Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku ka paralajmëruar për ekzistencën e materialeve filmike që, sipas tij, përmbajnë pamje erotike dhe raste korruptive ku janë të përfshirë eksponentë të PS-së.
Gjatë fjalimit, Majko është shprehur se disponon informacione për rreth 1 mijë orë filmime, duke u bërë thirrje personave të përfshirë që të japin dorëheqjen përpara se materialet të bëhen publike.
“Kam informacion që në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin, mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, është shprehur Majko.
Mbledhja e Asamblesë socialiste u shoqërua me debate të forta, teksa kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, por që propozimi i tij nuk u votua. Kundër përjashtimit të Spiropalit dolën Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



