Blumber Media (Bloomberg Media) dhe MTel Svis (MTel swiss)- radiodifuzion në pronësi shumicë të Telekom Serbia, sot e bënë publike marrëveshjen për krijimin e rrjetit të parë regjional të platformës multi për informacione profesionale në Evropën Juglindore, me qendrat në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Duke nisur nga viti 2022, Blumberg Adria në shoqërinë në rritje të bartësve të vendimeve profesionale dhe liderëve të ardhshëm në regjion do të ofroje lajme profesionale dhe financiare, analiza dhe të dhëna përmes televizionit, shtypit, kanaleve digjitale, rrjeteve mobile dhe sociale.
Për të krijuar destinacion të lajmeve, Blumberg Adria do të bazohet në 2700 gazetarët analist të Bloomberg News në 120 vende, duke kombinuar raportimin lokal me mbulimin e tërësishëm të tregjeve dhe ekonomisë ndërkombëtare. Ajo do të përfshije përmbajtje të përkthyer nga Bloomberg News, si dhe raportim origjinal nga qendrat redaktuese në Beograd, Zagreb, Ljublana, Sarajevë dhe Shkup.
„ Ne, në Blumberg Media po e ndërtojmë kompaninë udhëheqëse globale medatike për përmbajtje profesionale dhe financiare në më shumë platforma, duke siguruar përmbajtje të verifikuara të bazuara në të dhëna “, deklaroi So Kang, drejtor global për shpërndarje mediale në Blumberg.
„ Blumberg Adria po e zgjeron prezencën tonë globale te publiku i ri në Evropën Juglindore, e cila kërkon Premium lajme profesionale të cilat do të mundësojnë që të jetë më mirë i informuar “.
„ Në botën profesionale që po ndryshon me një shpejtësi të paparë, qasja në informacione relevante dhe të sakta si dhe analiza e ekspertëve është kyçe për sjelljen e vendimeve të mira profesionale “, deklaroi Vladimir Luçiq, drejtor ekzekutiv i Telekom Sërbia. „ Blumberg qysh prej shumë herët është synonim për informacione të sigurta profesionale. Jemi të lumtur që jemi duke bashkëpunuar me Blumberg media dhe që përmes Blumberg Adria do të sjellim lajme të sakta, relevante dhe profesionale në Maqedoninë Veriore dhe në tregun regjional “.
https://www.linkedin.com/showcase/bloomberg-adria/about/?viewAsMember=true
https://twitter.com/bloomberg_adria
https://www.facebook.com/Bloomberg-Adria-102867678628967/?business_id=10152813365343003
https://www.instagram.com/bloombergadria/
##
Për Blumberg Media (Bloomberg Media)
Blumberg Media është brend global i platformës multi-mediale e cila bartësve të vendimeve i siguron lajme me kohë, analiza dhe njohuri rreth biznesit, financave, teknologjisë, ndryshimeve klimatike, politikës dhe sferave tjera. Me redaksinë prej mbi 2700 gazetar dhe analist, kemi prekur te një opinion me ndikim në tërë botën në secilën platformë, duke i përfshirë edhe kanalet digjitale dhe sociale, TV, radio, shtyp si dhe ngjarjet live. Blumberg Media është degë e Bloomberg LP. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë BloombergMedia.com
Për MTel Swiss
Mtel Svis është pjesë e Grupacionit Telekom Serbia. MTel Svis është partner i kompanive mediale globale dhe shpërndan përmbajtje deri te radiodifuzer, kanale dhe platforma të tyre.
Për Telekom Serbia
Telekom Serbia është lider në tregun e telekomunikimeve në Serbi dhe mundëson përvojë të veçantë përdoruese. Me një portofolio të pasur të shërbimeve të telekomunikimit dhe aktivitete direkte profesionale në disa vende në regjion, shërben më shumë se 10 milion shfrytëzues, përderisa në nivel global është prezente përmes shitjes së shërbimeve të televizionit në mbarë botën. Kompania ka ndërtuar kapacitetin personal në sferën e prodhimit dhe shpërndarjes së serialeve televizive ekskluzive, filmave dhe përmbatjeve sportive. Përmes partneritetit ekskluziv me Euronews, Telekom Serbia para disa kohësh e lëshoi në përdorim Euronews Serbia. Telekom Serbia është partnere dhe i emiton Ligen e kampioneve, Ligën e Evropës, Seria A italiane, La Liga spanjole, NBA dhe nga viti 2022 edhe Premier Liga angleze.