Author: Hamdi Kumanova

Në raportet e vëzhguesve të CIVIL, nga terreni, prej ora 09:00 deri në 11:00, dominojnë problemet me aparatet a.q. “fingerprint”, ose pajisjet për identifikim biometrik, kumtoi Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare CIVIL në konferencën e dytë për shtyp gjatë procesit zgjedhor. Ai, mes tjerash, potencoi se një pjesë e këshillave zgjedhorë nuk janë mjaft të njoftuar me Kodeksin për vëzhgues dhe ndryshimet e tij dhe kërkojnë nga vëzhguesit e “Civil” dokumente plotësuese, të cilat ata janë të obliguar t’i sjellin ose t’i refuzojnë sepse nuk ka emra në bexhat e KSHZ-së. “Në vendvotimin 2626, kryetarja e Këshillit zgjedhor, ashpër reagoi…

Lexo më Shumë

Në lagjen Hasanbeg të Komunës së Gazi Babës procesi i votimit ka filluar në kohë pra në orën 7, por edhe këtu në disa vendvotime janë shfaqur probleme teknike me aparatet fingerprint. Megjithatë procesi i votimit nuk është ndërprerë. Qytetarët presin realizimin e projekteve të premtuara gjatë fushatës, mbi të gjitha, siç thonë ata për të rinjtë, të cilët çdo ditë po lëshojnë vendin për jetë më të mirë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski në konferencën e sotme për shtyp në ora 13:30, tha se në gjithsej 11 vendvotime do të ketë kohë shtesë për të votuar, ndërkaq në 6 vendvotime do të vazhdohet të votohet me metodë klasike të votimit për shkak se nuk ka kushte për votim biometrik. “Në 11 vendvotime ka pasur ndërprerje me më shumë se një orë, që do të thotë vazhdon votimi. Me sprej she UV llambë votohet në 6 vendvotime, me vendim të KSHZ-së”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së,

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se deri më tani nuk ka pasur raportime serioze për prishje të rendit dhe qetësisë gjatë votimeve. Zëdhënësi MPB-së, Toni Angellovski deklaroi se deri në ora 11 janë regjitruar dy raste në SPB-Shkup dhe nga një rast në SPB-Shtip, SPB-Kumanovë dhe SPB-Veles. Në Veles, është raportuar se një person ushtroi të drejtën e votës, ani pse, e dinte që ishte pozitiv me COVID-19. “Në orën 09.15 në Stacionin Policor Kavadarci – SPB-Veles u raportua se në vendvotimin nr.0720 në Rosoman, A.A (61) nga Rosoman ushtroi të drejtën e votës, edhe pse e dinte…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor në komunat e këtij vendi. Ai në një deklarim për media tha se zgjedhjet e sotme do të jenë kredibile dhe pret njësoj që të jetë edhe në raundin e dytë më 31 tetor. Pendarovski: Gjithçka po kalon në atmosferë kryesisht pozitive “Sipas informacioneve të deritanishme gjithçka po kalon në atmosferë kryesisht pozitive. Shpresoj që deri në fund të procesit zgjedhor të mbetet kështu deri në orën 19:00, pas së cilës duhet të numërohen dhe të publikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Secili shtet serioz duhet të mbetet…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se deri më tani nuk ka pasur raportime serioze për prishje të rendit dhe qetësisë gjatë votimeve, përcjell Alsat. Zëdhënësi MPB-së, Toni Angellovski deklaroi se deri në ora 11 janë regjitruar dy raste në SPB-Shkup dhe nga një rast në SPB-Shtip, SPB-Kumanovë dhe SPB-Veles. “Në SPB-Shkup u raportua se në vendvotimin 2600, një qytetarë ka hedhur fletët e votimit sepse nuk iu lejua ndihmë nga një person tjetër gjatë votimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB. “Në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 09.35 para hyrjes së vendvotimit 2842…

Lexo më Shumë

Zyra e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut sot do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës, në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë shkeljet e së drejtës së votës gjatë zgjedhjeve lokale. Komiteti i Helsinkit i inkurajon të gjithë qytetarët që konsiderojnë se e drejta e tyre për të votuar është shkelur që ta raportojnë rastin në zyrën e Komitetit, e cila gjendet në adresën rr. “Naum Naumovski Borçe” numër 83 në Shkup dhe përmes numrave të telefonit 02 3119 073 dhe 072 278 436. Përveç regjistrimit personal dhe telefonik, raportimi është i mundur edhe përmes…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Publike të cilët janë duke ndjekur parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor është marrë një denoncim se deri tani persona të panjohur me dy automjete janë duke bërë blerje votash në Fushën e Topanës dhe në Shuto Orizarë. Janë dhënë urdhra që SPB-Shkup të ndërmarrë masa për të kontrolluar denoncimet, kontrollin e personave që u është ofruar mitmarrje dhe vërtetimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale “blerja votash gjatë votimeve” nga Neni 162 nga Kodi Penal. /SHENJA/

Lexo më Shumë