Ejup Berisha
Ne qytetarët e rëndomtë të Ballkanit Perendimor jetojmë në shtete përralla apo më realisht thënë edhe në shtete fantazma. Ne ketu politikanët i kemi premtues të mëdhej të njëjtët pra bëjnë aq shumë premtime por këta nuk i realizojnë asnjëher të njëjtat premtime që i japin shumë shpesh, bile edhe më keq këta politikan janë edhe fantazues të mëdhej kjo dëshmon se këta dhe ne bashk me ta që u besojmë aq shumë të njëjtëve nuk jemi askund me realitetin objektiv. Realiteti ynë me këta politikan pra gjendet diku shumë larg bile dhe tepër lartë atje dikund në qiell e jo këtu në tokë. Qe sa kohë premtohet integrim i sigurtë dhe i shpejtë i shteteve tona në Bashkimin Europjan dhe kjo asesi të ndodhë. O në këtë Samit o në atë samit të BE-së do të marrim datë dhe kjo datë për fillimin e bisedimeve të gjata dhe shumë të mundimshme për integrimin e shtetve tona në BE nuk është askund. Lidhur me mundësitë e antarsimit tonë në Bashkimin Europjan shumë më e përshtatshme dhe tepër e qëlluar është ajo kënga popullore shqiptare që titullohet O her në këtë të enjte o her në atë të enjte o politikan të Ballkanit dhe të BE-së pse po na gënjeni. Në rregull kjo është gënjeshtër dhe mashtrim shumë më i madh i politikanëve të shteteve tona sesa i kolegëve të tyre europjan. Këta të fundit më shumë po na mashtrojnë me fjalë të tipit dyert e BE-së për shtetet e Ballkanit Perendimor janë të hapura për antarsim por sipas tyre ajo që duhet të bëhet është se duhet të bëhen këto dhe ato punë apo dhe duhet të zgjidhen këto apo edhe ato konteste dypalëshe dhe shtetet e BP do të jenë së shpejti pjesë e BE-së. Duhet thënë se kontestet mes shtetve të këtij rajoni janë aq të shpeshta dhe të shumta prandaj nëse BE pret që shtetet tona që këto këto konteste ti zgjidhin shpejtë dhe të pranohen në BE atëher këto gjëra nuk do të ndodhin aq lehtë dhe aq shpejtë. Në rajonin tone secili shtet i ka më shumë se një kontest me shtetin fqij apo me shtetet e tjera saqë në aspekt kohor nuk dihet se kur do të zgjidheshin të gjitha këto konteste dy palëshe apo dhe shumpalëshe. Unë jamë shumë realist dhe do tu drejtohem shteteve antare të BE-së e do tu theme se 1.Në shtetet tona apo politikanët e këtyre shteteve nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë asgjë për eliminimin e korrupcionit dhe krimit të organizuar,2. Këta nuk bëjnë asgjë për zvoglimin e vjedhjeve dhe keqpërdorimeve të pronës dhe parave publike, 3.Këtu asgjë nuk bëhet për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut apo dhe këtu asgjë nuk bëhet për eliminimin e këtyre shkeljeve, 4. Këtu te ne ka defiçit shume të madh të demokracisë, 5. Ekonomia është shumë e dobët dhe standardi jetësor i qytetarëve është akoma edhe më i ulët dhe më i dobët. Prandaj ju lutem si shtete të tilla siç jemi me shumë të meta, probleme dhe anomali apo si shtete që nuk kemi bërë dhe nuk bëjmë aq shumë rreth plotsimit të kritereve të nevojshme për marrje të datës për fillimin e bisedimeve për antarsim në gjirin e BE-së ju lutemi pra që të na pranoni kështu siç jemi atje në gjirin e BE-së. Ndoshta si shtete antare brenda atje do të mund ti detyroni politikanët e shteteve tona që ti plotësojnë kushtet e nevojshme për antarsim në gjirin e BE-së, apo dhe që ti zgjidhin kontestet ndërfqinjësore më realisht dhe më shpejtë. Gjithashtu do të themë se nëse presim dhe ju pritni që politikanët e shteteve të Ballkanit Perendimor që të zbatojnë reforma dhe të zgjidhin konteste ata këto gjëra nuk do ti bëjnë aq shpejtë dhe aq leht. Prandaj na shpëtoni ne qytetarëve të rëndomtë të BP jo vetëm nga përtacia dhe mosgatishmëria e politikanëve vendor por edhe nga mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre se janë duke punuar për antarsimin tonë në BE. Të nderuar politikan të BE-së nëse e keni problem që shtetet e Ballkanit ti inkuadroni në BE për shkak të problemeve të brendshme që i keni ju atje në kuadër të organizatës tuaj apo për shkak të tendencave për reforimin e brendshëm atje atëher ua bëjmë me dije se problemet tona janë më të mëdha, më serioze, më të vështira bile edhe më katastrofike se problemet tuaja atje. A mundet ju lutemi juve politikan të BE-së qe të na kurseni të paktën nga mashtrimi I dyfishtë. Ne mjaft kemi mashtrime nga politikanët e vendit dhe tani na mungojnë edhe mashtrimet tuaja. Në çka konsiston mashtrimi i dyfisht pra ju në BE na mashtroni dhe vazhdoni akoma që të na mashtroni me tregimin e dyerve të hapura kur flitet për antarsimin tonë në BE dhe politikanët tanë këtu na mashtrojnë se kanë bërë dhe po bëjnë çmos që ne sa më shpejtë të pranohemi në BE. Kështuqë sa më shumë na mashtroni ju të dyja palët se ne jemi shumë afër BE-së ne aq më larg jemi për tu antarsuar në të. Prandaj ndalni mashtrimet dhe na antarsoni me të vërtetë dhe më shpejtë në gjirin e BE-së neve qytetarëve të shtetve përralla dhe fantazma të Ballkanit Perendimor.