Vaksinimi i ka zvogëluar shpenzimet për hospitalizim për 170,8 milion denarë ose 2,8 milion euro gjatë pesë javëve të fundit nga vala delta, tregon njoftimi më i ri i “Finance Think”. Vaksinimi, sipas vlerësimeve, e ka zvogëluar hospitalizimin ndërmjet 37,9 dhe 46,5 për qind dhe parandaloi të vaksinohen plotësisht rreth 14.500 njerëz ose 148 më shumë të sapoinfektuar në ditë gjatë 3,5 muajve të fundit. “Mungesa e vaksinimit, do të kontribuonte, deri në 4,595 hospitalizime plotësuese javore (rreth 328 hospitalizime më shumë, në javë”, thuhet në raport. Bartësve të politikave u rekomandohet ta përshpejtojnë tempon e vaksinimit me vendosjen e…
Author: Hamdi Kumanova
Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 1.843 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 130 raste. Për aq periudhë kohore janë shëruar 423 persona, ndërkaq betejën me Covid-19 e kanë humbur 6 pacientë. Ndër viktimat është edhe një 27-vjeçar nga Kriva Pallanka. Raste aktive në vend janë 6.658./TV21
Tridhjetë vite pasi jeton në shtëpinë dhe pronën tënde, të vjen fqinji e të thotë se gjysma e rrugës, një pjesë e shtëpisë tënde, ose e dhomës së gjumit është e imja. Kjo ndodh në lagjen Radishan të Butelit. Banorët e kësaj lagje për Alsat thonë se në fletë pronësitë e reja, të gjithëve u është lëvizur plani me rreth dy metra, dhe tani të gjithë kanë pjesë tek njëri tjetri. Thonë se problemin e kanë paraqitur në kadastër, nga ku u kanë thënë se ka gabim, por pa u ofruar zgjidhje. Kemi elaborate, skica, kam edhe…
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzës, më 11 tetor, Ambasada e Suedisë në Shkup i bashkohet nismës globale #GirlsTakeOver, dhe si rezultat hap konkurs për pozitën e “Ambasadores për një ditë” informon Tetovasot. A jeni një vajzë e moshës 15 vjeç e më lart dhe jeni e interesuar të bëheni ambasadore e Suedisë për një ditë? A ju intereson dhe kujdeseni për barazinë gjinore, demokracinë, të drejtat e barabarta dhe për mjedisin? Dëshironi të dini më shumë se si mund të bëni një ndryshim? Nga ju pritet që të shoqëroni Ambasadoren gjatë gjithë ditës, të merrni pjesë në takime,…
Ende nuk ka asnjë informacion se kur do të fillojë testimi ndaj Covid 19 i 8.200 nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Më shumë informacione nuk ka as ministrja e Arsimit, Milla Carovska e cila theksoi se për çdo risi publiku do të njoftohet me kohë. Kohë më parë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se fakti që shumica e të rinjve në arsimin fillor dhe të mesëm e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike, krijon nevojën që të bëhet skrining që të shihet numri real i nxënësve të infektuar në shkolla. Përzgjedhja e nxënësve do të bëhet përmes ditarit…
Në Vodno, i arratisuri Nikolla Gruevski do të ndërtonte një shtëpi luksoze në stilin barok, i njohur për qeverisjen e tij. Prokuroria e Krimit të Organizuar në gjykimin në rastin “Parcela në Vodno” paraqiti se çfarë lloj shtëpie kishte imagjinuar dhe planifikuar për të ndërtuar ish-kryeministri. Komuna Qendër leje ndërtimi kishte dhënë në vitin 2011. Atë duhej ta ndërtonte një kompani dhe sipas prokurorisë, Gruevski duhej të ishte pronar i fshehtë. Vendimi për ndërtimin nuk është më i vlefshëm sepse ndërtimi nuk ka filluar në kohë, edhe pse shërbimet komunale janë paguar afër 60 mijë euro. Përveç Gruevskit, në këtë…
Prioriteti ynë kryesor si Qeveri dhe si ministri është ta avancojmë atë, por edhe të rrisim atraktivitetin e arsimit të mesëm profesional, për të cilin tashmë po punojmë shumë. Pikërisht në atë drejtim është edhe projekti rajonal “Shkolla takohet me kompanitë” të cilin sot me sukses e përfunduam ,me promovimin e koordinatorëve të parë shkollorë, nga shkollat e mesme profesionale, të cilët e kaluan trajnimin dhe nga të cilët pres me njohurinë që e fituan dhe entuziazmin që e posedojnë, që t’iu jenë ndihmë e madhe si dhe të shkollave, kuadrin mësimor dhe nxënësit, ashtu dhe kompanive ku do të…
Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar (ISHSHS) me apel deri te qytetarët që janë pozitiv me Kovid-19, të mos pranojnë mjekim në kushte shtëpie, nëse për këtë nuk prononcohet mjeku amë dhe detyrimisht të kërkojnë dokument të shkruar për terapi dhe mënyrën e mjekimit. Drejtoresha e inspektoratit dr. Irina Buhova thotë se apelin e dërgojnë me qëllim që t’i mbrojnë qytetarët dhe shëndetin e tyre, qëndron në kumtesën e ISHSHS. Nga Inspektorati njoftojnë se kanë marrë njoftim nga një punonjës shëndetësor për një person të vdekur të infektuar me Kovid-19, i cili pas diagnozës së konfirmuar nga mjeku amë, pas 14…
Kryeministri Zoran Zaev nuk ka dilema se të gjithë aktorët politik do t’i pranojnë rezultatet e regjistrimit, meqë të gjithë qytetarët u regjistruan. Ai thotë se është i gatshëm që përkufizimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë si gjuhë të cilën e flasin 20% e popullsisë, është i gatshëm ta ndryshojë. Po, jam i gatshëm, gjatë hapjes së ardhshme të Kushtetutës, “20%-shi” në shtet e që e dimë se janë shqiptarët që kur është shkruar… Ne nuk kishim të drejtë tani kur e hapëm Kushtetutën sepse e hapëm me një arsye dhe kjo ishte Marrëveshja e Prespës. Kur të vijë koha…
Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se në periudhën nga data 7 deri më 8 tetor të këtij muaji, në Klinikën Universitare për Kardiologji, për herë të parë në vend me sukses prej 100 për qind ishin bërë procedurat e ablacionit me radiofrekuencë të fibrilacionit atrial me ndihmën e maping sistemit 3D nga ana e ekspertëve aritmologë-elektrofiziologë. Termini mjekësor i fibrilacionit atrial (FA), në tërësi paraqet aritmia e cila është më e shpeshtë në përmasa botërore, me prevalencë pre dy deri në katër për qind të popullatës së përgjithshme. E njëjta është e lidhur me vdekshmërinë e rritur për 1,5-3,5 herë,…
“Të nderuar bashkëqytetarë, Të pranishëm, Të nderuar përfaqësues të mediave, Sot dua që përpara jush të shpalos planin tonë të punës në 100 ditët e para të udhëheqjes me komunën e Tetovës. Bëhet fjalëvpër projekte reale, të arritshme, të cilat prekin më shumë sfera të jetës së përditshme të qytetarit. Që në 100 ditët e para të udhëheqjes me komunën e Tetovës, do të fillojmë realizimmin e projekteve infrastrukturore, projekteve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, arsimin, rininë, sportin dhe kulturën, rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale si dhe mbrojtjes sociale. Për të qenë më të saktë,…
Do të dyfishohet numri i çerdheve eksiztuese. Do të bëhet intervenim te infrastruktura e vjetëruar në secilën shkollë, sipas nevojave specike të tyre. Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi

