131 milionë të hyra të përgjithshme dhe 2,1 milionë euro fitim kanë regjistruar barnatoret në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020. Të gjitha barnatoret kanë regjistruar rritje të të hyrave dhe rritje të fitimit në krahasim me vitin paraprak 2019. Sipas një hulumtimi të biznes platformës “Rrjeti i biznesit”, më shumë të hyra ka regjistruar zinxhiri i barnatoreve Zegin, e ndjekur nga Eurofarm, “Barnatorja Ime” dhe të tjerat. Zegin ka edhe rritjen më të madhe të fitimit, me 1600% në krahasim me vitin paraprak, ndërsa barnatorja Viola ka regjistruar rritje të fitimit për 1400%. Maqedonia e Veriut, si edhe vendet…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Arsimit (MASH) dhe Sindikata për Arsim, japin vlerësime të kundërta për zbatimin e konceptit të ri mësimor, një muaj pas fillimit të vitit shkollor. Minstrja Carovska pranon se jemi larg një sistemi të përkryer arsimor por shton se të gjitha shkollat fillore me sukses po realizojnë konceptin e ri për klasën e parë dhe të katërt. E lumtur jam që në një numër më të madh të shkollave ato vet u furnizuan me tabela digjitale, kanë arritur të sigurojnë pajisje digjitale për nxënësit e klasës së katërt. Gjithashtu, kemi mësimdhënës të cilët u përgatitën dhe me përkushtim ndoqën…
Të veshur me bluza të zeza me logon e partisë, aktivistët e partisë “E Majta”, “pushtuan” kompleksin përkujtimor “Toka e të pamposhturve” në Prilep ku shënohet 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore. Njëmbëdhjetë aktivistë partiak qëndruan para monumentit dhe bllokuan rrugën që delegacionet shtetërore të vendosnin lule, përcjell Telegrafi Maqedoni. Delegacionet të udhëhequra nga kryeministri Zoran Zaev, presidenti Stevo Pendarovski si dhe Kuvendi, Ushtria, Sindikata e Luftëtarëve dhe të tjerë u detyruan t’i anashkalojnë ato për të arritur në vendin ku u vendosën lule të freskëta. Ceremonia përfundoi shumë shpejt dhe nuk pati incident më të madh, ndërsa fjalim…
Kryetari aktual i Çairit, Visar Ganiu, i cili garon për mandatin e dytë në krye të kësaj komune, është i bindur se zgjedhjet do t’i fitojë që në raundin e parë. Në një intervistë për gazetën LAJM, Ganiu tha se nga përshtypjet që ka nga terreni, pret që në këto zgjedhje, BDI-ja ta shkruaj historinë në Çair. “BDI-ja është më e unifikuar se çdo herë që ka qenë. Të jeni të bindur dhe kjo eufori që mbretëron në Çair mua më jep garanca të mëdha , shpresë motiv dhe flas me shumë bindje që ne do e bëjmë historinë kësaj…
Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate në Haraçinë të Shkupit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë lënduar pesë persona, përcjell Alsat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, mes një makine “VW Golf karavan” me targa të Shkupit dhe “VW Golf 3”, me targa të Kumanovës. – Advertisements – “Në aksident është lënduar rënd një pasagjere nga makina Golf-3, 54-vjeçarja me iniciale A.M. nga Shkupi, ndërkaq lehtë është lënduar një pasagjere e mitur dhe pasagjeri 20-vjeçar me iniciale I.Sh. nga makina e njëjtë, si dhe shoferët e dy makinave”, njoftojnë nga MPB.
Lagjja Bajram Shabani e Gazi Babës ishte stacioni ynë i djeshëm i vizitave. Përshëndetjet, mbështetjet, diskutimet, inkurajimi, shpresa dhe besimi na shoqëruan kudo. Çairi i Ri po bëhet realitet. #pastër #bekimipercairineri #rretho_6
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë nga Likova tubimin e ka vazhduar në Kumanovë duke prezantuar listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë në krye me Arta Mehmeti Ademi si dhe programin zgjedhor. Qytetarëve të Kumanovës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar në këtë komunë, Arta Mehmeti Ademi. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj listës së këshilltarëve për komunën e Kumanovës e përbërë nga profesionistë. “Vërtetë ndihem krenar për këtë investim dhe thesar…
Ky vit është veçanërisht i rëndësishëm, sepse shënojmë 80 vite jubilare nga dita kur luftëtarët e gjeneratës antifashiste u drejtuan me vendosmëri dhe pa rezervë në luftën për liri dhe dinjitet, duke e dhuruar më të shtrenjtën në betejën globale të të mirës kundër të keqes, theksoi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në urimin e tij me rastin e Ditës së festës shtetërore 11 Tetori – Ditës së Kryengritjes Popullore. “Ata e zgjodhën anën më të vështirë, por të drejtë dhe me këtë e ruajtën dinjitetin e vet, njerëzimin dhe solidaritetin por mbi të gjitha, e dhanë kontributin e…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 02:15 pas mesnate policia e rajonit të Delçevës ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë me banim në fshatin Trabotivishtë të Delçevës, përcjell Alsat. E njëjta akuzohet për tentim vrasje në vitin 2016.
Tetëdhjetë vjet nga fillimi i Luftës Çlirimtare Popullore shënohet sot në vend. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut e feston festën shtetërore 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore. Kjo ditë do të shënohet edhe në Shkup dhe në Kumanovë. Më 11 tetor 1941, Çeta e Parë Partizane e Prilepit sulmoi stacionin policor dhe rrjetin telefonik-telegrafik në Prilep, dhe të nesërmen, më 12 tetor, u zgjuan edhe partizanët nga Çeta e Kumanovës. Gjatë pushtimit të Maqedonisë, 58.000 njerëz u internuan nga Maqedonia, dhe përveç krimeve të kryera nga pushtuesit kundër popullatës civile të pafajshme, vendi pësoi dëme të mëdha ekonomike.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga Zhelina, tha se në komunën e Zhelinës zhvillohet betejë në mes pushtetit nga njëra anë dhe opozitës shqiptare nga ana tjetër. “Unë vlerësojë se opozita shqiptare në komunën e Zhelinës është më e fortë dhe ajo do t’i fitojë zgjedhjet. E për ta kuptuar se mes kujt është beteja, pushteti pati kujdes sonte që të na tregojë simbolikisht se për çka punojnë ata, ata punojnë për të na lënë në errësirë duke ne i ndal dritat ndërsa ne punojmë për të sjellë dritë perspektivë, liri, e me tepër liri këtu në komunën…
Përkeqsimin e situatës ekonomike, e cila rezulton me rënimin e standardit jetësor të qytetarëve,në mënyrë rapide.E cila dukshëm e rezikon mirqenjen sociale në vend. Nuk duhet të jesh ekspert i ekonomisë që ta detektosh dukurinë,mjeruese. Por fatkeqsisht nuk e detektojnë ata të cilët janë të thirur,pikërisht për tu përkujdesur për ruajtjen ,dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.Nga se përkushtimi i angazhimit në kampanjën, e zgjedhjeve lokale,si duket ekonominë ia ja kanë dorzuar stihisë. Do të ishte mirë që tu ndalohet angazhimi i ministrave në kampanjat zgjedhore sepse, nuk kanë kapacitete që të meren me dy veprime. Inflacioni është në…

