Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme informon se më 12.10.2021 nga punonjësit e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Tregtinë e Paligjshme të Drogave, Armëve dhe Substancave të Rrezikshme, në një aksion policor, u privuan nga liria 6 persona dhe sekuestruan 67.5 kg marihuanë, me vlerë prej rreth 200,000 euro. Nga MPB thonë se më 12.10.2021 pasdite nga oficerët e policisë në afërsi të kalimit kufitar “Bogorodica”, në përpjekje për të transferuar në mënyrë të paligjshme dy qese me marihuanë në sasi prej 67.5 kg, u arrestuan L.M (44) dhe A.M (36), të dy shtetas të Shqipërisë. Në…

Lexo më Shumë

Opinioni kumanovar dhe maqedonas dje dëgjoi se si një kandidat për këshilltar, drejtor i një shkolle fillore dhe bashkëpunëtor i afërt i Maksim Dimitrievskit është duke treguar për blerjen e votave. Çmimi i një vote është 500 denar plus 500 denar për ndërmjetësuesin , tha sot në pres konferencë, deputetja nga LSDM-ja, Lidija Tasevska, transmeton Almakos. Bashkëpunëtor i afërt i Maksim Dimitrievski po bën tregti me blerjen e votave, akuzoi Tasevska. “Kjo, të nderuar, është e turpshme, e papërgjegjshme dhe para së gjithash një veprim i jashtë ligjshëm i Maksim Dimitrievksit dhe ekipit të tij. Ky është një veprim tipik…

Lexo më Shumë

Kandidatja e pavarur për kryetare të Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska pohon se kryetari aktual i Shkupit, Petre Shilgov ka shpallur konkurs për blerjen e shtëpisë së re të qytetit, “në mënyrë kundërligjore dhe në mes të zgjedhjeve”. Sipas saj, për këtë qëllim janë planifikuar 11 milionë euro. “Në vend se të shpenzohen 11 milionë euro për zyre të reja luksoze për kryetarin e Qytetit, ato mjete do t’i investojmë në krijim të së ardhmes për të rinjtë. Në kohën kur të rinjtë po largohen nga vendi, në kohën kur shumë pak po investohet në të ardhmen e tyre, në…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup, Komuna e Butelit dhe Komuna e Çairit kanë arritur marrëveshje për transportin e nxënësve të Vizbegut. Me këtë marrëveshje parashihet që nxënësit të kenë transport të siguruar nga shtëpitë e tyre deri te shkollat e tyre ku ndjekin mësimin derisa të ndërtohet shkolla fillore në Vizbeg. Në debatin e TV21 për Komunën e Butelit u premtua se shkolla do të fillojë të ndërtohet në fillim të vitit 2021, ndërkaq sipas tenderit pritet të përfundojë për dy vjet.

Lexo më Shumë

Interesi për vaksinimin po bie. Pikat e imunizimit në Strugë, Ohër dhe Vevçan kanë sasi të mjaftueshme të vaksinave, por nuk ka interesim nga qytetarët. Ofrohet edhe dozë e tretë përforcuese, por duhet të kalojnë gjashtë muaj nga pranimi i dozës së dytë, kështu që tani për tani interesim kanë shfaqur vetëm punonjësit shëndetësorë, shkruan Vërtetëmatësi. Në rajonin e Strugës interesi për vaksinim është i ulët. Pikat e vaksinimit kanë sasi të mjaftueshme të vaksinave, por tashmë dhjetëra ditë janë të zbrazta. Nga Shtëpia e shëndetit në Strugë thonë se edhe pse ofrojnë edhe një dozë të tretë të vaksinës,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se rasti me mjekimin e pacientes me Kovid -19 në kushte shtëpie është ende duke u hetuar dhe se opinioni do të informohet kur të ketë informacion shtesë. Ai apelon tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mjekimin në kushte shtëpie t’ia lënë vetëm mjekut amë. “Mjeku amë e ka të drejtën ekskluzive për të komunikuar dhe dhënë rekomandime për mjekimin në kushte shtëpie. Pse? Për shkak të mundësisë për të komunikuar me pacientin 24 orë në ditë, për të bërë një vlerësim të gjendjes, për të thënë nëse është për mjekim në shtëpi…

Lexo më Shumë

“Gjykata e Apelit Shkup vepron në përputhje me ligjin dhe Rregulloren e Gjykatës, ku në mënyrë të qartë është rregulluar mënyra e regjistrimit, dorëzimit dhe trajtimit të lëndëve gjyqësore”. Kështu kumtuan sot në mëngjes nga Gjykata e Apelit pas akuzave për trajtim të shpejtë të lëndës pas ankesës të një grupi të depozituesve të bankës Eurostandard. Nga Gjykata e Apelit thonë se në rastin konkret këshilli i kësaj gjykate gjatë marrjes së vendimit për lëndën, e cila është me karakter urgjent, ka vepruar sipas nenit 182 paragrafi 5 të rregullores së Gjykatës, ku është paraparë mënyra e marrjes së kësaj…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë qendrore të Partisë Alternativa, Mubekir Palloshi ka reaguar pas thirrjeve për respektimin e kodeksit për zgjedhje fer dhe demokratike, thirrje kjo nga oponentët e BDI-së, transmeton Almakos. “ Për çfarë kodeksi flitni ju, kodeks për zgjedhje fer dhe demokratike? Ju që 20 vite vidhni vullnetin e popullit, ju që 20 vite vriteni në ditën e votimit, ju që 20 vite falsifikoni proçesverbale, ju që 20 vite kërcënoni të punësuarit gjatë fushatës që të ju bëjnë kallaballëk në tubime, ju që 20 vite nuk keni zgjedh mjet për të ia arrit qëllimit tuaj ta mbani pushtetin. Për këtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti përmes një postimi në Facebook ua garanton banorëve të fshatit Çellopek tê ri një kënd për fëmijë dhe parku për rekreim për të gjithë banorët e komunës. Pajaziti tha se dikur para disa viteve ky vend ishte deponi dhe tani e shëndruam në park, pra me punë gjithçkaje i dalim në krye. Kujtojmë se komuna e Bërvenicës ka lulëzuar gjatë mandatit të tij me shumë projekte të mëdha e të realizuara.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme tha se në bazë të rekomandimeve nga Komisionit për Sëmundje Infektive, masat aktuale për mbrojtje nga Covid-19 do të vazhdojnë të zbatohen edhe për dy javë, pas çka pritet që të miratohet vendimi që në ambientet e mbyllura publike në vend të një doze, të kërkohen certifikatë për dy doza të vaksinës për Covid-19, shkruan Alsat. Filipçe theksoi se kjo masë dhe fushata që po realizon Qeveria kanë për qëllim motivimin e qytetarëve për vaksinim, ndërkaq nuk përjashtoi mundësinë që në të ardhmen vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për…

Lexo më Shumë

Pesë protestuesit për tragjedinë në Tetovë e kanë pranuar fajin dhe u kanë kërkuar falje policëve që i sulmuan ditën e protestës. Policët e kanë pranuar kërkim faljen dhe nuk kërkojnë dëmshpërblim, por vetëm përgjegjësi penale. TË akuzuarit siguruan se më nuk do ta përsërisin veprën, raporton gazetari i TV21 nga seanca që po mbahet në Gjykatën e Tetovës. Pritet shpallja e vendimit nga gjykatësi.

Lexo më Shumë

Kompania gjermane e energjisë së rinovueshme WPD do të ndërtojë një fermë turbinash me erë 500 milionë euro (580 milionë dollarë) në pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut, shkruan Washingtonpost. Kryeministri Zoran Zaev tha se projekti i planifikuar 415 megavat është investimi më i madh gjerman në vend dhe më i madhi në fushën e energjisë së gjelbër që kur Maqedonia e Veriut shpalli pavarësinë nga ish -Jugosllavia në 1991. Zaev tha se 69 turbina të reja me erë do të instalohen midis qyteteve të Kumanovës dhe Kriva Pallankës. Ferma e erës do të furnizojë me energji elektrike 290,000 familje…

Lexo më Shumë