Author: Hamdi Kumanova

Gjithsej 10.653 qytetarë kanë të drejtë vote sot, një ditë para votimit zyrtar. Procesi zhvillohet në 13 burgje të karakterit hetues dhe ndëshkues. Gjithashtu të drejtën e tyre të votës sot e ushtrojnë edhe qytetarët e sëmurë, të pafuqishëm, personat e prekur nga kovid dhe ata në izolim, si dhe qytetarët që gjenden në shtëpitë e të moshuarve. Sipas kreut të KSHZ-së, procesi i votimit zhvillohet pa pengesa. Deri në këtë moment votimi zhvillohet pa problem. Në shtëpitë e tyre të drejtën e votës e shfrytëzojnë 7.921 qytetarë të paraqitur për votim. 476 është numri i qytetarëve që ndodhen në…

Lexo më Shumë

Pas mbylljes së vendvotimeve do të fillojë procesi i numërimit të votave. Nga KSHZ njoftojnë se këtë vit numërimi i votave do të shkojë më ngadalë pasi kemi votim të dyfishtë. “Nuk mund t’ju them asgjë saktësisht në lidhje me publikimin e rezultateve, sepse tani kemi votim të dyfishtë, me letër dhe me gisht. Kështu këto rezultate në fund do të krahasohen. Ndoshta do të shkojë më ngadalë në dallim me herët e kaluara, mirëpo do të jetë mjaftueshëm shpejtë që qytetarët të informohjen në kohë”, deklaroi kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevki. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Që nga fillimi i vaksinimit në Vranje dhe deri dje, në Sallën Sportive në Vranje janë vaksinuar gjithsej 100.066 qytetarë nga Vranja dhe qytetet tjera të vendeve tjera. Me dozë të parë të vaksinës në këtë qendër janë vaksinuar 13.657 shtetas të Maqedonisë. Me dy doza janë vaksinuar gjithsej 11.966 shtetas të Maqedonisë. Kryesisht në këtë pikë vaksinimi është aplikuar vaksina kineze Sinofarm, më pas vjen Pfizeri, Sputniku dhe Astra Zeneca. Bdryshe, dje janë vaksinuar tre shtetas të Maqedonisë në këtë qendër vaksinimi./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike në Prilep, ashtu që vendosi tetë ditë paraburgim për 27 vjeçarin si të dyshuar për kërcënim të një kandidati për kryetar të Prilepit, transmeton Portalb.mk. “Kërcënimet drejt kandidatit për kryetar të prilepit dhe familjes së tij, të dërguara përmes rrjetit social Fejsbuk, ishin lëndë për hetim nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep dhe MPB-ja. Kërcënimet ishin nga 27 vjeçari nga Prilepi, përmes publikimeve në rrjetin social Fejsbuk”, raportojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që i dyshuari dje është arrestuar në pikën kufitare në Tabanoc gjatë hyrjes në shtet. Ai dyshohet për veprën penale…

Lexo më Shumë

Pa asnjë pengesë ka filluar votimi i të sëmurëve dhe të pafuqishmit në Komunën e Kërçovës. Ekipi i TV21 vizitoi një 97 vjeçar i cili e shfrytëzoi të drejtën e votës. (Storjen e plotë do të mund ta ndiqni në lajmet qendrore të orës 18:30 në TV21) Komisionet Komunale Zgjedhore kanë pranuar kërkesat e 7.921 personave të sëmurë ose të pafuqishëm për të votuar në shtëpitë e tyre. Votimi ndiqet nga anëtarët e Komisioneve Komunale zgjedhore. Përveç të sëmurëve dhe të pafuqishmive, sot votojnë edhe personat e infektuar me Covid-19, të moshuarit në shtëpitë e pleqve dhe të burgosurit./TV21

Lexo më Shumë

Policia privoi nga liria katër persona për shkak se kanë ofruar ryshfet në kohë zgjedhje. Bëhet fjalë për persona nga Shkupi të cilët janë vërejtur se kanë dhënë para në këmbim të botës. Policia po ashtu ka kontrolluar shtëpitë e tyre. “Në vendin e quajtur Açevo, janë vërejtur persona të cilët kanë dhënë para në këmbim të votës. Janë arrestuar katër persona edhe atë: E.B (26), S.M (27), N.B (50) dhe J.M (35). Te ata janë gjetur 121.000 denarë dhe 250 euro”, thonë nga policia. Për ngjarjen po ashtu është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas marrjes së urdhrave gjyqësore…

Lexo më Shumë

Sipas të statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 6 gushti deri pardje, në Maqedoni janë infektuar 40.208 persona me coronvirus, prej të cilëve 25% kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Gjatë këtyre muajve, 30.142 qytetarë, përkatësisht 74.9% e rasteve pozitive nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa të vaksinuar konsiderohen personat të cilët kanë pranuar dy doza të vaksinave dhe kanë kaluar 14 ditë nga dita e aplikimit të dozës së dytë. Përqindja e personave të hospitalizuar që nuk kanë qenë të vaksinuar është 79%, ndërsa 21% e pacientëve të hospitalizuar kanë qenë të vaksinuar. Në periudhën nga 6 gushti,…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bazë të dispozitave të Kodit Zgjedhor që i detyroi të gjithë kryetarët për të organizuar dezinfektimin e të gjitha vendvotimeve në objektet për votim. Për këtë obligim ligjor KSHZ disa herë gjatë periudhës së kaluar me shkrim i njoftoi njësitet e vetëqeverisjeve lokale, me qëllim të respektimit të protokolleve shëndetësore për zbatimin e zgjedhjeve, ndërsa për shkak të mbrojtjes së shëndetit të organeve zgjedhore, votuesve dhe pjesëmarrësve.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gostivar ka nisur procedurë kundër 43-vjeçarit nga Gostivari pasi i njëjti dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime trupore gruas dhe vajzës së tij, përcjell Alsat. Siç njofto Prokuroria, i dyshuari mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, ka nisur një zënkë me gruan dhe vajzën e tij, pas çka i ka sulmuar dhe u ka shkaktuar lëndime trupore. “Ai ka kërkuar mjete financiare , pasi bashkëshortja i ka thënë se nuk ka para, ka filluar ta godas me shuplaka. Pastaj ka kërkuar para nga vajza, por pasi që edhe vajza nuk i…

Lexo më Shumë

Votimi për Zgjedhjet lokale 2021 fillon sot me votimin e personave të sëmurë, të pafuqishmëve, të burgosurit, personat me coronavirus të cilëve u është pranuar kërkesa. Po ashtu, votojnë edhe personat që punojnë jashtë vendit nëpër ambasada ose konsullata. Votimi i personave me coronaviurs ose personave që ndodhen në vetizolim zbatohet me Këshill të posaçëm zgjedhor i përbërë prej punonjësve shëndetësor. Është paraparë që Komisioni Zgjedhor Komunal me detyrë zyrtare të mbledhë të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar për personat që janë paraqitur për votim. Ndryshe, në Maqedoni këto zgjedhje janë zgjedhjet të shtata lokale, ndërsa gjithsej ka 80 komuna…

Lexo më Shumë

Pas 20 ditëve në të cilat partitë dhe koalicionet e prezantonin ofertën e tyre para qytetarëve, në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore dhe filloi heshtja zgjedhore para Zgjedhjeve Lokale të së dielës. Rregullat për heshtjen zgjedhore vlejnë nga 16 tetori, deri më 17 tetor në orën 19:00. Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele njoftoi se gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin e zgjedhjeve, por ndalohen të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor, shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet transmetimi i çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizual në lidhje me pjesëmarrësit…

Lexo më Shumë