Mbrëmë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e tij të takimeve e ka vazhduar në Kumanovën legjendare, ku u mirëprit nga aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët.
Në fjalën e tij para banorëve të Kumanovës, Gashi kërkoi mbështetje për koalicionin, duke theksuar se 17 tetori është dita e ndryshimit të rrethanave politike në vend.
“Në katër vitet e ardhme koalicioni ynë në këshillin e Kumanovës do të duhet të bëjë një betejë të pakompromistë për ta përmirësuar migrimin dhe arsimin. Migrimin mund ta ndalim duke e përmirësuar gjendjen ekonomike në vend. Beteja më patriotike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është që ta ndalim migrimin. Pas 17 tetorit do të fillon ndryshimi i madh i skenës politike në vend. Nëse ne më 17 tetor e fitojmë shumicën e komunave, kjo qeveri nuk mund të qëndrojë në këmbë. Ndryshimi vjen duke e rrethuar pastër numrin 6.”, përfundoi Gashi.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Vesa lajmërohet nga Gjilani, me këtë veshje do ta ‘shkrijë’, Mirlindin
- “Përdorin institucionet për gjoba dhe shantazhe”/ Spiropali akuza të forta Ballukut: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”
- Inteligjenca amerikane vlerëson se Irani ka ende deri në 2.500 raketa, pavarësisht dëmeve nga lufta
- Digjen disa kosha të mbeturinave në Shkup, Gjorgjieski kërkon zbulimin e autorëve përmes kamerave të Safe Cityt
- Çfarë nuk shkon me vendimin e PS? Spiropali dhe Ndreca, përjashtim pa votim dhe pa bazë të qartë statutore?
- Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë
- Tragjedia e 43-vjeçares nga Klina: Vdekja e papritur pas një trajtimi mjekësor
- “1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…



