Author: Hamdi Kumanova

Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, njëherit edhe kryetar i partisë Alternativa, mbrëmë është solidarizuar me popullin shqiptarë pas zjarreve që kapluan Shqipërinë. Ai ka shkruar në faqen e tij në Fejsbuk: Lutjet tona sonte  shkojnë për vellëzërit dhe motrat tona në Shqipëri! Shpresojmë që situata me zjarrët në Shqipëri sa më shpejt të menaxhohet dhe pa pasoja fatale.

Lexo më Shumë

Nga viti në vit në Maqedoninë e Veriut rritet numri i veturave të regjistruara, por edhe vjetërsia e tyre. Në vitin 2017 në vend kanë qenë të regjistruara gjithsej 474. 516 mjete transportuese prej të cilave 403.316 vetura, tregojnë të dhënat zyrtare statistikore. Njëherësh vjetërsia mesatare e automjeteve para tre vitesh ka qenë 18.7 vite. Pjesa dërmuese e tyre apo 80 për qind kanë qenë më të vjetra se dhjetë vite, ndërsa gjysma e tyre kana pasur ngasje me dizel. Tre vite më vonë apo në vitin 2020, numri i të gjithë mjeteve transportuesve të llojeve të ndryshme ka arritur…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim prej orës 17:00 do të mbajë seancën e rregullt të 98-tën me radhë. Për vendimet që do të merren në seancë, do të njoftohet nëpërmjet kumtesës pas përfundimit të saj.

Lexo më Shumë

Rreth orës 13:30 është shuar zjarri mbi fshatin Budinarci, i cili sërish u ndez sot rreth mesditës. Kryetari i Komunës së Berovës, Xvonko Peqevski konfirmoi se para se të lokalizohet, ka arritur afër pikes së parë për ujë. Siç sqaroi, epilogu i këtillë ka qenë i pritur, për shkak se ka pasur numër të madh të ekipeve në përballjen me stihinë e zjarrit. “Aksioni përfundoi me sukses rreth orës 13:30, të gjithë të cilët morën pjesë, dhanë kontributin e tyre. Këtu ishin zjarrfikësit austriakë të cilët më së shumti ishin evaluuar në tërë aksionin, krahas të tjerëve. Qëllimi ynë ishte…

Lexo më Shumë

Digjitalizimi i administratës shtetërore është prioriteti ynë kryesor gjatë këtij mandati. Si parakusht në çdo seancë qeveritare është pikërisht digjitalizimi thotë minisrti i MIOA-s , Shaqiri. Sipas tij, pas konsultimeve intensive me palët e interesuara nga vendi dhe jashtë vendit, u vendosën në Regjistrin e unifikuar nacional elektronik të RMV-së (ENER) Ligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, i cili, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë Veriore, do të krijojë Agjencinë digjitale – si shtytësin kryesor të proceseve drejt një shoqërie dhe administrate digjitale. Rrjetet dhe sistemet e informacionit, dhe mbi të gjitha Interneti, luajnë një…

Lexo më Shumë

Një paciente në moshë 31-vjeçare ndërroi jetë gjatë 24 orëve të fundit, pas hospitalizimit disaditor në kovid-qendrën në Tetovë për shkak të pranisë së konfirmuar të koronavirusit. Ajo ka pasur edhe sëmundje kronike, ndërsa tek ajo është zhvilluar edhe infektim I mushkërive, informoi sot koordinuesi në kovid-qendrën, dr. Gëzim Nuredini. “Gruaja 31-vjeçare ka pasur paraprakisht anemi të rëndë, ndërsa për shkak të koronavirusit kishte zhvilluar edhe pneumoni të rëndë, Çdo ditë ka pranime të reja të të sëmurëve, dje pati 47 pacientë të hospitalizuar, Prej tyre 40 janë në mbështetje oksigjeni”, informoi Nuredini. Edhe më tutje mbetet I lartë numri…

Lexo më Shumë

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut lidhur me masat e reja për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, që të kërkohet vertetim për së paku një dozë të vaksinës që pranuar, në mënyrë që qytetarit t’i lejohet lëvizje e lirë, është dëshmia më e mirë se Qeveria ka marrë një rrugë pa kthim në luftën me Covid-19, ndërsa çmimin për këtë masë  radikale do ta paguajnë qytetarët. AlternAtivA është e pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë dhe konsideron se një vendim i këtillë është tendencioz dhe diskriminues. Vendimet e këtilla e shkelin çdo normë të të drejtave…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.101 testime për coronavirus, ndërsa 143 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup – 79, Gostivar – 16, Kërçovë – 12, Dibër – 8, Kumanovë – 7, Tetovë dhe Strugë – nga 6, Radovish – 3, Strumica – 2, Kavadari, Kriva Pallankë, Berovë dhe Makedonski Brod – nga 1 secili qytet. MSH informon se kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Tetova, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 32 pacientë të shëruar. Me raste e sotme numri i përgjithshëm i të…

Lexo më Shumë

Ilir Luma nga Tetova, ish-anëtar i PPD-së, gjatë 20 viteve të kaluara në kushte shtëpie e ka ruajtur një nga shembujt e Marrëveshjes së Ohrit. Për dallim të këtij, një shembull të tillë nuk posedon asnjë nga partitë politike, presidenti i shtetit ose edhe Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot zëvendëskryeministri Artan Grubi, gjatë dorëzimit të këtij dokumenti në Arkivin Shtetëror, duke theksuar se është krenar që pas 20 viteve ka arritur të zbardhet ky mister sa i përket dokumentit të Marrëveshjes së Ohrit. “Vetëdija e lartë e Ilir Lumës nga Tetova, anëtar i PPD-së i…

Lexo më Shumë

Sot (09.08.2021) në ora 09:30 minuta në rrugën për fshatin Drugovë, nga ana e nëpunësve policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Kërçovë nga liria është privuar G.N. nga Shkupi. Në të vërtetë, gjatë kontrollit të automjetit “fiat punto” të cilin e ka drejtuar është gjetur marihuanë. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës për “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Lexo më Shumë

Të gjitha fshatrat pranë të cilave ekzistojnë zjarre pyjore janë të pajisura me të gjitha metodat e përdorura nga çdo shërbim zjarrfikës në botë, njoftoi sot në konferencën për shtyp, drejtori i QMK-së Stojançe Angellov. Ai theksoi se vendet u lëruan dhe u krijua zonë tampon përmes së cilës zjarri nuk mund të kalonte. Poashtu u vendosën automjete zjarrfikëse nëse zjarri kalon në anën tjetër të zonës tampon në mënyrë që ata të mund të veprojnë dhe fshati të mos rrezikohet. “Rreziku është zvogëluar dhe tani jemi përqendruar në pyjet. Zjarri mbi fshatin Budinar, u ndez përsëri nga askund. Dje…

Lexo më Shumë

Organizata ekologjike “Eco Guerilla” nëpërmjet një kumtese për media, i është kundërpërgjigjur kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila tha se qytetarët e papërgjegjshëm janë fajtorë për gjendjen me mbeturinat në qytet. “Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës në mënyrë të ulët dhe jodinjitoze për postin që mban, fajëson qytetarët se hedhin mbeturinat jashtë kontenjerëve edhe kur ato janë të stërmbushura e të pamjaftueshme. Urojmë që dikush mos ja ket vjedhur passwordin e faqes në Facebook” thuhet ne reagimin e Eco Guerilla-s. “Kryetaren duhet ta informojnë se mënyra e jetesës dhe konsumi i mallrave edhe në Tetovë është…

Lexo më Shumë