Author: Hamdi Kumanova

Një grua e re e cila ka qenë shtatzënë është njëra prej tre viktimave nga koronavirusi në Kumanovë. Ajo ka vdekur në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri në Shkup, ndërsa paraprakisht ka lindur me lindje cezariane dhe foshnja është në inkubator, transmeton Almakos. Sipas burimeve brenda spitalit, ajo ka qenë në muajin e shtatë të shtatzanisë dhe para dhjetë ditësh ka kërkuar ndihmë në repartin infektiv në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Një ditë ka ardhur në spitalin ditor dhe tërë ditën ka qëndruar në spital dhe pasi që iu është keqësuar gjendja është dërguar në Klinikën infektive në Shkup.…

Lexo më Shumë

Sot, D.K (29) nga fshati Banicë është arrestuar nga policia e SPB Strumicë, për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarr, gjatë të cilit është djegur bari dhe bimësia me rrënjë të ulët. Gjegjësisht, pas një paraqitje të marrë në SPB Strumicë në orën 11:38, sipas të cilit një zjarr shpërtheu në dalje nga Strumica në drejtim të fshatit Dabile, D.K. u gjet në vend dhe u ndalua. Ai u ndalua në stacionin policor dhe në konsultim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Publike në Strumicë, pas pastrimit dhe dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresë e përshtatshme. Zjarri është shuar…

Lexo më Shumë

Nuk ka pjesëtarë të tjerë të Njësitit Special Anti-Terror “Tigri” të cilët kanë konsumuar lëndë narkotike. Kontrollet mjekësore të zbatuara nga 10 korriku, kanë konstatuar se vetëm një pjesëtarë i cili paraprakisht ishe arrestuar, ka rezultuar përdorues i drogës. Ndaj të njëjtit është ndërmarrë masa e suspendimit, ndërsa akoma nuk është parashtruar kallëzim penal.“Janë bërë analiza të dy pjesëtarëve të NJSA “Tigri”. Tek njëri prej tyre është konstatuar prezencë e drogës së konsumuar në organizëm. Nëpunësi në fjalë është suspenduar, ndërsa Komisioni përkatës po zbaton procedurën për vërtetimin e përgjegjësisë”. Më 10 korrik, në njërën nga diskotekat e Shkupit, policia…

Lexo më Shumë

Shilegov në pushime derisa Shkupi vazhdon të digjet. Kështu tha sot Stefan Andonovski nga opozitarja VMRO DPMNE i cili akuzoi kreun e qytetit të Shkupit se në kulmin e zjareve që kanë përfshirë vendin ai ka gjetur kohë të shkoj për pushime. “Shkupi po digjet, ndërsa Shilegov po pushon! Njeriu që e quan veten baba qyteti nuk është asgjë më shumë se njerk për Shkupin. Shilegov vazhdon me sjelljen e tij joserioze. Zjarrfikësit ata që ai i kërcënoi dhe i quajti lehtësisht të zëvendësueshëm po bien nga lodhja, por Shilegov patjeter duhet të pushojë. Shilegov është këtu kur duhet të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë aksionit të realizuar të djeshëm në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjete të cil[t lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ka sanksionuar 424 shoferë. Nga MPB-ja informojnë se nga numri i përgjithshëm i sanksioneve, 40 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa katër automjete kanë lëvizuar madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Madje, 225 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 199 jashtë vendbanimit. Nga MPB-ja informojnë se aksionet e…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot tha se është në anën e qytetarëve që ankohen për masat e reja kufizuese të miratuara nga Qeveria në seancën e djeshme. “Kam dëgjuar masat e COVID-it dhe nuk habitem. Në të vërtetë, ato të kujtojnë kohët e kaluara 40-50 vjet më parë. Kjo mënyrë e ndarjes së qytetarëve nuk është e paparë për njerëzimin modern. Unë i refuzoj absolutisht këto masa të cilat janë të ashtuquajturat kuazi-masa. Ata jo vetëm që nuk synojnë mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por edhe ndarjen e mëtejshme. Këto masa kanë detyrën e vetme për të futur praktikisht…

Lexo më Shumë

Zonjës Arifi, kryetares më të dobët në historinë e Tetovës, dje ju paska kujtuar të merret me deponitë nëpër qytet. Për të mbuluar paaftësinë e vet për këto deponi dhe erën e qelbur që ka mbuluar Tetovën gjatë mandatit të saj, ajo përmes rrjeteve sociale paturpësisht njëherë akuzoi organizatat joqeveritare, pastaj gjithë qytetarët se janë të papastër dhe nuk dinë ku të hudhin mbeturinat, ndërsa më vonë bëri thirrje që po këta qytetarë të pistë të lajmërojnë komunën se ku ndodhen këto deponi. Zonja Arifi, tetovarët nuk janë njerëz të pistë siç po i quani, po ju nuk keni haber…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë bërë 6.383 testime ndërsa janë regjistruar 398 raste të reja me koronavirus, transmeton SHENJA. Në Shkup janë regjistruar 136 raste, Tetovë-86, Gostivar-46, Kumanovë dhe Kërçovë nga 23, Manastir-15, Ohër dhe Strumicë nga 13, Dibër-10, Strugë-6, Kavadar-5, Koçani-4, Prilep dhe Vallandovë nga tre, Veles, Shtip, Shën Nikollë dhe Resnjë nga dy, Radovish, Dellçevë, Probishtip dhe Makendonski Brod nga 1. Katër persona kanë humbur jetën, tre nga Kumanova (29,49 dhe 74) dhe një nga Gostivari (78). Janë shëruar 18 pacientë.

Lexo më Shumë

Qeveria i solli vendimet lidhur me zjarret të cilat do të vlejnë edhe për rajonin e Berovës dhe të Pehçevës dhe në Nagoriç të Vjetër, ku edhe pse zjarri u shua me përforcimin e erës sërish qëndron zjarri. Kryeministri Zoran Zaev i cili prej sot në mëngjes është në rajonin e Berovës pret sot dhe më së voni deri nesër zjarri në Budinarc të shuhet. “Ende ka zjarre, pyjet me pisha janë të rrezikshme, rrëshira bën të vetën. Është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se i kemi rregulluar të gjitha ato detaje në lidhje me sigurimin dhe shpërndarjen racionale…

Lexo më Shumë

Ministri Venko Filipçe, sot para mediave tha se Maqedonia është në fillimin e një vale të re të koronavirusit. “Numrat po rriten, dhe kjo është dëshmi se po përballemi me një valë të re”, theksoi ai. “Sot patëm një takim koordinues me drejtorët e klinikave. Dhe konstatuam se është e qartë se jemi në fillim të një vale të re, dhe kjo po ndodh kudo në rajon. këtë e thotë edhe numri i pacientëve të sapo diagnostikuar në vendin tonë dhe në rajon”, tha Filipçe. Ministri tha se situata më e keqe është në Tetovë, ku ka numrin më të…

Lexo më Shumë

Pas rritjes së numrit të pacientëve të rinj të regjistruar në Tetovë, pas koordinimit të Ministrisë së Shëndetësisë me drejtorët e spitaleve, u vendos që pacientët të dërgohen nga Tetova në Shkup. – Për momentin Tetova është qyteti më kritik, ku ka një numër të madh të pranimeve në departamentin infektiv dhe spitalin modular, rreth 45 pacientë tashmë janë shtruar në spital në ditët e fundit. Për më tepër, numri i pacientëve të sapo diagnostikuar është i lartë në Shkup dhe Gostivar, dhe nga dje në disa qytete të tjera të vendit. Kemi në Kumanovë, në Kërçovë në Kavadarci, në…

Lexo më Shumë

Nga 15 gushti në Maqedoninë e Veriut do të ketë masa të reja shtrënguese për mbrojtje më të madhe nga COVID-19. Rritja e rasteve të reja bëri Qeverinë që mbrëmë të sjellë vendim për restrikcione të reja. Për këto në mëngjes foli ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se këto masa të reja vijnë si pasojë e mosrespektimit të masave aktuale për organizimet në ambiente të mbyllura. “Problem është mosrespektimi i protokolleve, jo ngjarjet që organozohen”, tha Filipçe, duke treguar paraprakisht që Qeveria ka vendosur që “pas 15 gushtit të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe festimet në ambiente…

Lexo më Shumë