Author: Hamdi Kumanova

Nga Komisioni Evropian për AIM konfirmuan se marrëveshja për menaxhim me kufijtë ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mbetet e bllokuar nga ana e Bullgarisë sepse ky vend nuk e pranon identitetin maqedonas. Marrëveshja me Agjencinë e BE-së, e njohur edhe si Frontex, ka ngecur tre vjet, Bullgaria refuzon ta nënshkruajë për shkak të klauzolës gjuhësore. Kjo marrëveshje, e nënshkruar me vendet tjera të rajonit, duhet t’i mundësojë BE-së në rast të krizës së refugjatëve, për shembull, të sistemojë oficerë të saj policor në kufirin e Maqedonisë, së bashku me policinë vendore. Në kushte të ballafaqimit me Bashkimin Evropian për…

Lexo më Shumë

Veprimtari Shpëtim Pollozhani i Shoqatës e të Burgosurve Politikë në Maqedoni, në profilin e tij në Facebook ka bërë thirje që të votohet rrotacioni që aludon në koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sepse rrotacioni është i shëndetshëm për demokracinë ka shruar në facebook veprimtari Pollozhani, përcjell in7 Postimi i plotë i Pollozhanit: VOTONI RROTACIONIN, RROTACIONI ËSHTË I SHËNDETSHËM PËR DEMOKRACINË. RRECIKLIMI ËSHTË KANCER I SHOQËRISË ZGJIDHNI! Hapni rrugë për njerëz kreativ, me dinjitet, njerrëz me bosht kurrizor, jo zvaranikë, rriqëra, të cilat po u ngordhi kau që i ushqen me gjak, ngordhin që të gjitha!, ka shkruar Shpëtim Pollozhani…

Lexo më Shumë

Postimi i plotë i kandidatit Bekim Sali Vizitat, derë më derë, në Seravë të shtunën na mundësuan të takojmë shumë njerëz, të bashkëbisedojmë me ta dhe t’i dëgjojmë kërkesat dhe pritjet e tyre.Gjatë një pauze kishim kënaqësi që na u bashkuan edhe dy kryetarët tanë, Afrim Gashi e Ziadin Sela. Vazhdojmë…

Lexo më Shumë

Maqedonia larg imunitetit kolektiv. Derisa vendi ka filluar të aplikojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit, shumë qytetarë ende nuk e kanë pranuar dozën e parë. Që nga muajit shkurt (17.02.2021), që shënon fillimin e procesit të vaksinimit e deri më tash, me dy doza janë imunizuar vetëm 35% e popullatës së përgjithshme. 38% e gjithë popullatës në vendin tonë është vaksinuar, ndërkaq 35% e popullatës vendore ka pranuar të dy dozat. Përkthyer në numra, deri më tash me një dozë janë vaksinuar rreth 800.000 qytetarë ndërkaq të rivaksinuar rreth 750.000. Dozën e tretë deri më tash e kanë…

Lexo më Shumë

Në ceremoninë qëndrore, Presidenti Stevo Pendarovski tha se po të mos ishim pjesë e koalicionit antifashist Maqedonia e Veriut nuk do të ishte shtet. “Ideja për liri ka udhëzuar të drejtët të cilët kanë dashur që vet ta mendojnë të tashmen dhe të ardhmen e vet. Kryengritja filloi në çastin më të errët të historisë sonë. Dekada nga padrejtësia kombëtare, asimilim të dhunshëm dhe propaganda, kulminuan me okupimin fashist në prill të vitit 1941. Si ideologji e së keqes që ndan popujt në superior dhe të padenjë fashizmi i dha për të drejtë më të fuqishmit që të sundojë brutalisht…

Lexo më Shumë

Ka dy javë që ka nisur të aplikohet doza e tretë e vaksinës anti-covid në vendin tonë. Përgjatë kësaj periudhe me dozën përforcuese apo “boostër” janë imunizuar 782 qytetarë. Pa marrë parasysh se çfarë vaksina kanë pranuar qytetarët, doza e tretë duhet të jetë vetëm Pfizer, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Në pyetjen se a mund të ketë efekte anësore përzierja apo kombinimi i vaksinave anti-covid, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se çdo individ që nga fëmijëria merr lloj-lloj vaksinash dhe nuk ka rrezik, por ka përfitime. “Ne në jetë kemi marrë shumë vaksina, të llojeve të ndryshme…

Lexo më Shumë

Nënkryetari Bytyqi theksoi se ata meritojnë një jetë dinjitoze, kështu që nga viti i ardhshëm, ne do të ndryshojmë metodologjinë për llogaritjen e pensioneve dhe ato do të rriten së bashku me pagën mesatare, si dhe një rritje vjetore e njëhershme e pensioneve. Sot nuk po flasim më për një fond pensioni që është në gjunjë e pensionistët tanë duhet të ishin të shqetësuar për pensionin e tyre të merituar. Sivjet kemi më shumë të ardhura në fond sesa në vitin 2019, që do të thotë stabilitet për pagesën e pensioneve. #LSDM-ja kujdeset për të gjithë dhe sjell #mëtëmirën për…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 111 persona të infektuar me Covid-19, nga gjithsej 1529 teste të realizuara informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Numri më i madh i rasteve pozitive janë regjistruar në Shkup 83. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 165 pacientë të shëruar, ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur 18 pacientë. Numri i rasteve aktive në vend është 6957.

Lexo më Shumë

“Edhe përkundër reshjeve të shumta të shiut për disa ditë me radhë, këtu në malësinë e Sharrit, situata me ujërat paraqitet e qetë. Pika më kritike, këtu në fshatin Shipkovicë ishte pikërisht shtrati i këtij lumi, niveli i të cilit është ende i ulët, megjithatë, banorët shprehen të shqetësuar, shkaku se çdo reshje shiu, shkaku i mos zgjidhjes së përhershme të problemit, krijon trauma tek banorët, duke i kthyer në vitin 2015, ku nga vërshimet humbën jetë edhe disa njerëz”. – Advertisements – “Neve na shqetëson shumë shiu, nuk i kanë rregulluar kanalet që është dashur t’i rregullojnë. Nuk kanë…

Lexo më Shumë

Sot në cilësinë e kandidates për kryetare të Komunës së Tetovës, nga përfaqësuesit e shoqatës CORTEX u prezantua Analiza e vlerësimit të nevojave të grave viktima të dhunës familjare. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore për rehabilitimin dhe integrimin e grave viktima të dhunës” në zbatimin e rrjetit Nacional kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i cili implementohet në nivel lokal nga OJQ CORTEX-Tetovë! Në takim folëm për rekomandimet dhe përfundimet nga analiza, ku OJQ Cortex prezantoi situatën reale të problemeve me të cilat përballen…

Lexo më Shumë

Të nderuar përfaqësues të mediave Të nderuar qytetarë U mbushën një muaj nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë, ku 14 qytetarë të Tetovës u dogjën për së gjalli dhe deri më sot ende nuk ka as përgjegjësi morale dhe as ligjore. U fol shumë për hetime, ekspert ndërkombëtarë, por ende nuk kemi asnjë epilog nga këto hetime. Sot lirisht mund të konstatojmë se gjyqsori i politizuar dhe regjimi hibrid i LSDM-së dhe BDI-së, konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona. Kjo qeveri përveç që dogji 14 jetëra dhe zemrat e të gjithë neve, u tall edhe me dhimbjen e familjarëve të…

Lexo më Shumë

Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetarë Ditëve të fundit, shumë mësimdhënëse dhe mësimdhënës nga shkollat fillore dhe të mesme kanë denoncuar një dukuri sa shqetësuese aq dhe e ulur për shoqërinë tonë. Disa drejtorë, të urdhëruar nga partia në pushtet, BDI, kanë ushtruar presion, kërcënime dhe kushtëzime, nga më të ndryshmet duke keqpërdorur pushtetin që e kanë në dorë vetëm edhe disa ditë. Drejtorët kërcënojnë çdo mësimdhënës që është mbështetës i opozitës shqiptare, pastaj kushtëzojnë të tjerë që të marrin pjesë në tubimet e pushtetit, detyrimisht dhe kundër vullnetit të tyre. Dhe në fund kërcënimet shkojnë deri aty…

Lexo më Shumë