stabilitetit dhe rezistencës së bankave.
Sipas tij, recesioni i shpejtë, i papritur dhe i thellë në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit 2020, i shkaktuar nga pandemia e virusit korona, rrit në mënyrë të pashmangshme presionin ndaj bankave në të gjithë botën, me ç’rast shumë ndërmarrje dhe qytetarë u përballën me probleme serioze në shlyerjen e kredive.
“Të përkujtojmë se Banka Popullore inicioi lehtësimin e kushteve të kredisë, mundësinë e vonimit të pagesës së kësteve dhe leverdi të tjera. Në kushte të këtilla, bankat duhet doemos të kenë në dispozicion një nivel të kënaqshëm të kapitalit për të ruajtur likuiditetin, aftësinë paguese dhe stabilitetin e tyre dhe të ruajnë besimin e depozituesve të tyre”, shprehet Stojkovi.
Të dhënat nga Banka qendrore tregojnë se raporti i përshtatshmërisë së kapitalit të sistemit bankar është 17.2 përqind, me ç’rast normat e bankave individualisht lëvizin nga 14 deri në 22 për qind, gjë që, sipas tyre, është një garanci për stabilitetin e bankave individualisht dhe të sistemit bankar në përgjithësi.
Për rastin e “Eurostandard”-it, është i bindur se Banka Popullore e ka bërë atë që duhej doemos të bënte.
Sipas tij, çështja “Eurostandard” tregoi se mosrespektimi i standardeve ndërkombëtare dhe vendore për përshtatshmërinë ose mjaftueshmërinë e kapitalit mund të jetë shkatërruese, kur është në kombinim toksik me plasmanët problematik.
Ai thekson se sistemi i sigurimit të depozitave duhet të përfshijë fondet në dispozicion të shoqërive tregtare, ndërsa bankat në të ardhmen do të duhej të ndajnë një përqindje më të madhe të mjeteve në Fondin e sigurimit të depozitave.
Banka Popullore, siç tha ai, administron procesin në mënyrë krejtësisht kompetente dhe ngjall besim në sistemin bankar dhe në stabilitetin e denarit maqedonas. Asociacioni Bankar i Maqedonisë njoftoi edhe se të gjitha bankat janë të gatshme t’u përgjigjen nevojave të popullatës dhe kompanive.
Vlerësime se sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe i sigurt kanë edhe Banka Popullore dhe Komiteti për stabilitet financiar, ndërsa bankierët, përmes Asociacionit Bankar të Maqedonisë njoftuan se të gjitha bankat janë të gatshme t’u përgjigjen nevojave të popullatës dhe kompanive.




