Author: Hamdi Kumanova

Zyra e OBSE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut – ODIHR i monitoron zgjedhjet lokale me ftesë të Qeverisë. Kemi ekip prej 165 mbikëqyrës prej të cilëve 126 janë mbikëqyrës afatshkurtër që janë shpërndarë nëpër të gjithë shtetin. Kjo do të na mundësoj monitorim sistematik të vendvotimeve, që vitin e kaluar nuk ishim në mundësi t’i zbatonim, deklaroi shefja e Misionit të OBSE/ODIHR për monitorim të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut Tana de Zulueta pas vizitës në vendvotimin numër 2805 në komunën Qendër. “Sepse nuk bëhet fjalë për vend gjeografik të madh me mbi 100 mbikëqyrës mund…

Lexo më Shumë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup është prononcuar në rrjetet sociale me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, përcjell Alsat. Nga Ambasada thonë se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. “Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë. Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet komunale në të gjithë vendin.”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.

Lexo më Shumë

Një tërmet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Mavrovës. Në orën 07:23 tërmeti tronditi pjesën perëndimore të vendit, pranë Mavrovës. Tërmeti ishte 2.2 të shkallës Rihter. Epiqendra ishte 14 km në jugperëndim të Gostivarit. Në rajon, ka pasur tërmete sot në Greqi.

Lexo më Shumë

Procesi i votimit në Gostivar zhvillohet në bazë të rregullave dhe standardeve por me probleme të kohëpaskohshme me aparatet për identifikim biometrik. “Deri në ora 11, qytetarët në Komunën e Gostivarit kanë dalë 5.95 për qind, ose 4.816 votues që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës”, deklaroi zv/ kryetarja e Komisionit Komunal në Gostivar, Ajshe Osmani.

Lexo më Shumë

Komisioni komunal zgjedhor në Manastir informon se deri në orën 11, kanë votuar 13 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve në Listën e vetme zgjedhore, në të cilën janë të regjistruar 80.882 qytetarë me të drejtë vote. Procesi zgjedhor po realizohet në 170 vendvotime në komunën e Manastirit, konfirmoi Igor Talevski, kryetar i KKZ-së në Manastir. Gjashtë kandidatë për kryetar komune dhe 14 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillit në komunën e Manastirit u regjistruan për zgjedhjet lokale në Manastir.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 11:30, njoftoi se nga të dhënat e 2.544 vendvotimeve, respektivisht nga 73.1 për qind e vendvotimeve, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 135.906 qytetarë. gjegjësisht 10,22 për qind, shkruan Alsat. Nga KSHZ njoftojnë se më së paku votues deri në ora 11 janë regjistruar në Vrapçishtë. Më tepër dalje ka në komunën Novaci me 25.84 për qind, Kriva Pallanka me 20,44 për qind, Vevçani me 18.61 për qind. Ndërsa komuna me më së paku votues deri në ora 11 është Vrapçishta me 4.92 për qind”, tha Lubka…

Lexo më Shumë

Në Gostivar pas mesnate ka pasur rrahje mes dy grupeve, ndërsa përleshja është ndërprerë pas ndërhyrjes të policisë, pasi rasti ishte raportuar nga qytetarët, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, përcjell Alsat. “Më datë 17.10.2021 në orën 02.40, në SPB Tetovë personi A.T. (25) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00.40 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar pranë një objekti hotelerik pas një zënke verbale që kishin patur paraprakishte brenda lokalit me personat A.N. Dhe I.N. nga Gostivari, të njëjtit bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta, kurse…

Lexo më Shumë

Në fshatin Dren të Demir Kapisë, dje rreth orës 8:00 është gjetur i vdekur 24 vjeçari nga Afganistani. “Më 15.10.2021 rreth orës 8:00 në fshatin Dren të Demir Kapisë, është gjetur i vdekur Sh.U nga Aftanistani”, njoftojnë nga policia. Ata shtojnë se ekipi i ndihmës mjekësore ka konstatuar vdekjen me lëndime të dukshme në trup. Po ashtu është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është çuar për autopsi./Telegrafi/

Lexo më Shumë