Ministri Venko Filipçe, sot para mediave tha se Maqedonia është në fillimin e një vale të re të koronavirusit. “Numrat po rriten, dhe kjo është dëshmi se po përballemi me një valë të re”, theksoi ai. “Sot patëm një takim koordinues me drejtorët e klinikave. Dhe konstatuam se është e qartë se jemi në fillim të një vale të re, dhe kjo po ndodh kudo në rajon. këtë e thotë edhe numri i pacientëve të sapo diagnostikuar në vendin tonë dhe në rajon”, tha Filipçe. Ministri tha se situata më e keqe është në Tetovë, ku ka numrin më të…
Author: Hamdi Kumanova
Pas rritjes së numrit të pacientëve të rinj të regjistruar në Tetovë, pas koordinimit të Ministrisë së Shëndetësisë me drejtorët e spitaleve, u vendos që pacientët të dërgohen nga Tetova në Shkup. – Për momentin Tetova është qyteti më kritik, ku ka një numër të madh të pranimeve në departamentin infektiv dhe spitalin modular, rreth 45 pacientë tashmë janë shtruar në spital në ditët e fundit. Për më tepër, numri i pacientëve të sapo diagnostikuar është i lartë në Shkup dhe Gostivar, dhe nga dje në disa qytete të tjera të vendit. Kemi në Kumanovë, në Kërçovë në Kavadarci, në…
Nga 15 gushti në Maqedoninë e Veriut do të ketë masa të reja shtrënguese për mbrojtje më të madhe nga COVID-19. Rritja e rasteve të reja bëri Qeverinë që mbrëmë të sjellë vendim për restrikcione të reja. Për këto në mëngjes foli ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se këto masa të reja vijnë si pasojë e mosrespektimit të masave aktuale për organizimet në ambiente të mbyllura. “Problem është mosrespektimi i protokolleve, jo ngjarjet që organozohen”, tha Filipçe, duke treguar paraprakisht që Qeveria ka vendosur që “pas 15 gushtit të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe festimet në ambiente…
Tani për tani, mbulimi i vaksinimit të mësuesve është rreth 60%, dhe dinamika e procesit është e kënaqshme, tha në përgjigje të një pyetjeje të gazetarit Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Siç tha ai, vaksinimi i punonjësve në kopshte dhe shkolla nuk është i detyrueshëm tani për tani. “Do të shohim se cila do të jetë përgjigja deri në fund të kësaj jave, nëse ky trend vazhdon, besoj se një përqindje e lartë e punonjësve në shkolla dhe kopshte do të mbulohen nga vaksinimi.” “Tani është rreth 60% në të dy sektorët,” tha Filipçe.
Kryeministri Zoran Zaev së bashku me drejtorin e QMK Stojance Angelov janë në një vizitë në terren në Berovë. Qeveria ka marrë disa vendime në lidhje me zjarret që do të zbatohen në rajonin Berovë-Pehçevë dhe në Staro Nagoriçane, ku edhe pse zjarri është shuar, me forcimin e erës ai është riaktivizuar. Kryeministri Zoran Zaev, i cili ka qenë në rajonin e Berovës që nga mëngjesi i sotëm, pret që zjarri pranë Budinarcit të shuhet sot ose më së voni deri nesër, i cili aktualisht është më i madhi në vend. Ai tha se sistemi funksionon dhe se së bashku…
Në një raport nga negociatat e Ohrit më 28 korrik 2001 në TV “A1”, theksoi Aleksandar Chomovski – “potencoi ata atëherë (presidentët e gjashtë republikave të Jugosllavisë në 1991) ranë dakord të mos pajtoheshin”. Mesazhi indirekt ishte – Jugosllavia u shpërbërë, a do të ndodhë e njëjta gjë me Maqedoninë ndërsa shanset për një zgjidhje politike u rritën, u rrit nervozizmi në terren – në të dyja anët. Mbaj mend që ndërsa nxitoja nga hoteli “Inex Gorica” në vendin e reporterit në hotel “Park” gjatë rrugës takova delegacionin e VMRO-DPMNE-së. Ata mohuan se e kishin nënshkruar atë, edhe pse më…
Restoranti i njohur në Shkup, “Raguza 360” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sontme. Siç raportohet bëhet fjalë për restorantin i cili gjendet mu në qendër të Shkupit, gjegjësisht te parkingu në kate përballë Makpetrol. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet zjarrfikëse./Derveni.info
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp deklaroi se lloji i virusit delta është dominante në vend, por edhe dhe në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Tetova është qyteti më kritik, ku ka 45 pacientë të shtruar në spital. Numrat janë të lartë në Shkup dhe Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Strumicë. Megjithatë, për momentin nuk ka presion në spitale. Nën 10% në spitale janë pacientë të cilët janë plotësisht të vaksinuar dhe janë në gjendje të mirë, pra jo kritike”, tha Filipçe. Filipçe tha se vaksina mbron 70-80% nga coronavirusi dhe që është më e rëndësishmja zvogëlon vdekshmërinë…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në orën 19.00 nëpërmjet video konferencës ka mbajtur mbledhjen e rregull të 97-të me më shumë pika në rend të ditës në interes të qytetarëve. Në këtë mbledhje në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, lidhur me mbrojtjen e popullatës nga sëmundja ngjitëse KOVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-CoV – 2 dhe ndalesa për shpërndarjen e saj, anëtarët e Qeverisë miratuan disa konkluza: – Deri më 15 gusht, të gjitha objektet hotelierike të regjistruara për organizim të ahengjeve mund të punojnë në hapësira të mbyllura vetëm me respektimin e masave…
Zjarri në zonën e rajonit të Delçevës është aktiv dhe janë shfaqur pika të reja të nxehta, njëra pranë fshatit Razlovci, dhe tjetra pranë fshatit Nov Istevnik. Po merren aktivitete për kapërcimin e situatës, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) në raportin për situatën me zjarret në vend në orën 8:00. Ata theksojnë se sipas raportit nga TPPE Berovo, të gjitha zjarret në territorin e Berovës janë lokalizuar dhe vënë nën kontroll, dhe gjatë ditës do të shuhen në vende të rrezikshme. Birigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, me 5 zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse, nga ora 15:30…
Flora nuk do të jetë më pacientja e rregullt në Klinikën për Sëmundje të fëmijëve. Sot e piu tabletën e parë të ilaçit Kalydeco. Në fytyrë i vërehen shenjat e para të kthesës së madhe në jetën e saj. Erdhi na vizitoi si redaksi dhe ajo që u vu re është se për herë të parë nuk e mbante me vete aparatin e oksigjenit. “Shumë jam e gëzuar, tashmë që është siguruar terapia për një vit. Besoj se nuk do ta ndërpresin më. Jam shumë e emocionuar. Dhe s’e di si të shprehem, çfarë ndjenjash për momentin më vijnë nga…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive njoftuan mëngjesin e sotëm pas takimit se po propozojnë masa kufizuese në Tetovë, pra ndalimin e dasmave, festimeve dhe mbajtjes së ngjarjeve masive në ambiente të mbyllura. Objektet hotelierike në pjesën e mbyllur të punojnë me 30 përqind të kapacitetit, ndërsa në lokale vetëm 4 persona mund të ulen në të njëjtën tavolinë. Megjithatë, Venko Filipçe për “Telma” tha se kërkesa është që masat të zbatohen për të gjitha qytetet, dhe jo vetëm për Tetovën. “Nuk është për Tetovën, është për të gjithë vendin. Propozimi është për kudo, jo vetëm…

