Vendi ynë sot nuk shpenzon miliona euro për importe të shtrenjta të energjisë elektrike. Ne i investojmë ato para në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve dhe kështu sigurohet ekzistenca e njerëzve – në vepër. Ne prodhojmë energji elektrike nga dielli, era dhe së shpejti nga riciklimi i mveturinave, dhe instalojmë sisteme kanalizimesh dhe impiante trajtimi për të mbrojtur ujin dhe tokën. Këto janë pikërisht standardet evropiane që me #Mëtëmirën i mbartim në çdo komunë. Katër vitet e fundit kemi parë një ulje të ndjeshme të ndotjes së ajrit. Kjo është rezultat i politikave të suksesshme të Qeverisë të udhëhequr nga…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i Lidhjes Socialdemokrate, Fatmir Bytyqi sot së bashku me kryetarin e RSDM, Marko Mihajlovski, mori pjesë në një tribunë rinore në Kumanovë. Të rinjtë janë forca lëvizëse e Lidhjes Socialdemokrate. Nuk mund të flitet për një ekonomi zhvillimore e të rinjtë të mos përfshihen, kështu që ne duhet të jemi pranë tyre çdo ditë, për të krijuar të ardhmen e tyre së bashku me ta. Më 17 tetor, Kumanova ka një detyrë të lehtë, të zgjedhë më të mirën për Kumanovën, sepse Oliver Ilievski është pikërisht ai. Dhe janë të rinjtë ata që do të përcjellin mesazhin, sepse ata…
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së njohu dhe pranoi përpjekjet e Qeverisë dhe pushtetit lokal në Ohër, të udhëhequr nga Kryetari aktual dhe i ardhshëm Konstantin Georgieski, dhe me konsensus vendosi të mos përfshijë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit në listën e të rrezikuarve. Për ta ngritur Ohrin aty ku i përket – ndër qytetet kryesore evropiane me interes botëror, me turizëm të avancuar duhet të ruajmë vazhdimësinë e përparimit të Ohrit, sepse Ohri është më i miri ynë dhe sepse Ohri e meriton atë #mëtëmirën. Konstantin Georgieski, së bashku me këshilltarët e udhëhequr nga bartësi i…
Ministri i Financave Fatmir Besimi filloi aktivitetet në kuadër të Takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, të cilat edhe kësaj here për shkak të pandemisë së Kovid-19 organizohen online. Ministri, së bashku me përfaqësuesit e FMN-së realizuan takim me përfaqësuesit e Departamentit të FMN-së për çështje fiskale – FAD. Në këtë takim u theksua përkrahja teknike që merr Ministria e Financave dhe përpjekjet që zbaton lidhur me reformat kryesore për menaxhimin e financave publike. – FAD është një nga partnerët tanë më aktivë dhe më të rëndësishëm si dhe ofrues të ekspertizës në reformat kryesore të menaxhimit të financave publike…
Gjatë kësaj jave është ulur numri i të vdekurve nga coronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, dje nga 4.962 testime janë regjistruar 344 raste të reja dhe humbën jetën 18 pacientë. Sipas të dhënave të fundit, në Maqedonia ka 6.967 raste aktive, prej të cilave 3.461 janë në Shkup, më pas Kumanova me 629 dhe në vend të trjetë Tetovë me 186 raste aktive. Numri i rasteve aktive u zvogëlua në mënyrë drastike pasi që Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë zbuluar 3.645 raste më të vjetra të personave të shëruar nga muaji gusht. Nga Ministria e…
Mbështetje e pakontestueshme nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev për kandidaturën e Hekuran Dukës për kryetar Komune, njëherit edhe përkrahës për realizimin e programit tonë në 4 vitet e ardhëshme. Sot në takim publik me Kryeministrin e Maqedonisë dhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, bashkë me strukturat lokale nga kjo parti në Dibër, kryetari i degës dhe aktivistë tjerë të LSDM-së, diskutuam mbi fushatën parazgjedhore që gradualisht po shkon drejt fundit, zgjedhjet e 17 tetorit dhe mbi qeverisjen e ardhëshme 4 vjeçare në pushtetin lokal. Kryeministri Zaev u shpreh fuqishëm përkrahës i kandidaturës për Kryetar Komune, si kryeministër i vendit…
BDI është detyruar ta ndroje sloganin pas reagimeve të shumta në Tetovë, përcjell in7 Ende janë kujtimet e freskëta nga djegia e 14 banorëve të Tetovës në spitalin modular, ndërsa BDI si për ironi në zgjedhjet lokale e zgjodhi slloganin “zgjidh jetë”. Ky sllogan ka irrituar tej mase banorët e Tetovës, ndërsa për këtë shkak nga BDI kanë reaguar duke e ndryshuar sloganin në “vepro drejt”. Sa për përkujtim asnjë funksionarë nuk e mori përgjegjësinë për tragjedinë në Tetovë, ndërsa nuk u pranuan as edhe dorëheqjet e ofuara të mininistrit dhe zv/ministrit të shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 4.926 testimet në 24 orët e fundit janë regjistruar 344 raste të reja me coronavirus. Prej rasteve të reja 143 janë në Shkup, 33 Veles, 27 Kumanovë, Shtip 19, Strumicë 15, Manastir 13, Prilep dhe Koçani 12, Ohër 9, Kavadar 7, Tetovë, Kratovë dhe Kriva Pallanka 6, Makedonska Kamenica 5, Radovish, Vinicë dhe Krushevë 4, Gostivar, Strugë dhe Gjevgjeli 3, Kërçovë, Probishtip dhe Bogdanci 2 dhe nga 1 në Negotinë, Sveti Nikole, Berovë dhe Demir Hisar. Gjatë 24 orëve të fundit po sahtu kanë humbur jetën nëntë persona, prej të cilëve 6 janë nga…
Të gjithë qytetarët të cilët do të dalin pozitivë ndaj Covid-19 pas 11 tetorit nuk do të mund të votojnë sepse sipas afatit ligjor, të infektuarit mund të paraqiten deri të hënën në orën 12. Prandaj, nëse mesatarisht në nivel ditor kemi rreth 400 qytetarë të infektuar me Covid-19, atëherë 2.500 votues potencialë nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Alleksandar Dashtevski, thotë se duhet të mendohet se në ç’mënyre do të votojnë ata që do të infektohen pas datës 11. “Zgjidhja ligjore parasheh që ata të paraqiten…
Kandidati i pavarur për Kërçovën, Fatmir Limani, mendon se edhe pa mbështetjen e ish partisë së tij, BDI-së dhe kreut të saj, Ali Ahmeti, mund ta fitojë garën për Kërçcovën në këto zgjedhje lokale, shkruan gazeta LAJM. “Secili njeri ka krijuar karakterin e tij, ka krijuar personalitetin e tij dhe unë mendoj se verdiktin sërish e jep populli. Unë mendoj që 20 vite në pushtet më tepër asocojmë në një lloj diktature, se sa në një demokraci të mirëfillt. Mendoj se tre mandate janë të tepërta, ndërkohë që kryetari aktual e kërkon mandatin e katërt. Për këtë do ta lëmë…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në suaza të aktiviteteve parazgjedhore mbrëmë në Gostivar mbajti tubim parazgjedhor me banorët e lagjeve Leska dhe Dutlok. Para anëtarëve partiak dhe simpatizantëve, ishin prezantuar disa pjesë të programit parazgjedhor “Gostivari i transformuar”. Në tubim ka folur edhe lideri i partisë politike “Aleanca për Shqiptarët Zijadin Sela i cili theksoi se fitorja në Gostivar është e qartë dhe se kjo do të ndodh në të gjitha komunat nga Struga deri në Likovë. Qries Kandidati për kryetar komune të komunës së Gostivarit nga koalicioni, Arben Taravari në fjalim para bashkëpartiakëve në sallën sportive te gjimnazi…
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje, Aleksandar Dashtevski sot tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të mbajë zgjedhjet lokale të 17 tetorit. “Organizimi i zgjedhjeve shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhjet lokale”, tha Dashtevski. Ai shtoi se numrat e të infektuarve vazhdimisht janë në rënie dhe shpreson se ky trend do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve. Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve lokale mbahet më 17 tetor, ndërsa dy javë më pas do të ketë rreth të dytë në komunat ku do të nevojitet./Telegrafi/

