Ministria e Shëndetësisë infromon se në 24 orët e fundit prej 3.025 testimeve të kryera, 413 persona kanë rezultuar me Kovid-19. Numri më i madh i tyre ëshë shënuar në Shkup me 205 raste të reja, Kumanova 3, Veles 20. Në periudhën e njëjtë kohore kanë humbur jetën 9 persona si pasojë e kopronavirusit, ndërsa nga sistemi “Termini Im” nga periudha 06.10.2021 deri 09.10.2021 janë regjistruar edhe katër të tjerë, që gjithsej rezulton në 12 të vdekur. Ndërkaq, janë shëruar 309 të infektuar. Që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 196.376, i…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev bëri thirrje për respektim të të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se ky është parakushti për integrimin e saj në Bashkimin Evropian. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Radev e komentoi edhe temën për varret e shkatërruar ushtarake bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se rastin po e hetojnë Ministria bullgare e Punëve të jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes dhe theksoi se, sipas tij, ky paraqet proces sistematik të zhbullgarizimit, proces të jetësimit të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore-bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Jo rastësisht e…
Punëtorët e Postës së Maqedonisë sot kanë mbajtur grevë para kompanisë, ndërsa sipas informacioneve në grevë u janë bashkangjitur dy sindikata. Punonjësit thonë se arsyet e grevës janë të shumta, por si kryesore përmendin vonesat e pagave. “Arsyeja e vonesës së pagës, por jo vetëm kaq, revolta jonë është për shkak të frikës për punët tona, për shkak të gjendjes së keqe financiare të kompanisë sonë. Ne duam të shprehim revoltën tonë përmes kësaj proteste për shkak të kushteve shumë të këqija të punës, dhe kryesisht për shkak të pasigurisë së punonjësve për të ardhmen e kompanisë, gjegjësisht nëse do…
Programi Evropian Erasmus + ishte dhe do të jetë një nga historitë më të suksesshme për ne. Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse aktive në programin për mobilitetin e studentëve ndërsa ajo që e veçon atë nga vendet e tjera të rajonit është se që nga fillimi ajo ka statusin e një vendi programi dhe është në një pozitë të barabartë me vendet e tjera anëtare të BE -së, theksoi zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani në uebinarin ku u debatua për programet, përparësitë dhe risitë që lidhen me ciklin e ri të programit Erasmus, për periudhën 2021-2027. Ministria e…
Blumber Media (Bloomberg Media) dhe MTel Svis (MTel swiss)- radiodifuzion në pronësi shumicë të Telekom Serbia, sot e bënë publike marrëveshjen për krijimin e rrjetit të parë regjional të platformës multi për informacione profesionale në Evropën Juglindore, me qendrat në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke nisur nga viti 2022, Blumberg Adria në shoqërinë në rritje të bartësve të vendimeve profesionale dhe liderëve të ardhshëm në regjion do të ofroje lajme profesionale dhe financiare, analiza dhe të dhëna përmes televizionit, shtypit, kanaleve digjitale, rrjeteve mobile dhe sociale. Për të krijuar destinacion të lajmeve, Blumberg…
Duket se gjithçka shkon sipas planit për votim biometrik më 17 tetor. Aparatet që do të shërbejnë për të identifikuar votuesit me shenja gishtash, tashmë po dërgohen nëpër vendvotime. Paraprakisht, vendvotimet janë dezinfektuar dhe kjo do të bëhet edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, kjo me qëllim të mbrojtjes së nxënësve të cilët të hënën ndjekin procesin e rregullt mësimor. Fushata zgjedhore është edhe sot, ndërkaq nga mesnata fillon heshtja zgjedhore. Kjo është hera e parë që do të votohet në mënyrë biometrike në Maqedoninë e Veriut./TV21/
Për më pak se një javë, dega e Bashkimit Demikratik për Integrim në Gostivar ka denoncuar funksionimin e katër deponive të egra në rajonin e komunës së Gostivarit. Pas Çegranit, Zdunjës e Banjicës, një deponi e egër është locuar edhe në lagjen Tullana. Qenë të ngordhur, mbeturina inerte e të forta, aromë e keqe dhe rrugë e rrënuara, po shoqërojnë përditshmërinë e banorëve të Zonës. Aktivistët dhe qytetarë të Gostivarit për çdo ditë njoftojnë për deponi ilegale në vendbanimet e tyre. BDI e shqetësuar nga gjendja në terren, alarmon opinionin publik për përhapje të mundshme të ndonjë epidemie. Nisur nga…
Gjithsej 3.000 vende të reja parkimi janë paraparë të ndërtohen në lokacione të ndryshme të Komunës së Çairit. Ndërtimi i këtyre vend-parkingjeve bëhet në suazat e Investimit strategjik që kompania globale Mabeteks do ta bëjë në Komunën e Çairit dhe marrëveshja e të cilit investim u nënshkrua me 6 shtator ndërmjet kreut të Çairit, Visar Ganiu dhe biznesmenit Bexhet Pacolli. Dhe ky investim strategjik kapë vlerën prej 80 milionë euro. Garazhet do të jenë nëntokësore dhe me kate, ndërsa përfshihet i gjithë territori i Komunës së Çairit. Njëri nga lokacionet do të jetë Parkingu nëntokësor tek Sheshi Skënderbeu që do…
Efikasitetin e vaksinave kundër Kovid-19 e vërtetojnë shumë analiza. Vaksinat mbrojnë nga një formë e rëndë e sëmundjes, nga hospitalizimet dhe rezultati me vdekje. Analizat e Ministrisë së Shëndetësisë përcaktuan se midis 79 dhe 81 për qind të pacientëve të hospitalizuar me Kovid-19 janë të pavaksinuar, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai thekson se hulumtimi i Civika mobilitas konfirmon se në këto tre muaj e gjysmë ka 14.500 më pak të infektuar, 4.595 më pak hospitalizime javore, vaksinimi e ka zvogëluar hospitalizimin midis 37,9 për qind dhe 46,5 për qind, ndërsa shpenzimet për…
Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli i UÇK-së sot ka ditëlindjen. Ai ka mbushur 54 vjeç. Por kjo ditëlindje sërish e gjeti në burgjet e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA. Ai është një nga personazhet më të përfolura për ngjarjen e 9 e 10 majit 2015 në Kodrës së Trimave në Kumanovë, që u dënua me 40 vjet heqje lirie. Komandant Sokoli është një nga komandantët e njohur të luftërave të UÇK-së, por i njohur si një ndër kryesorët në Karadakun e Kumanovës.
Zgjedhjet gjithmonë paraqesin një provim demokratik për pjekurinë e një shteti. Kështu do të jetë edhe me zgjedhjet lokale 2021 të shtata radhazi, në prag të të cilave jemi. Detyra jonë e përbashkët është jo vetëm që me sukses ta japim testin, por edhe të vendosim shtetin tonë në një nivel të ri, më cilësor, që në fakt pritet të paraqesë qëllim themelor të të gjitha subjekteve politike, porosit në fjalim ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ai potencoi se zgjedhjet e qeta dhe demokratike e sigurojnë të ardhmen e shtetit tonë dhe bën thirrje në një frymë zgjedhore…
Në prag të ditës së sotme të fundit të fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet lokale më 17 teto, partitë i vazhduan aktivitetet me takime me qytetarët duke premtuar, siç theksuan, projekte të qëndrueshme sipas situatave reale, duke theksuar se zgjedhjet janë me rëndësi thelbësore për drejtimin përmes të cilit do të lëvizë shteti në periudhën e ardhshme dhe duke shprehur bindje në fitoren zgjedhore. Në prag të përfundimit të fushatës zgjedhore, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me tubimin në qytetin e Tetovës dhe prezantimin e prioriteteve të agjendës së blertë për zhvillimin e Tetovës në katër vitet e ardhshme me…

