Kandidati i ASH-AAA për Tetovën, Vullnet Murseli përmes profilit të tij në FB ka shpalosur një pjesë të programit të tij për rindërtimin e teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit Vullnet Murseli: Kodra e Diellit është pasuri e jashtëzakonshme natyrore që mund të sjellë përfitime ekonomike jo vetëm për qytetin e Tetovës por edhe për rajonin më të gjerë. Mirëpo, gjendja në të cilën ndodhet aktualisht kjo pikë turistike është e mjerueshme: e lënë krejtësisht pas dore, pa infrastrukturë elementare, pa teleferikun i cili ishte simbol i Tetovës, me kaos total urbanistik, me ndërtime pa leje në çdo hap, me hedhurina dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot ka prezantuar Programin zgjedhor për komunën e Likovës. Zekirja Shaini, bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë në komunën e Likovës në konferencën e sotme për shtyp tha se Programi i përpiluar për zhvillimin e Likovës është për jetë më cilësore të qytetarëve të saj dhe në fokus ka përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rekonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimit dhe ujitjes, menaxhimin e mbeturinave, arsim cilësor, mbrojtje më të madhe shëndetësore dhe shumë sfera të tjera të jetës shoqërore. Në vazhdim po ua përcjellim fjalimin e plotë nga konferenca e sotme për…
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.486 testime, janë regjistruar 316 raste të reja me coronavirus. Prej rasteve të reja 140 janë në Shkup, Kumanovë 38, Veles dhe Shtip 19, Kavadar 16, PRilep dhe Ohër 12, Strumicë 11, Manastir 8, Probishtip 6, Tetovë dhe Sveti Nikole 5, Negotinë dhe Kriva Pallankë 4, Strugë dhe Kratovë 3, Kërçovë, Koçani dhe Gjevgjeli 2, Radovish, Vinicë, Krushevë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica 1. Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shënuar 240 pacientë të shëruar dhe 10 të tjerë kanë humbur jetën. Prej vdekjeve, tre janë nga…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM-ja dhe kryetari aktual, Petre Shilegov sot vlerësoi se Kopshti zoologjik i Shkupit po bëhet atraksion turistik rajonal. Dino parku, flamingot, pinguinët dhe elefantët, si pjesë e ofertës së re të ZOO Shkup, siç thuhet, drejtpërdrejtë kanë kontribuar për interesin e rritur për vizita, që mesatarisht është rritur në mbi 30.000 vizita në javë. “Dino parku i ri, i cili shtrihet në sipërfaqe prej 2.000 metrave katrorë, është park tematik me karakter zbavitës-edukativ, i cili ofron zbavitje dhe edukim për të gjitha moshat, e më së shumti për popullatën më të re”,…
Dje dhe gjatë të premten janë aplikuar gjithsej 4.418 doza të vaksinës, prej të cilat 1.132 janë aplikuar si dozë e parë, kurse 3.129 janë rivaksinime. Prej tyre, 157 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë. Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, përfshirë datën 9 tetor gjithsej janë vaksinuar 795.186 qytetarë, të rivaksinuar janë 748.563, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 782 qytetarë. “53% e qytetarëve të moshës mbi 40-vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% prej popullsisë prej 18 deri 39 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës. Përfshirja e vaksinimit me dozë të parë te të…
Ekipi i kirurgëve torakal pranë Klinikës së Tetovës javën e kaluar për herë të parë realizoi operacion torakal te një pacient me problematikë kronike të mushkërive. Bëhet fjalë për operacion i cili bëhet vetëm nga brinja e dytë e pjesës së krahërorit me ndihmën e video sistemit me kamera. “Ekipi i kirurgjisë torakale nga Tetova, me sukses e kreu operacionin e parë të mushkërive te pacienti me problematikë kronike, ku ekzistonte indikacion për operacion. Intervenimi ishte kryer përmes prerjes kirurgjikale prej pesë centimetra, ndërsa pacienti ishte lëshuar në shërim shtëpiak pas tre ditëve në gjendje të mirë shëndetësore”, informojnë nga…
Një draft-ligj i hartuar nga Ministria për Administratë dhe Shoqëri Informatike për shkurtimin e orarit të punës të punonjësve të administratës publike në Maqedoninë e Veriut për katër orë ditën e premte, ka nxitur reagime të shumta, në kohën kur administrata kritikohet për joefikasitet në punë, raporton REL. Nga kjo ministri, miratimin e një ligji të tillë e kanë arsyetuar me përvojat e disa vendeve evropiane për t’i dhënë më shumë kohë të lirë këtyre punëtorëve. Ministria kanë sqaruar se këtu nuk përfshihet e gjithë administrata, si punonjësit në arsim, shëndetësi e sektorë të tjerë, që në total arrijnë në…
Migrantë janë zbuluar mbrëmë në Demir Kapi, shoferi që i ka transportuar, ka ikur. Këtë e konfirmoi sot për MIA-n, Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. “Mbrëmë rreth orës 23:20 në Gradsko në drejtim të Gjevgjelisë, nëpunës policorë kanë tentuar të ndalin automjet të tipit ‘audi’, me targa të Shkupit, i cili nuk është ndalur, por e ka rritur shpejtësinë. Në mbikalimin Përzhdevski ëshët përplasur në një automojet zyrtar dhe është ndalur, ndërsa shoferi ka ikur. Në automjetin janë gjetur 10 persona migrantë nga India, të cilët janë transferuar në Qendrën për pranim dhe tranzit në Gjevgjeli”, tha Dodevski. Në…
Edhe në anketën më të re të realizuar nga Instituti “Aksios” koalicioni opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është në epërsi karshi Bashkimit Demokratik për Integrim. Për koalicionin opozitar janë deklaruar se do të votojnë 6.4 për qind e të anketuarve, ndërsa për BDI-në sipas anketës do të votojnë 6 për qind. Në kampin politik maqedonas, në epërsi është VMRO-DPMNE me 28.2 për qind, ndërsa LSDM ka 22.7 për qind. 18.1 për qind e qytetarëve kanë thënë se nuk kanë përgjigje se për kë do të votojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Anketa e “Aksios” është zhvilluar nga…
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 09.10.2021 në ora 10:20 në rrugën Ohër – Kërçovë ka ndodhur aksident mes automjetit “Ford Escort”, me tabela të Kërçovës e drejtuar nga G.K (48) nga Kërçova dhe automjetit “Opel Meriva” me tabela të Shkupit e drejtuar nga B.S (62) nga Shkupi. Në aksident, sipas njoftimit të MPB-së, janë lënduar shoferi B.S, ndërsa me lëndime trupore janë lënduar dy bashkëudhëtare B.S (22) dhe B.S (52) nga e njëjta veturë. Lëndimet janë konstatuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Ekipi i SPB Ohër ka kryer këqyerjen e vendit të ngjarjes.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa, prej të cilave 36 janë për tejkalim shpejtësie, 9 për vozitje pa leje, gjashtë për mosregjistrim të automjetit dhe dy për kalim në të kuqe”, thonë nga SPB Shkup. Ata shtojnë se po ashtu janë gjobitur gjashtë persona për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 46 për parkim jo të rregullt. Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “Facebook” njoftoi se nga nesër, Bullgaria do të heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë. “Informacionet më të reja për vendimet e fundit të Qeverisë në Sofje. Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj” “Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar…

