Përfundimi i mbledhjes së Asamblesë socialiste u shoqërua me jo pak paqartësi lidhur me fatin politik të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi në përfundim të mbledhjes se Spiropali dhe Ndreca do të ishin pjesë e PS, duke krijuar përshtypjen se kërkesa e Edi Ramës për përjashtimin e tyre nuk ishte miratuar nga anëtarët e Asamblesë ose ishte shtyrë për një moment tjetër.
Por në një reagim të mëvonshëm në rrjetet sociale, Klosi korrigjoi deklaratën dhe thotë se ata nuk janë më pjesë e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste.
Por në një deklaratë të mëvonshme, Klosi sqaroi se vendimi lidhet me largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet e partisë, ndërsa anëtarësia e tyre në Partinë Socialiste nuk është vënë në diskutim.
“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.
Fakti që nuk u votua në Asamble është shume i thjeshte. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshe vetëm që u bë natë”, deklaron Klosi.
Sipas informacioneve nga mbledhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë kundërshtuar përjashtimin e Spiropalit, duke argumentuar se Partia Socialiste duhet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet brenda saj dhe jo përmes masave përjashtuese.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



