Author: Hamdi Kumanova

Koha është për drekë Gatuajmë thjesht shpejt dhe lehtë! Gatimi është më shumë se obligim shtëpiak. Ajo është proces i bashkimit të përbërësve dhe krijimit të shijeve në të cilat kënaqemi derisa e kalojmë kohën me familjen ose shokët. Era dhe shija e ushqimeve të përgatitura në furra tradicionale të drurit gjithmonë ka qenë diçka shumë e veçantë, ndërsa këtyre ditëve shumë ekskluzive. Enterieri inovativ i furrave të integruara të Gorenje mundëson rrjedhën e lirë të ajrit që siguron shpërndarjen e drejtë të nxehtësisë në furra. Duke tentuar që të arrihen rezultate në pjekje që janë afër të përkryerës, furrat…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Lartë i BE -së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha sot se Bullgaria duhet të jetë më fleksibile në drejtim të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Bullgaria është kundër Maqedonisë së Veriut, e cila tashmë anëtare e NATO -s, që të bashkohet me BE -në për një mosmarrëveshje gjuhësore. “Unë mendoj se Bullgaria duhet të tregojë më shumë fleksibilitet për këtë çështje, e cila po bllokon fillimin e negociatave,” tha Borrell në një ngjarje në Madrid.

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktivitetit të tij humanitar, Fondacioni ALSAR i dhuroi spitalit të Peshkopi dy aparatura dialize, si ndihmë në përmirësimin e kushteve spitalore për t’u shërbyer sa më mirë të sëmurëve. Dhurimi i aparaturave të përdorura të dializës u krye në bashkërendim me Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin verilindor. Projektin e mbështeti IHH me qendër në Holandë, partnere energjike e ALSAR-it në një varg veprimtarish humanitare. Ceremonia e dorëzimit të aparaturave të dializës u zhvillua sot, më 7 tetor, në spitalin e Peshkopisë. Institucionet publike të kujdesit shëndetësor kanë përfituar dhe në të shkuarën nga aktiviteti humanitar i…

Lexo më Shumë

Duke ndërthurur aktivitetin arsimor dhe humanitar, Fondacioni ALSAR vijon programin për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të shkollave publike. Në dy shkolla të Përrenjasit u dhuruan të mërkurën, më 6 tetor, çanta dhe mjete kancelarike për nxënësit, dhe botime të ALSAR-it për trupin pedagogjik. Ndihmat  u dhanë në Shkollën 9-vjeçare “Rrajcë-Fushë” dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Sali Halili”. Përfitues të ndihmave të ALSAR-it ishin 811 nxënësit e dy shkollave. Veç tyre, çdo pjesëtar i trupit pedagogjik të këtyre dy shkollave mori një pako me pesë tituj të botimeve të Fondacionit ALSAR. Projekti u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Bogovina tha se ata si koalicion smund të dalin para qytetarëve dhe t’i pyesin: A ju kemi gënjyer ndonjëherë? “A i kemi mbajt premtimet të cilat i kemi dhënë?. Këto duhet të jenë vlerat bazë e demokracive, dhe këto duhet të jenë vlerat bazë të garës në të cilën neve dalim dhe garojmë. Para një viti erdhëm dhe ju ofruam program dhe platformë. Sot pas një viti edhe pse në opozitë, ne vijmë me premtime të realizuara. Po, po,  ky koalicion bashkë me deputetët që i ka, arriti që ta sjellë ligjin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nga Bogovina tha se më 17 tetor do të shënohet fitorja e madhe dhe do të vazhdohet rruga e suksesit të cilën e ka trasuar me punën e tj, Albon Xhemaili. Gashi tha se nga Bogovina po dërgon mesazhe deri tek oponentët që të mos merren me fjalorë denigrues. “Për 20 vite në vend se të mirren me punë të mira, në vend se t;i shërbejnë qytetarët t’ua kthejnë borxhin për votat që ia kanë dhënë, ata me asgjë nuk merren përpos të na shajnë neve. Është e kuptueshme deri diku në gjithë kontekstet politike,…

Lexo më Shumë

Përfaqësimi i shqiptarëve nëpër gjykatat e vendit akoma mbetet i vogël, shkruan ZYRTARE.net. Sipas të dhënave statistikore në gjykata shqiptarët për momentin janë të përfaqësuar me 17 % , dhe kjo përqindje është duke u zvogluar. Ne gjeneratën e 7 të Akademisë për gjykatës dhe prokuror gjatë pranimit të kandidatëve është respektuar kuota e paraparë 25% , ku nga gjithsej 60 kandidat 15 kanë qenë shqiptar. Mirëpo gjatë përcaktimit të kandidatëve 50% për gjykates dhe 50 % prokuror nuk është marrë parasysh principi kushtetues për përfaqesim të barabartë të shqiptarëve nëpër institucione, respektivisht nga gjithsej 15 kandidat vetëm 2 janë…

Lexo më Shumë

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” iu ka dhuruar shkallë speciale për intervencë, siç është shuarja e zjarreve, si dhe fatkeqësi të tjera natyrore. Këto shkallë janë me gjatësi prej 24 metrash dhe kanë motor special. Përveç shkallëve, zjarrfikësve iu dhuruan edhe 40 veshje speciale dhe pajisje tjetër për zjarrfikës. “Lirisht mund të themi se SHZV ‘Bajram Miftari’ që funksionon në kuadër të Komunë së Çairit është më se e pajisur me të gjitha mjetet që janë të nevojshme për shuarjen e zjarreve apo në rast të fatkeqësive natyrore”, tha Ganiu. Shkallët janë…

Lexo më Shumë

Në muajin e parë të vitit të ri shkollor, mësimi u mbajtë me sukses me praninë fizike të nxënësve, si në shkollat ​​fillore ashtu edhe në ato të mesme. Në mënyrë që nxënësit të qëndrojnë në shkollë për aq kohë sa të jetë e mundur, si një skenar i preferuar, ne bëjmë thirrje për respektim të vazhdueshëm të masave të thjeshta mbrojtëse – mbajtja e maskave mbrojtëse, dezinfektimi i shpeshtë i duarve, matja e temperaturës së trupit kur hyjnë në shkolla dhe ajrosja e shpeshtë dhe mirëmbajtja e higjienës në ambientet e shkollës. Shkollat ​​janë një mjedis i sigurt si…

Lexo më Shumë

Pajtim Thaçi: Znj. Teuta, kur do të përfundojë ndërtimi i Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës? Të dashur qytetarë, Sot, jemi këtu ku do duhej të ishte bibloteka dhe Teatri i ri i Tetovës. Sot pas 8 viteve që kur ka filluar ky projekt, akoma nuk është i përfunduar. Faza e parë ka kushtuar diku rreth 15 milion euro, ndërsa faza e dytë pritet të kushtojë diku rreth 30 milion euro. Gjithsej mbi 45 milion euro. Ne kërkojmë spjegim nga nënkryetarja e BDI-së znj. Teuta Arifi ta dijmë se kur e kanë në plan ta përfundojnë këtë biblotekë dhe teatër sepse…

Lexo më Shumë

Nuk është serioze të kandidosh për kryetar të një komune për të cilën nuk e di se çfarë buxheti ka, u tha Goran Gerasimovski kundërshtarëve të tij kundër kandidatëve për kryetarë të komunës Qendër në emisionin e sotëm Studio 10 në Tv24. “Këtu dëgjoj shembuj të Sllovenisë, dhe nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje konkrete për tre problemet kryesore në Qendër, përkatësisht parkimin, higjienën dhe urbanizmin. Ju të gjithë thoni që ne planifikojmë, do të bëjmë por në gjithë diskutimin nuk kam dëgjuar ku, si, sa dhe deri kur. Dhe vërtet nuk është serioze të duash të udhëheqësh një komunë dhe…

Lexo më Shumë

Dyzet e tre vjeçari nga Kërçova me automjetin e tij ka goditur mbrëmë arushën në autostradën Tetovë – Shkup. “Mbrëmë rreth orës 2:20, në autostradën Tetovë – Shkp, në afërsi të Karpallakut, automjeti ‘Skoda’, me tabela të Shkupit e drejtuar nga 43 vjeçari F.O nga Kërçova ka goditur dhe vrarë arushë. Nuk ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Ai shtoi se nuk ka persona të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm. Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës.

Lexo më Shumë